Si mund të votohet elektronikisht në Kuvend kur garojnë 2 kandidatë dhe si u votua dje

Postuar në 13 Prill, 2012 13:29

Në shumicën dërrmuese të rasteve, votimi elektronik në Kuvendin e Shqipërisë përdoret për të kaluar ose rrëzuar një projekt-ligj ose një kandidat të caktuar, duke shtypur butonin jeshil për “po”, të kuqin për “jo” dhe të bardhin për “abstenim”. Por ka raste, si ai i djeshmi, kur në garë janë dy kandidatë për të njëjtin post.

Rregullorja e Kuvendit parashikon që në këto raste të kryhet votim i fshehtë me kuti ose elektronik. Votimi me kuti është i thjeshtë dhe i lashtë pothuaj sa demokracia (në fakt, në Athinën e lashtë, përdorej fillimisht një amforë, ku hidheshin zaje me ngjyrë të errët ose të çelët). Ndërsa votimi elektronik është një shpikje relativisht e re dhe më e sofistikuar.  Sidoqoftë, sistemi mund të programohet që butoni jeshil të jetë për kandidatin X, i kuqi për kandidatin Z dhe i bardhi për abstenim, ose thjesht mund të bëhet marrëveshje paraprake (pa patur nevojë për riprogramim të sistemit) që “po”-ja të përfaqësojë kandidatin X dhe “jo”-ja kandidatin Z, nderkohe qe kodohet programi per te ruajtur fshehtesine e votes.

Në votimin elektronik të djeshëm, nga nxitimi, Jozefina Topalli, nuk bërëi as deklarimin formal se cili buton përfaqësonte kandidaturën e Cefës dhe cili të Vishës, lëre pastaj që të diskutonte se cila ngjyrë butoni duhej t’i caktohej njërit dhe cila tjetrit, apo te kujdesej per fshehtesine e votes. Ajo thjesht i ra shkurt; hodhi për votim vetëm kandidaturën e Cefës, shokut të djalit të Berishës.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

nje detaj i vogel qe i shpetoi pa dashje Xhozit...........

Si bejne dhe keta te respublices?!!!

Submitted by Aulin (not verified) on

Kjo qe thote Zaloshnja eshte e komplikuar. Votohet personi i pare ne renditje, nqs merr shumicen, votimi quhet i mbyllur.

Submitted by Johnny (not verified) on

Zoti Zaloshnja, po pa filluar akoma zgjedhjet e reja . . . ato me gjera elektronike ne mes . . . e keni parasysh vete ju . . . po filloni te gjeni justifikime jo e tha jo se tha Zhozi se si do behej marveshja per te votuar. Shpresoj qe kjo te jete nje prove per ju, kur persona jo kopetent te fushes marrin nje iniciativ per te perkrahur nje ide edhe pse me qellime te mira (te pakten besoj une qe ju niseni me qellime te mira) rezultati eshte i pashmangshem.

Shpresoj qe kjo tju bej te reflektoi sado pak, jo vetem ju . . . por edhe ata qe thuhet qe do bejne shqiperine dixhitale

Submitted by Anonim (not verified) on

O gdhe Zaloshnja nuk ka fol naj here per votim elektronik por per numrim elektronik, ku fleta e votimit numrohet dhe skanohet e materiali i skanimit ruhet ne hard disk, numrimi elektronik eshte shume gje e mire se e nxjerr rezultatin max per 24 ore e nuk duhet te presim 2-3 jave per me marr nje rezultat.

Sa per temen ca te thuash per nje debile si kjo topalli, ketu nuk ka shtet por organizat kriminale qe mban pushtetin me dhune.

Submitted by Johnny (not verified) on

Foli inxhinieri i radhes ketu . . . kopetenti te na fali i thone kesaj

Ske faj se kur skupton as veta . . . Z. Eduard po thote qe nje buton ka disa menyra perdorimi nese dihet se si te riprogamahet . . . sepse na egzistoka riprogramimi ne te tilla raste, por kur vjen puna te numerimi elektronik fjala riprogramim eshte tabu.

Po ne banke atere kur te japin leket pse arketarja i kalon dy here leket . . . edhe ajo numerim elktronik i ben atyre

Po kur inkopetent te fushes si puna juaj dine vetem te tentojne te ofendojne tjetrin une nuk eshte se kam shume shprese se do vini ne pune llogjiken ndonjehere.

Po ju them edhe nje here idealja nuk realizohet ne shqiperi, i keni dhene tjetrit mundesine e fitores ne tavoline dhe sdoni ta shikoni . . . atere vini syze bythkavanozi qe ta shini se cbeni.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jo mor zotri. Ka gisht Edvin Rama mor zotri. Ne moshen e internetit, cdo bujk, cdo kale, cdo lope, cdo arror, cdo geshtenjor, eshte me IP v6. Ne kemi dyfishuar aksesin. Madje trefishuar. Vetem Zvicra ka edhe foshnjet ne bark me IP. Shqiperia dixhitale, kjo superfuqi e vogel. A mirakell of fridom.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jam dakord qe keto ceshtje duhen me u diskutu por sa te jete Sala & co propozoj qe sipermarrja e rradhes te jete futja prape ne perdorim masiv e fjales "cecen". Eshte me fyese se "malok" dhe nuk ofendon verioret pasi si fjale perzgjedh me karakteristika te ndryshme (tipare fytyre dhe forme kafke, menyre te foluri, menyre te sjelluri) dhe le jashte komplet gjeografine. Tjeter gje pastaj qe gjithe cecenet do dalin edhe maloke :-)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.