Do apo nuk do Tirana, Kosovën do ta llogarisin dhe po e llogarisin
Në disa media afër pushtetit të Edi Ramës kanë nisur të mbijnë shkrime nga më të ndryshme të autorëve grekë, që vënë në dukje se Fredi Beleri është një dikush i njëmijë e një të zezave. Se ka qenë në grupime ekstremiste e kështu me radhë. Mirëpo sjellja e këtyre shkrimeve nuk ka ndonjë vlerë ndriçuese: ato thjesht riqarkullojnë opozitarë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në funksion të një diskreditimi të kauzës greke në përballjen e tanishme të Himarës.
Pra, sipas këtij konteksti, pjesa e shëndoshë e opinionit grek është në një valë me qëndrimet e qeverisë Rama dhe se ftesa e munguar për Edi Ramën në Takimin e Athinës është një politikë miope që synon të bëjë çështje një person si Beleri. Pra Edi Rama është në krye të parimeve dhe janë të tjerë ata që po gabojnë.
Sigurisht që e gjitha kjo është një propagandë pesë lekëshe që në fakt tadhëton sikletin e krijuar nga poshtërimi që iu bë z. Rama duke e lënë jashtë takimit ku morën pjesë të gjithë. Është propagandë sepse në të vërtetë nuk është se në Shqipëri ka njerëz që besojnë tek integriteti i Fredi Belerit. As edhe e kanë votuar për integritetin dhe kontributet intelektuale. Madje para zgjdhjeve pati njerëz si gjithësocialisti i të gjitha detyrave, Petro Koçi, që studio më studio kujtonte se Beleri është person që ka qenë pjesë e masakrës së Peshkëpisë më 1994 dhe se kandidimi i tij është përgjegjësi e madhe e kështu me radhë.
E megjithatë Beleri fitoi; në Himarë, Vuno, Dhërmi dhe në fshatra të Labërisë që iu ngjitën Bregut me ndarjen e re territoriale. Dikush duhet të pyesë pikërisht për këtë çështje: pse një kandidat me të gjithë këtë ngarkesë publike dhe dikur, Penale, ia del të fitojë përballë Kryeministrit të Shqipërisë? Në zonën ku ky është deputet? Ka ndonjë arsye që duhet të bëjë të mendojë gjithë shpurën e analistëve për këtë gjë?
Nuk pyetet për këtë, as nuk vihet në diskutim fakti qesharak që kryeministrit gjoja po i blejnë vota në zonën e tij – ia bëjnë këtë dikujt që ka bërë tërmete elektorale – por merren e rimerren të qarkullojnë qëndrimin e Athinës që në fund të fundit ka bërë të qartë arsyet e veta. Është një propagandë që vepron mbi naivitetin e përgjithshëm se “armiku dhe hileja ndodhen në Greqi” dhe mbi helmimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Synimi, që del në mënyrë të paorganizuar, por megjithatë malinje, është me drejtim të dyfishtë: ai kërkon edhe kokën e Albin Kurtit. E gjitha vetëm në emër të avokatisë së një politike të jashtme nga Shqipëria që nuk e kupton kush si interes të përgjithshëm veçse në Tiranë. Ta zëmë, një analist i të majtës shkruante sot se Albin Kurti defaktorizoi Ramën në Athinë me një lëvizje që ka të bëjë me numrat. Dhe se Kurti ka harruar sipas tij se “Ramën e ka të vetin”. Analiza në fjalë, nëse mund të quhet e tillë, ngec në klishe të tipit “Do apo nuk do Kurti, Tirana është bërthama e kombit shqiptar dhe që këndej do përpunohen politikat dhe është Shqipëria që ka rolin e solistit”, apo “Askush nuk e llogarit Kosovën pa Shqipërinë e cila automatikisht ka me vete edhe shqiptarët e Maqedonisë”.
Për çfarë po flasim këtu? Për cilin lloj faktorizimi? Për cilën gjeopolitikë? Nëse numrat bëjnë peshën në botën e sotme, pavarësia e Malit të Zi ka qenë një marrëzi dhe miopi e pashoqe. Pa folur për Austrinë që rri vetëm dhe neutrale. Dhe pse vallë Shqipëria i ka automatikisht shqiptarët e Maqedonisë? Për cilin raport force apelohet këtu? Në raport me çfarë dhe për çfarë, pasi aktualisht gjeopolitika dominuese është orientimi perëndimor, që konsideron luajalitetin e një aktori në suazën e sigurisë kolektive.
Mesazhe të tilla paternaliste në të vërtetë janë kundërthënëse dhe burojnë nga premisa të deformuara. Pasi nëse do ta shtronim politikën e jashtme në suazën e fisit e të gjakut, z. Rama nuk do të duhet të pranonte të ulej asnjëherë me Vuçiç pa u konsultuar me Kosovën. Por nuk kemi parë një kritikë ndaj tij për këtë çështje. Dhe ka qenë vetë z. Rama që sa herë e ka parë të nevojshme, që ka përsëritur se “unë jam kryeministri i Shqipërisë”. Dhe sikurse kjo është një përgjegjësi – kryesorja e tij – kështu është edhe Kufiri i tij.
Edhe Albin Kurti është kryeministër i Kosovës, që ka detyrime kushtetuese e politike ndaj qytetarëve të vet. Të cilët janë shqiptarë padyshim, më së pari të tillë, që kanë aksione historike të pazëvendësueshme në shtetformimin dhe sigurinë e Shqipërisë politike, por nuk ka pse të burgosen në gjeopolitikë nacionale për nevoja të koniunkturës në Tiranë.
As edhe mund të gjykohet më politika e Prishtinës nga kjo optikë, deri kur dallimet të mos shndërrohen në antagonizëm sistematik mes të dyja vendeve, çka edhe mund të ndodhë, sepse Shtetet udhëhiqen nga interesa, jo nostalgji. E sidomos kur kjo amballazhohet si e tillë poshtë hipokrizisë më të madhe.
s.zaimi
Comments
Si shpjegohet qe Z Zaimi ne
Si shpjegohet qe Z Zaimi ne rep e Kosoves perkrah vandalizmin dhe dhunen qe policia e Kurtit perdor kundra serbeve etnike te Kosovska Mitrovices dhe ne Shqiperi, denon dhunen qe policia e Rames dhe shteti i tij perdor kundra kryebashkiakut Helen, Fredi Belerit.
Po ashtu mbron te drejtat e grekeve etnik te Himares.
Dhe e fundit, per Zaimin kur plas dhuna ne Kosovska Mitrovica, eshte lajm per Ramen. Kur ka dhune ne Himare e takim kreresh ne Athine, eshte lajm per Ramen. Harrohet se mbas Rames eshte tabori I Amb Amerikane, fondacioni Soros dhe fondacioni Blair.
Nje shkrim model jo
Nje shkrim model jo konstruktiv, jo pajtues, po nxites nga perspektiva e kendveshtrimit qe ne titull, qe dashuron tensionin duke afruar lajme si raporte lufte, qe vetem pershkallzon konflikt. Tirana don dhe don shume, dhe ben me te miren per Kosoven.
Keto dy komentet me siper
Keto dy komentet me siper duken si te dala nga zyra e Endri Fuges. Ne ka nje njeri konflktual e megalloman qe kerkon me cdo kusht te prije kudo edhe pa i pasur kredencialet ky eshte Edi Rama. Koha dhe reagimet e kancelarive te BE e SHBA treguan se Kurti kishte te drejte e Rama ishte gabim. Packa se tentoi deri ne fund te luante nje rol kryesor ne diatriben Kosove-Serbi duke u perpjekur te defaktorizoje Kurtin.
Me pafytyresine me te madhe, kur i deshtoi Ballkani i Hapur per te cilin u investua aq shume krah Serbise, u riciklua si mbeshtetes i procesit te Berlinit. Nje njeri i tille eshte thjesht nje karagjoz politik e aspak nje lider.
Shkrimi dhe komenti i tretë,
Shkrimi dhe komenti i tretë, janë krejtësisht reale dhe shpjegim objektiv, që e nxjerrin mbretin laSkuriq-që ta kuptojnë katnarët- çimka të bythës së kryeministrit, që po i nxjerr koha në dritë të diellit
Add new comment