Vritet bebja sepse ishte vajzë

Për të paktën një javë ajo luftoi fort për të qëndruar në jetë, por e pati të pamundur për shkak se goditjet që kishte marrë në trup nga i ati ishin brutale.
Bebja Neha Afreen vdiq pas një ataku kardiak në spitalin e Bangalores, në Indi, të mërkurën në mëngjes.
Nëna e vajzës tre muajshe e kishte çuar të bijën më 5 prill në mbrëmje në spital, me plagë të rënda në kokë, qafë të thyer dhe shënja djegieje në trup. Babai i saj Umar Farooq, i cili merret me lyerjen e makinave akuzohet se i ka shkaktuar dhunë deri në vdekje vajzës së tij, vetëm se në vend të saj donte të kishte djalë.
Pavarësisht se Afreen shfaqi shenja përmirësimi të martën, gjendja e saj u përkeqësua pasi ajo pësoi konvulsione.
top-channel.tv
Comments
"Babai i saj Umar Farooq" .
<p><strong>"Babai i saj Umar Farooq"</strong> . Ky emer si me qene emer shqiptarsh : <strong>Babai i saj Ymer Faruku</strong>. Sa ngjashmeni kemi neve shqiptaret me indjant (tash 600 vjet) !!!!</p><p>E shkreta vajze qe lindi ne familjen e Ymer Farukut .</p>
Add new comment