"Saliu vret", indulgjenca e vetme e socialistëve
Kanë dalë sot në skenë me pamje triumfatori gjykatësit mediatikë e popullorë të Sali Berishës. Gjykata e Strasburgut ka marrë një vendim për padinë e familjarëve të Aleks Nikës, i vrarë më 21 janar 2011. Dhe loja nisi.
I vrau shteti. I vrau Berisha. Tani çdo gjë rifillon nga e para! Avokati Idajet Beqiri, eci më tej: sipas tij ligji për protestat dhe Gardën është shumë i mirë dhe se ai është shkelur.
Por a është kështu?
Gjykata shprehet se me veprimet e kryera ka patur shkelje të nenit 2 të Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe përdorim disproporcion të forcës. Por e njëjta gjykatë çmon se ka gjetur mangësi në legjislacionin në fuqi për sa i përket detyrimeve që rrjedhin nga Konventa. Pra, policia e mandej Garda e Republikës, kanë vepruar me një ligj problematik
Si deklarohet atëherë që fajin në kuptimin juridik e ka Berisha?
Më paradoksalja dhe cinikja: Gjykata çmon se nuk është bërë një hetim i plotë për ngjarjen dhe me këtë rast triumfatorët deklarojnë se kjo ndryshon çdo gjë. Pra tani do rinisë hetimi!
Po kush i ndaloi të gjithë këta që të hetonin deri më sot? Ah, po. Drejtësia e korruptuar sigurisht! Mirëpo vetë avokati Beqiraj sot thoshte se provat e reja të 21 janarit, që sjellin urdhëra të regjistruar audio, nuk u konsideruan nga SPAK dhe i kaluan prokurorisë së Tiranës që shpalli moskompetencë. Si do të kryhet atëherë hetimi thelbësor?!
Kjo nuk ka asnjë siguri. Ne po shohim sesi një vendim i Strasburgut po përdoret për qitje politike: pas non grata-s, Berisha mbahet nën presion me këtë çështje. Nuk është hetuar tani, sepse në të vërtetë shumica e z. Rama nuk ka dashur të hetojë. Sepse një hetim i plotë do të kërkonte bisedat e zyrtarëve socialistë në atë ditë, organizimin e kryer nga PS-ja me atë protestë dhe mandej mundet të kemi provat e mjaftueshme për të folur për përpjekje për destabilizim apo përmbysje të rendit kushtetues. Një akuzë kjo jo e vogël.
Ndaj ky hetimi tërësor është lënë mënjanë ai pjesë e pazareve që bën politika shqiptare, ndërkohë që loja politike e tanishme e qyqarëve të medias ka një synim primitiv: hakmarrjen ndaj Malokut dhe ngulitjen e idesë se “Saliu të vret”. Xhanëm vrasja është indulgjenca e fundit që pushteti i z. Rama mund të ketë tashmë. Sa për vjedhjet, qeveria e z. Berisha duket një çerdhe kolopuçësh. Por kush po pyet për vjedhjen? Askush, as gazetarët që kanë disa bordero që vetëm hallin e drejtësisë nuk kanë.
s.zaimi
Comments
"...mundet të kemi provat e
"...mundet të kemi provat e mjaftueshme për të folur për përpjekje për destabilizim apo përmbysje të rendit kushtetues".
Me nqs apo tqs nuk behet shkrimi.
Fakt: u vrane kater te pafajshem ne bulevard si pulastrena. Eshte vrasje me ndergjegje. Vrasje shteterore.Askujt nuk ju kercenua jeta nga garda. Protestuesit nuk ishin te armatosur. Kunderpergjigja ishte krejtesisht shperpjestimore dhe me pasoja tragjike.
Nuk e di se si ne shpirtin tuaj urrejtja per Ramen te barazpeshoje fatin tragjik te kater njerezve paqesore. Zoti ju falte.
Po pra. Dhe per te hetuar u
Po pra. Dhe per te hetuar u desh nje vendim i Strasburgut me 2023.
Mos na hapni barkun, se vetem Ju nuk beni dot moral!
Nuk e urren kush Edi Ramen meqe e keni merakun e jetes. Thjesht eshte i peshtire, me i peshtiri. Por pune shijesh eshte.
Nuk jane vetem keta kater
Nuk jane vetem keta kater viktima.
Sot Satrapi plak duhet te denohet njesoj si sozia e tij R Karadzic per krime ndaj njerezimit. Dy genocide ka pare Ballkani ne dekaden e fundit te shek XX, ate te Srbrenices dhe ate te Tropojes. Ky qytet i fundit ashtu si Srebrenica u zbraz i teri, qindra u vrane dhe mijera u shpengulen nga tmerri i vella vrasjeve qe pushti Saleh mbolli mbi banoret e ketij qyteti. Fise te tera jane akoma edhe sot e kesaj dite ne hasmeri, plaku maskara e shpirtezi nuk e kishte dhe as nuk e ka problem te mbreteroj mbi kufomat dhe rrenojat e krimeve te tij.
Nuk mbarojne krimet e Berishes, vrau e zhduku shume vete. Ai me familjen e tij te kujtojne Ferdinand dhe imelda Marco.
Add new comment