Lëre rehat Kosovën! Komplekset shfryji gjetkë!

Postuar në 15 Tetor, 2023 13:35

Në një opinion në “Koha Ditore”, Flaka Surroi merr në vështrim edhe qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ndaj Kosovës. Sidomos për zhvillimet e kohëve të fundit që kuluan me sulmin e Banjskës më 24 shtator. Teksa vë në dukje përçarjen e partive politike në Kosovë, paaftësinë e tyre për të kuptuar se për disa vendime duhen bashkua, Surroi shton se Kosovës i rëndohet fatura edhe nga Edi Rama.

Sikur të mos e kishim boll vetveten, barrën na e rëndon kryeministri fqinj, Edi Rama. Duke e marrë rolin e të gjithëdijshmit, e ka marrë edhe rolin e babait patriarkal që flet, qorton, kritikon, injoron e udhëzon – pa u pyetur fare nëse është në terezi dhe nëse veprimet dhe fjalët e tij mund të shkaktojnë pasoja negative për Kosovën.

Nuk e di se përse refuzon ta kuptojë se Kosova është shtet edhe pa Hashim Thaçin, vëllain e tij, në pushtet. Pse refuzon të pranojë se si shtet që është e ka të drejtën të vendosë për vete ashtu siç e vlerëson më së miri. Edhe atëherë kur duhet refuzuar idenë e çmendur të “Ballkanit të hapur”. Nuk e di se përse nuk e kupton se Kosova nuk është kryeministri i Kosovës, me të cilin ka probleme serioze personale të cilat i shndërron në ndërshtetërore. Nëse mendon se duke ia kushtuar Kosovës 90 minuta kritika e qortime bën mirë, gabim e ka. Vetëm çon ujë në mullirin e Serbisë.

E nëse me këso veprime mendon se është duke i bërë favor mikut, atëherë çfarë tjetër të thuhet se me kësi miku çfarë të duhet armiku.

Uroj që të hënën, kur të mbahet Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë, dikush të dalë e t’ia bëjë me dije se gjithë qasjen diplomatike karshi Kosovës e ka absolutisht jodiplomatike dhe shumë të dëmshme. Kosova ka nevojë për mbështetje nga të gjitha shtetet mike, e posaçërisht nga shteti me të cilin ndajmë gjuhën amtare. Pra, ndihmë e jo luftë sedrash e garë liderizmi e paternalizmi. Komplekset nuk bën t’i shfryjë te populli i Kosovës. Boll e kemi me shfryrjen e fashizmit të Vuçiqit qe sa dekada

shkruan Surroi.

Sipas saj, aktualisht Kosova ka kundër edhe ministrinë e Jashtme të Europës, pra Borrellin që përmes zëdhënësit të tij, Stano, e relativizoi episodin e Banjskës, duke vënë theksin vetëm te kriza e verës.

Ky opinion që del në ballinë të një prej mediave më të njohura në Kosovë, përfaqëson një reaksion të qëndrueshëm mesa duket ndaj pedagogjisë politike të vetëpromovuar të Tiranës. Nuk jemi këtu në rastin e një kosovarizmi eksplicit dhe përjashtues. Jo. Jemi në momentin e ri, kur shtetësisë së Kosovës i duhet t’i vërë kufij matrapazëve të patriotizmit dhe emocioneve të veta ndaj Shqipërisë. Shteti kërkon tjetër qasje dhe ky refluks ndaj kryeministrit të Shqipërisë nuk ka gjë të ngjashme me mërinë Berisha-Rugova apo Rama-Kurti. Thjesht shumëkush po kupton se Tirana nuk duhet për asgjë në Kosovë, përderisa nuk rregullon punë, nuk ka pse prish.

Comments

Submitted by Vete vulosja (not verified) on

I zot e di ca dune kto me gjithe vendet fqinje keq, me usa + be po ashtu, shqiperine akoma me keq kur ishte per lufte mezi dolen disa qindra, rrofte usa e be qe e cliruan, ishte shqiperia qe priti me qindra mijera kosovare, hundet i futi partia vv ne zgjedhjet ne shqiperi plus thirrjet per boicottare plazhet shqiptare etj. e propaganda e perditshme kunder qeverise ktu nqs keni nostalgjine per serbine mos na lodhni kot por bllokoni kufirin, e bashkohuni me serbine

Submitted by Robert (not verified) on

Ça flet kështu? Ke pa ndonjë ëndërr? Stë vjen turp që vlet për kosovën kështu? Janë gjaku jonë, bashkëkombas, vëllezër të vuajtur shumë. Ke qëndrim të gabuar shumë. Pre e frymës antikombëtare që strehohej pas idesë së përgjithshme se veriu është injorancë, kosova po ashtu. Veriu gjithë historinë lidhur me perëndimin, jugorët me Turqinë, Egjiptin e vende të tjera arabe.

Submitted by Pinoku (not verified) on

Roberto, po ti mire qe e paske kuptuar cfare thote ky vete Palosja se une PZ e lexova kater here dhe mezi e mora vesh qe fjalet ishin shqip po se cfare donte te thoshte, aha, as Nastradin Efendi Hoxha nuk e merrte vesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.