Si mund të jesh me këtë Shqipëri?
Ka një përpjekje për ta transpozuar konfliktin për çështjen “Beleri” si përballje mes shqiptarëve dhe grekëve. Helenizmit dhe shqiptarisë.
Ky dimension implikon vetiu edhe aspekte të sigurisë kombëtare duke ushqyer dhe kërkuar madje si kriter legjitimues një ligjërim nacionalist. Që është në fakt zhurmim propagandistik.
Mjafton kjo nevojë politike për të provuar se pakkush beson se drejtësia mund ta zgjidhë e vetme çështjen. Madje pakkush ka dëshirë ta lërë atë të jetë çështje e drejtësisë.
Në këto momente të organizimit të rrëmetit logjik shfaqen skenaristët e doracakëve të strategjisë që sot p.sh mes të tjerash deklaronin se kush beson se çështja “Beleri” është e thjeshtë, “ose është naiv, ose është kundër Shqipërisë:.
Mirëpo që kjo të besohet na duhet dikush të na sqarojë se pse himarjotët dhe një pjesë e Labërisë votuan Fredi Belerin?
Por ta lëmë mënjanë këtë pyetje meqenëse nuk merr përgjigje pikërisht për të vërtetën që zbulon. Të merremi pak me apelin se ne duhet të jemi me Shqipërinë. Pro saj e kështu me radhë.
Çfarë do të thotë sot të jesh me Shqipërinë? Përkufizimi mund të jetë i larmishëm duke nisur që nga klishetë e njohura që kemi trashëguar e deri te përkufizime më të reja që e lidhin pro-në me interesat ekonomike. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe në fakt. Një vend që ta duash në formën e “atdheut” duhet patjetër që edhe interesat ekonomike të të promovohen e konfirmohen, pse njeriu “hedh rrënjë” aty ku njeh mundësinë.
Në këtë kuadër shqyrtimi i rastit “Beleri” vjen e aktualizohet si një episod që në të vërtetë ndërthur interesa ekonomike të shqiptarëve në të cilat Athina është thirrur nga një palë si ndihmëse meqenëse në atë zonë nuk vepron ligji, por forca.
Ta zëmë kemi faktin publik se një ish-ministre ka bashkëshortin investitor strategjik në breg, se sipërfaqe të tëra janë akaparuar nga biznesmenë të Tiranës që përfaqësojnë një kapitalizëm çetnikësh që edhe nominalisht – çeti, zamiri, dulaku, zeqo, carapuli – tingëllon si ato defterët otomanë që na kujtojnë se ky vend kështu ka qenë në përjetësi.
Shtëpitë në atë zonë janë të paregjistruara, ndërkohë që leje tjetërsimi si ta zëmë në parkun e Nartës apo Pyllit të Sodës jepen e merren sipas pazarit në Tiranë.
Kjo është lufta në Bregdet, aty ku ministrat dhe sekretarë të PS-së kanë vilat e tyre. Jo vetëm kaq, por me njëri-tjetrin e quajnë si taksative që ata duhet t’i kenë, jo katundarët e Bregut.
Në cilin vend ndodh kjo? Dhe për çfarë zgjedhjeje nacionale bëhet fjalë këtu? Nëse z. Rama po lufton për këto interesa, ka të tjerë në zonë që luftojnë për të njëjtën gjë por nga ana tjetër. Ku hyn këtu Shqipëria në parashtrim nacionalist?
Për ta kuptuar më mirë këtë kemi të ashtuquajturën çështje “Çame”. Ambiguiteti që qarkon atë çështje në plan historik sqarohet fare mirë kur dihet se anëtarë të atij komuniteti në fakt duan pronat e veta në Greqi.
Eventualisht një rol të ngjashëm me Athinën sot është përpjekur të luajë Tirana me ndonjë rezolutë. Me cilët të jesh në këtë rast? Me një komunitet që kërkon pronën apo me ata që nuk ia japin? Dhe ku hyn këtu nacionalizmi veç sjelljes së ndonjë Idrizi që ngre flamurin e ul flamurin duke pretenduar se është kapedan i historisë? Këtu kemi interesa strikt ekonomike, nacionalizmi është kinemaja.
E këtu nuk ka pse të mos sjellim një tjetër aspekt në vëmendje.
Një emigrant në Greqi, apo Itali e ka më të sigurtë jetën dhe pasurinë që vë në ato vende sesa në Shqipërinë e hajdutëve dhe vrasësve me imunitet. Kjo është e ditur. Për çfarë i apelohet atëherë këtyre që ta duan Shqipërinë? Vetëm për nostalgjinë. Është ky emocion hipnotizues që mban ende gjallë një neurozë si ky nacionalizmi që idealizon vendin e origjinës nga i cili ke ikur pikërisht se ta bëri jetën skëterrë.
Për çfarë nacionalizmi bëhet fjalë atëherë në zgjedhjen mes Ramës dhe Belerit apo edhe Micotaqis në Himarë? Për nacionalizmin e tregtarëve të moralit që janë me shumicë në Shqipëri, një vend ku spiunët e çdo lloji, prostitutat e gjithfarë statusi, vrasësit dhe hajdutët janë bashkuar për të mbajtur pushtetin. Atë të vërtetin që nuk ka nevojë për firmë e vulë.
Apeli nacionalist është një gënjeshtër, një hile e vjetër në këtë vend. Pasi në Himarë synohet vetëm rehatia e çetnikëve të pronave që janë në fakt garantë dhe zëdhënës të z. Rama dhe qeverisjes së tij.
Të mos fshihemi pas gishtit edhe pse e kemi të trashë ngaqë jemi rracë punëtore. Ndaj kush ka mend në kokë, jo tru se atë e kanë të gjithë, e kupton pështymën e 14 majit në Himarë për atë që është në të vërtetë dhe mes Shqipërisë së Edi Ramës dhe tjetrës, asaj të Belerit në Himarë, dallon se i dyti po i prish pazarin të parit. E si mund të jesh me Shqipërinë që mbrojnë xhanëm veç në mos patsh ndonjë interes?
s.zaimi
Comments
Si mund te jesh me kete
Si mund te jesh me kete Shqiperi? Shume e thjeshte. Mos tradheto interesat e saj. Po me siguri e kishe ne qeverine. Qe nuk i bon zap gjykatat dhe prokurorite. Sidomos ky Edi qe vetem demagogji bon.
Greket na kane xhan. Mendojne vetem per te miren e Shqiperise. Prandaj duan qe ne menyre demokratike te dale nje hajdut nga masa e sigurise.
Dhe jane gati te ngrejne Evropen ne kembe. Qellimi nuk eshte Beleri. Qellimi eshte me i larte:
Shqiperia te kuptoje nje here e mire kush komandon dhe te uli koken.
Ne vend qe te ngrene deputetet per te ardhur ne nie seance gjyqesore ne Shqiperi do ishte mire ti therrisnin ne seance plenare per heqjen e ligjit te luftes me Sqiperine. Per kaq budallenj na merrni saqe nje shtet qe na konsideron armiq duhet te pranojme se mendon per te miren tone?
Greket kane masakruar shqiptarin ne burg, e kane vrare dhe nuk u ka hyre gjemb ne kembe vrasesve.
Thjesht sepse nuk na konsiderojne te baranarte. Dhe lufta e tyre per ceshtjen Beleri eshte e justifikuar persa po ndryshojne ererat. Duket se shteti shqiptar nuk pranon me te jete vasal. Dhe kjo eshte e rende per Greqine.
Durim. Nuk kane pare gje akoma. Dite me te keqija i presin.
Shteti shqiptar?!
Shteti shqiptar?! Interesat e Shqiperise? Cilat jane ne kete rast, vilat e ministrave dhe deputeteve?
Greku na ka xhan?! Jo, por me shume nga Shqiperia na ka. Kaq duhet ta pranojme.
Mediat ne Shqiperi jane ashtu
Mediat ne Shqiperi jane ashtu sic jane dhe ne i dime si jane qe vetem te pavarura nuk jane. Po kemi dhe nje Shqiperi politike me skandale dhe afera ku media apo gazetar i mbajne porzhektoret ndezur non stop, duke ndricuar arenen ne forme te pameshirshme, ne forme te paturpshme, ku disave i kthehet ne obssesion duke perdorur te gjithe vakopalarin e ligjit, e moralit, dhe retoriken manipuluese, po qe ne fakt lexuesi i mencur e merr si argetim me sportivitet dhe merr pjese si tifoz ne ndeshjen e pare e te kthimit. Po mjaft me po te njejten teme. Politika luan me ngjarjet, kjo eshte e vertete, po dhe mediat luajn me ngjarjet dhe kjo eshte e vertete. Dhe skandali apo lajmi eshte si nje lloj burse per te rritur aksionet. Politika dhe politikani i mencur (ne kete rast Edi Rama) ne saje te zgjuarsise i rrit aksionet dhe me skandale, po dhe media gjithashtu - po nen hijen e politikes. Endrra e cdo gazetari eshte te ngre aksionet e leximit dhe klikimit nga skandali, dhe luan me karten e indinjates morale ne emer te normes se shkelur, duke mbajtur gjalle artificialisht tema ku teprohet me informacionin. Dhe kur teprohet ben te kundren, duke ulur apo hequr vemendjen fare nga tema “Bathe bathe po nje kokerr“ saktesisht si tema: “Beleri“. Po mediat harrojne qe nuk jane ne lartesine e “sovranit“, dhe sovrani eshte ai qe hedh ne treg temen me te cilen media merr lenden e pare dhe grinden me njera tjeteren apo gatuajn ushqim per njerzit. Media shume here nuk e kupton qe ben lojen e sovranit ne tregtimin politik te kesaj burse ku me shume se per aksionet e vetes ngre aksionet e politikes apo me sakte te sovranit. Nuk eshte populli qe ben lajm, as parlamenti, as shtypi mjeran, dhe as mediat qe te sterlodhin duke i rene po ne nje brime. Pra eshte sovrani ai qe provokon sapo mediat heshtin. Shkurt: do te shohesh reagimet/komentet (po moren mundimin te shkruajne)nga ky shkrim qe vetem ke bere punen e sovranit duke i ngritur aksionet. Sovrani prodhon ngjarje me ane te provokimit ku dhe diplomacia e Greqise ben lojen duke rritur aksionet e sovranit...
Pse nuk na shkruajte me pare
Pse nuk na shkruajte me pare ta kishim fshire? Apo ke frike se mos dhjet sovranit?(ndjese per fjalorin). Ja tani qe na e the nuk e bejme me kete gabim.
Ore ste vjen turp qe e quan
Ore ste vjen turp qe e quan ceshtjen came "te ashtuquajtur"? Do te thush qe nuk ekziston? Qe nuk kane prona ne Greqi dhe shteti grek nuk e mban per "faj" te tyre ligjin e luftes? Me e pakta kjo eshte poshtersi sepse ne fakt duhet te quhet tradheti kombetare. Turp, turp,turp e faqja e zeze.
Jo, nuk me vjen. Sidomos nga
Jo, nuk me vjen. Sidomos nga ca si ty qe lexojne ca duan. Kam thene eshte ceshtje pronash, jo kombetare. Turp ne Shqiperi!!!
Kot me te pyt o redaksia: pse
Kot me te pyt o redaksia: pse nuk ben ndonje koment per ligjin e luftes, apo edhe ai eshte pune "xixellonjash"?
Se eshte permendur disa here dhe e keni anashkaluar. Ndoshta sepse "nuk eshte ceshtje kombetare"?
http://www.respublica.al/2018
http://www.respublica.al/2018/01/09/shqip%C3%ABri-greqi-nj%C3%AB-kronolo...
Te siguroj e kemi me mire se cdo media tjeter ketw.
Ore cte keqe ka te kerkosh
Ore cte keqe ka te kerkosh pronat tuaja? Ligji i luftes eshte nje artefic. Ta merr mendja qe rri ne kembe vetem per pronat e cameve. Dhe nuk kane per ta hequr vetem per kete arsye.Dhe patjeter ceshtja e ketyre pronave eshte ceshtje kombetare. "Greket" ne Himare duhet ti kerkojne pronat por camet ne Greqi jo? Ku e keni koherencen? Po bejme edhe ne nje ligj lufte me Greqine dhe i perzeme me shkelma te gjithe greket pastaj . Them per proporcionalitet. Besoj skeni gje kunder.
E kishe rastin ne
E kishe rastin ne Provokacionet e 49-es.
si te ka kaluar ky kryelajm:
si te ka kaluar ky kryelajm: Gjyqi i Belerit, Greqia nis delegacionin e Dhomës së Avokatëve. Ftohen eurodeputetët
Ngaqe ka shtet ketu e jemi te
Ngaqe ka shtet ketu e jemi te gjithe te sigurte. Nuk merret kjo kala.
Po mire camet qe nuk jua dha
Po mire camet qe nuk jua dha pronat Greku, po Shqiptareve cili nuk jua dha?
Greku? e kuptoni cfare hipokritesh jemi si Shqiptare?
Pse nuk jua dhame pronat Shqiptareve?
Kur ne nuk jua dhame pronat Shqiptareve, me ca morali kekojme qe Greku tju kthej pronat shqiptareve?
Ju dhjefsha mu ne Shqiperi, mbajeni Komuniste pocaqi, e Gezofshi e mos befshi hajer ne jet te jeteve!
Rrofte Italia, Greqia, Gjermania,
Ju hani mitin e Rames dhe te Komunisteve monstra qe e trashegojne Shqiperine e dhjere!
Add new comment