Rama: Ja pse e zgjodhëm Vishën si kandidat

Postuar në 15 Prill, 2012 05:18

Zgjedhja e Ardian Vishës si kandidat për KLD-në është shoqëruar me kritika nga brenda opozitës, dhe Rama rreket t’u japë përgjigje këtyre kritikave në shkrimin që është publikuar sot në shumë të përditshme. “Dua të shpjegohem në respekt të gjithë atyre qytetarëve opozitarë që na keqgjykuan,  e jo të justifikohem”, thotë ai në thelb. E nis me dy ‘profesionet’ e rekuperuara pas diktaturës, me priftin e me avokatin, dhe e tjerr gjatë këtë punë për të thënë se nuk mund të demonizohet tjetri thjesht për faktin që është avokat. Dhe në fund shpjegohet. Mbështetëm Ardian Vishën, së pari ngaqë “mbështetëm një kandidat të pakorruptuar, i cili i ka shërbyer shtetit e ligjit në sistemin e drejtësisë dhe as nuk rezulton të jetë përzier në punët e ndyra  të atij sistemi, as nuk është akuzuar ndonjëherë si prokuror, po edhe si avokat, për rryshfetllëqe e sekserllëqe”, së dyti “mbështetëm një kandidat me profil të spikatur profesional që as nuk ka rënë ndonjëherë në sy për mungesë profesionalizmi dhe as nuk është akuzuar, qoftë edhe nga kundërshtarët e kandidaturës së tij në tryezën e Komisionit të Ligjeve, si i paaftë për të kryer detyrën”, së treti “mbështetëm një kandidat jopartiak për të synuar edhe vota përtej pakicës sonë parlamentare”.

Më pas, Rama hidhet në çështje të tjera.

Re. Pu.

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

ResPublika! Ju ja jepni si lajm lexuesit dhe madje e ftoni edhe për të bërë koment, ndonëse e dini se ai kurrë s'do dijë ç'mendojnë për të, tej atyre që e rrethojnë. Gjithësesi, unë do shfryhem ngase s'kam ç'bëj tjetër. Njeriu që është sot në krye të PS-së, krahas vlerave, shfaq në veprimtarinë e tij nxitime në vendim-marrje, të cilat lënë gjurmë, lënë shije të hidhur dhe krijojnë paragjykime rreth motiveve dhe aftësisë. Qershia mbi tortë është ndryshimi i kushtetutës për Presidentin, në prag të zgjedhjeve, duke e bërë 50+1. Kjo ndodhi sepse Edi Rama shikonte me bindje në kryeministri, pas zgjedhjeve, veten e tij. Edhe përzgjedhja e Vishës si kandidaturë pë KLD, për të cilin nuk kam asnjë paragjykim se është jurist me përvojë, e për më tepër asgjë personale, është një gafë e madhe. Të qenit avokat i mediut, automatikisht atë e nxirrte nga loja e kandidimit.

Çfarë i mbrojti Visha Mediut, përpos se Krimin? Ky ishte qëndrimi zyrtar i PS-së. Kur gjërat dukeshin sheshit, se si ai përdori ministrin për inisiativën ligjvëse, se si i bëri me shpejtësi veprimet, se si përdorte argumentin se demontimi iu  është besuar amerikanve, se si me ndëmarrjen gjysëmprivate të Pinarit kopsiti kuadrin ligjor, se si vuri në rresht gjithë Shtabin e Përgjithshëm, së bashku me automjetet dhe repartet, për t'i shërbyer një greku, një familjeje në pushtet dhe vetes. Asnjëherë nuk do mund ta harroj foton e vilës së Mediut në bregdet, ngjitur me atë Delijorgjit.  Se harroj unë, por e harron Ed Rama. Si nuk druhet fare, kur dalin dhe orvaten të pastrojnë m...n me sh...ë. E patë se si Paloka i vuri para në Komision, me pyetjen shkatërruese "...i qëndroni variantit zyrtar, se Gërdeci është krim shtetëror, apo...".

Ah, mor Ed, çfarë gafe ke bërë! Do ta shohësh vetë se sa do të kushtojë.

Submitted by Erind (not verified) on

e gjithe baza socialiste se shpejti do te ngrihet dhe do te perjashtoje ty Ed Rama se bashku me MJAFT-istat e Erion Velise.

Sepse e verteta e "100-ndra" teserave qe leshuat ne nji muaj, eshte se pothuajse te gjithe ishin te regjistruar si pjesetar te MJAFT-it/G99. Nderkohe lajmi eshte qe ti i kerkove doreheqjen kryetareve te Korces dhe Shkodres, pa asnje menyre demokratike dhe pa pyetur bazen, ashtu sic nuk e pyete Kryesine per Vishen dhe nuk morre mendimin e Kryesise kur i vure kandidaturen.

Prit se Ilir Meta, ka me ta gjet formulen...mos u bej merak.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.