Versioni i Topallit: Socialistët ushtruan dhunë ndaj shtetit ligjor

Postuar në 12 Prill, 2012 13:20

Për shumëkënd, dita e sotme do të regjistrohet si një ditë e shëmtuar në historinë e parlamentarizmit shqiptar. Por kryetarja e Kuvendit ka një version të sajin, ku rezulton se opozita ka dhunuar shtetin ligjor. Ja se çfarë tha ajo pas asaj që ndodhi: “Në seancën e sotme parlamentare, sipas pikës së rendit të ditës për votimin e anëtarit të KLD-së, nisi procedura, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, e votimit te fshehtë dhe me kuti, për dy kandidaturat alternative të paraqitura sipas vullnetit konsensual të dy palëve. Procedura e votimit të fshehtë me kuti, parashikon se sekretariati i votimit, administron procesin me fuqi të plota. Ai administron fletët e votimit, të cilat vulosen dhe firmosen nga të gjithë anëtarët përpara se t’i dorëzohen secilit deputet që kryen procedurat e votimit. Votimi kryhet individualisht në dhomën e fshehtë të ngritur për këtë qëllim. Kështu ka ndodhur votimi në 20 vjet parlamentarizëm kur çdo deputet voton brenda parlamentit, kështu ka ndodhur votimi në 20 vjet demokraci, kur çdo shqiptar voton në zgjedhje. Për herë të parë sot, grupi i opozitës dhunshëm kërkoi të ndryshoheshin këto procedura, kërkoi që t’i rrëmbente kompetencën sekretariatit të votimit dhe procesi i votimit të administrohej sipas urdhrave që Gramoz Ruci i merrte me telefon. Në këtë akt dhune, Gramoz Ruci, pasi konsumoi kërcënimet për bllokim të votimit, rrëmbeu fletët e votimit për të mos lejuar votimin me fletë. Në këtë situatë, Parlamenti, në përputhje me Rregulloren procedoi me votimin e fshehtë me elektronikë.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Real (not verified) on

<p>Zoja e malle e Shkoder loqes nuk tradhtan idealet dizenjative!</p>

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Kjo eshte politika: Te jesh &#39;dobic&#39; ! Kush e kush hedh variantin e vet te bazuar &#39;ne rregullore&#39; dhe ne hahemi si qente se kush eshte e verteta. Jane te zote ne PR ! Edhe copa &#39;muti&#39; po na i shesin copa &#39;bakllavaje&#39;...Na befte mire!</p>

Submitted by Erind (not verified) on

<p>Nqs Gramoz Ruci &quot;ushtroi dhune&quot; futeni brenda ne burg maskarane dhe le te kalbet brenda ! Por te besh ham ham ham pa prova dhe pa marr masa administrative dhe ligjore kunder atyre qe ushtruan &quot;dhune&quot; - kjo eshte mos kesh byth ku te rrish !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.