Vizitë sekrete në Afganistan! Nga kush rrezikohet Berisha?

Postuar në 14 Prill, 2012 09:17

Për të gjithë ata që e kanë ndjerë mungesën e Kryeministrit Berisha në media gjatë ditës së sotme, lajmërohet se ai ndodhet jashtë shtetit. Madje shumë larg Shqipërisë. Berisha qënkësh nisur sot për në Afganistan, për të vizituar trupat komando shqiptare që ndodhën në Kandahar. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë lajmërim paraprak nga Zyra e Shtypit të Kryeministrisë. Mediet lajmërojnë se vizita është mbajtur sekret për arsye sigurie, madje deri më tani përveç takimit me komandot nuk është dhënë asnjë detaj tjetër nga agjenda e tij dy ditore atje, edhe kjo për arsye sigurie!! Top Channel lajmëron se edhe pamje nga vizita e tij në atë shtet do të mund të shohim vetëm gjatë ditës së nesërme pasi Kryeministri të jetë kthyer nga andej.

Vizita të ngjashme sekrete në Afganistan kanë bërë edhe Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, Princi Çarls i Anglisë, Mbreti i Suedisë, ish-Kryeministri i Zelandës së Re, Xhon Key, sëfundmi, zv.Presidenti amerikan, Xhoe Bajden, etj.

S.E.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po ja qe i duhen edhe ca pike Saliut dhe kete budallenjte e besojne. Keshtu ai duket si trim, si Obama e te tjere.

Submitted by erind (not verified) on

cdo vizit e nje kreu shteti ne Afganistan eshte sekrete per arsye sigurie. Te mendosh apo te ngresh pyetjen se pse Krey i Shtetit Shqiptar duhet te ruhet kjo eshte idiotsi e bashkombesave tane Shqiptar qe nuk e kan per gje te perulin Kreret e Shtetit qe ne fund te fundit, jane zgjedur nga vota e lire e popullit.

Deri ne 2013, kur te vijne zgjedhjet e reja, duam sduam Sali Berisha eshte Kreu i Qeverise Shqiptare, dhe eshte prikopati alla-Edi Rama te mos njohesh figuren Qeverisese te shtetit tend.

Submitted by kevinjon (not verified) on

Nuk kam shume kohe qe po lexoj nga kjo Gazete dhe nuk ka dite te mos cudidem nga nje artikullcke qe zor se i perket seriozitetit gazetaresk. Nje artikullcke i tille absurde eshte kjo me siper ku behet nje pyetje sa feminore aq edhe bajate. Te mendosh se e ka shkruar nje person qe sapo ka ardhur nga nje ishull dhe ka qene i izoluar te pakten 12 vjet!

Berisha eshte kryeqeveritari i nje shteti antar i NATOs dhe Shqiperia ka trupa (pushtuese apo clirimtare) ne Afganistan. Vete statusi qe ka e ben ate shenjester, sepse mjafton ti pesoje atij gje dhe kjo do te propagandohet nga talebanet si fitore ndaj NATOs!!! Budallalleku shkon me tej kur pranohet se per ceshtje sigurie nuk jepet detaj por nga ana tjeter shprehet "habi" se perse te pakten nuk jepen detaje per takime te tjera per dy ditet e vizites(!) por a nuk eshte po arsyeja e njejte per ceshtje te sigurise o skandaloze post-hosteni?

Submitted by plaku (not verified) on

Cja fusni .ordhes more, pse ore  nese duan te godasin NATO-n me Berishen do merren talebanet?? Fundja kush i pengon ata te vijne dhe ta godasin ketu??

-Berisha eshte me shume i rrezikuar brenda Shqiperise se sa jashte saj dhe kete e dine te gjithe shume mire

-pastraj ca ka per sekret aty kur dihet qe Berisha do shkoje tek forcat komando??

-Nuk harxhon njeri kohe-njerez-mjete per te goditur Kryeministrin e Shqiperise se kane me ca merren me gjera tjera

-Atje ku rrijne ushtaret ska kembe talebani qe mund te hyje keshtu qe ska gje per te mbajtursekret.

-Berisha e ben kete vetem per pompozitet me i dhene rendesi vetes, po ka ca si ky siper qe e hane karamelen. Ky eshte megaloman tamam si Enveri

Vazhdoni shkojini pas fijes Beros dhe megalomanive te tij se po e shihni hajrin

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.