Brezovica e vilave të korrupsionit

Postuar në 19 Shtator, 2023 13:37

Me statusin e Parkut Kombëtar të mbrojtur nga shteti, Brezovica është sot streha verore ose dimërore e dhjetëra prej zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës, të cilët kanë ndërtuar atje vilat e tyre, në kundërshtim të hapur me ligjin.

Sipas një hetimi që prokuroria e Kosovës ka nisur një vit më parë, në zonën e mbrojtur ka prona në pronësi të ish-ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj; gjyqtarit të Gjykatës Supreme, Agim Maliqi; gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Bashkim Hyseni; dhe Mustafë Tahirit, kryetar i Gjykatës Themelore të Ferizajt. Aty kanë ndërtuar vila edhe dy vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet për krime lufte në Hagë.

Të gjitha pronat e tyre janë nën sekuestro që prej vitit të kaluar.

Disa kanë deklaruar se nuk e dinin që po shkelnin ligjin, ndërsa të tjerë e kanë lënë të kalojë në heshtje. Sipas BIRN, edhe pse vetë jurist, Hyseni ka deklaruar se nuk ishte në dijeni që vila e tij ishte ndërtuar në një zonë të mbrojtur, ndërsa Maliqi ka mohuar të ketë bërë ndonjë gabim qëllimisht, duke thënë se ai e ka ndërtuar vilën “si qytetar, jo si gjykatës”; Tahiri, Hyseni, ndaj Maliqit dhe Hoxhajt nuk është ngritur akuzë, ndërsa Hoxhaj nuk ka komentuar për rastin.

Në hetim ose në pranga për skandalin e ndërtimeve pa leje janë shumë zyrtarë të lartë, përfshirë Arben Çitakun, ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Berat Lahu, kunati i ministrit aktual të Mjedisit të Kosovës, Liburn Aliu.

I implikuar rezulton edhe Milan Radoiçiç, nënkryetari i partisë Lista Srpska, partia kryesore e mbështetur nga Beogradi që përfaqëson pakicën serbe të Kosovës. Shtërpca, ku shtrihet Brezovica, është komunë me shumicë serbe.

Në 90 për qind të rasteve, lejet janë dhënë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjin që rregullon ndërtimin në Parkun Kombëtar ‘Sharri’.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku, thotë për BIRN se për çdo rast ndërtimi që ai ka shqyrtuar, është paguar ryshfet.

Ka pasur një çmim standard të ryshfetit prej 10 000 euro për vilë në këmbim të një leje ndërtimi,” tha ai. “Kjo është aplikuar pothuajse në të gjitha rastet, por ka pasur edhe raste kur ryshfeti ka qenë më i ulët, nga 7000 deri në 8000 euro në të ashtuquajturat fshatra turistike”.

Shumica e parave kanë kaluar përmes ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliç, ndërsa zyrtarë të tjerë komunalë kanë marrë shuma më të ulëta.

I arrestuar në dhjetor të vitit 2021, Nikoliç u deklarua i pafajshëm në prill të këtij viti dhe u lirua nga paraburgimi më 1 shtator pas dorëzanisë prej 50 000 euro.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Kjo eshte Kosova " e cliruar" nga Amerika ku, si gjithmone ne cdo ane te Dunjase ku kjo e fundit nderhyn ushtarakisht per te "sjellur" liri, lulezon korrupsioni dhe shtohet varferia mbi popullsine vendase, pa dallim besimi fetar apo etnie.

Submitted by Aranit (not verified) on

Kush jeni ju more qe eshte flisni shqip edhe vini ne dyshim rezultatin e nderhyrjes ushtarake te natos kunder veprimeve genocidiale te Beogradit ndaj shqiptareve?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.