Elvis Çefa for President

Postuar në 15 Prill, 2012 03:22
Skënder Minxhozi

Ka qenë një ndër ato përballje me nota epike, por padyshim edhe me një nivel mizerabël fjalori dhe etike, siç jemi mësuar ta shohim jo rrallë në Kuvendin e Shqipërisë të drejtuar nga Jozefina Topalli (nënkupto Sali Berisha). E megjithatë steka ka qenë e ulët, për këtë lloj sherri e tensioni: zgjidhej një anëtar i KLD, mes dy kandidaturash. Njëra e panjohur, por me bekimin e maxhorancës në xhep, tjetra e njohur, por po aq kontradiktore dhe e pazakontë.

Gjithsesi, pati konflikt në seancën e votimit. Ashtu siç pritej dhe siç ishte njoftuar nga mediat, palët i dhanë peshën më të madhe të imagjinueshme, një posti i cili në fakt nuk e ka këtë rezonancë, qoftë edhe brenda sistemit të drejtësisë. Komentet më të shumta, pas votimit, thanë se fitorja e Çefës që një test i maxhorancës, në optikën e zgjedhjeve presidenciale të verës së ardhshme. Një përcaktim, i cili edhe në qoftë i vërtetë, ngjan i fryrë dhe i nxituar. Një anëtar KLD-je dhe kreu i shtetit ndjekin logjika krejt të ndryshme në procedurën e tyre të lobimit, përzgjedhjes, negociimit dhe votimit. Ka një dinamikë krejt tjetër vota për pasardhësin e Topit, edhe në qoftë ai/ajo nga Shkodra, si zoti Çefa.

Që të projektosh pra votimin për Elvis Çefën, si një lloj paradhome të zgjedhjes së kreut të shtetit, duhet të kesh shumë fantazi. Madje ta kesh edhe të sëmurë. Por ja që Berisha vendosi se nuk duhet ta humbte kurrsesi këtë votim, se duhet ta kthente me patjetër atë në një test për maxhorancën, e jo në një garë normale për një institucion të drejtësisë, teksa shihte sesi përpiqeshin t’i përvidheshin shikimit të tij ministra dhe deputetë të shumicës. Në këtë logjikë prej lufte të ftohtë e të ngrohtë bashkë, ra edhe Edi Rama, i cili i besoi për një çast fabulës mikluese të një kandidati laraman fitues, siç ja paraqitën Adrian Vishën. Kështu mori jetë absurdi i votimit për anëtarin e KLD, duke mbajtur një sy tek votimi për presidentin. Megjithatë, edhe kjo votë e devijuar dhe e trukuar, siç u pa qartë në sallën e Kuvendit, i dha disa mesazhe politike. Së pari, duket se kemi kaluar nga qeverisja me aleancën klasike PD-LSI, në një shumicë fluide, e cila merr formën e momentit. Vetë LSI doli pardje jashtë loje, kur Berisha mundi t’i bëjë 71 votat, duke tërhequr edhe deputetë të opozitës me vete. Të kujton kjo situatë pjesën fundore të qeverisjes së majtë, kur Meta sabotonte Nanon në parlament, teksa përpiqej të kalonte ligjet. Tashmë maxhoranca ka hyrë në fazën kur aktet e votuara në parlament, po fillojnë të kenë kosto gjithnjë e më të larta. Edhe mandati djeshëm i Çefës pati një faturë të kripur, pikërisht për faktin se e detyroi shumicën të shkelë vijën e bardhë të rregullave dhe sepse e detyroi kryeministrin të shpikë një shumicë shkel e shko, për të evituar humbjen.

Së dyti, e kjo është edhe më dëshpëruese sesa imoraliteti i një pjese të deputetëve, u provua edhe një herë se procedurat, rregulloret dhe vëmendja e madhe e publikut, nuk mundën të shmangin trukimin e hapur të procesit të votimit në Kuvendin e Shqipërisë. Devijimi procedurës, nga votimi me kuti, në votim elektronik, është vetëm kundravajtja e fundit, për një parlament ku kanë “votuar” në të shkuarën edhe deputetë që kanë qenë me pushime, apo të sëmurë në shtratin e tyre në spital. Shkelja e shenjtërisë së votës brenda Kuvendit të Shqipërisë, thënë ndryshe, manipulimi i 140 votave, të bën tejet pesimist për menaxhimin, si sot një vit, të qindra mijë votave në të gjithë Shqipërinë.

Berisha fitoi një mandat, por humbi një tjetër tullë në murin që e mban ende në pushtet. Elvis Çefa nuk u zgjodh president. Gjithsesi votat i mori, me hir a me pahir.

Java

Comments

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

Zoti Minxhosi, me sa duket, nga sikleti per te thene diçka ne favor te opozites, dmth te zotit Rama, i lejon vetes te bëjë edhe shkrime te dobeta qe, s'te thone asgje. I gjithe artikulli kishte vetem nje gje per te nenvizuar: votimi per antarin e KLD ishte nje test per zgjedhjen e Presidentit. Me vjen vertet keq, se kam lexuar shkrime te mira nga z. Minxhozi-thjesht dhe me densitet arsyetimi.

Submitted by dashi nga prizreni (not verified) on

Luan, lexoje mire se mesa shoh, thote pikerisht te kunderten. pra, qe votimi nuk ish test per presidentin. duke dasht me thene qe shkrimi s'eshte i mir, ja ke fut pak si kot per vete!

Submitted by Albi (not verified) on

Zoti Minxhozi,

a mund ju lutem ti pergjegjeni nje pyetje qe e bej prej disa ditesh ketu? A beri te njejten gje dhe Rama ne 2009 kur luhej karrigia e tij dhe vendosi votim te hapur ne kongres dhe asamble, po apo jo?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.