Lajm nuk është shkarkimi i Çuçit, por caktimi i Ballës dhe nëse ky e dinte apo jo emërimin

Postuar në 10 Korrik, 2023 11:58

Komentimi i shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ka nxjerrë në sipërfaqe një të vërtetë që përflitej. Se z. Rama donte ta largonte dhe se z. Çuçi nuk preferoi të ndërhynte në punët e Policisë së Shtetit. Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo dhe sesi një Ministri e Brendshme, mund të funksionojë mbi këtë lloj organizimi, por autonomia e dhënë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë që duket se jepte llogari te kryeministri, ka qenë një model që nuk ka funksionuar.

Sigurisht që kjo e ka mbajtur “të pastër” ministrin e larguar, por në këtë kuadër qëndron edhe kriza në atë institucion që është fund e krye i kriminalizuar. Kërkesa e Çuçit për të qëndruar larg Policisë, nuk lidhet me respektin e pavarësisë profesionale, por me faktin se një njeri pa mbështetje reale si ish-ministri e ka parë të udhës që të mos i ngarkojë vetes barrën e menaxhimit të organikës së policisë, që nuk e lufton realisht krimin, por e menaxhon atë. Mjafton të lexojmë vërejtjet e ish-drejtorit Gledis Nano për ta kuptuar mirë këtë gjë.

Ngjarja e Fushë-Krujës e provoi në mes të ditës një gjë të tillë me të gjithë dimensionin e vet dhe që aty ne kuptojmë se një ministër i Brendshëm është në thelb i pafuqishëm në kushtet kur politika ka rënë dakord që të normalizojë ndarjen e territorit sipas njësive parashtetërore. Detyra më e vështirë e një ministri të Brendshëm në Shqipëri është pikërisht kjo: të ekuilibrojë relacionet mes krimit dhe politikës, koncesioneve të kësaj të fundit për organizime të ndryshme që kanë lidhje me politikën duke bërë çmos të ruajë një imazh të luftës kundër krimit, por pa prekur interesa që dihen se nuk duhen prekur.

Z. Çuçi mesa duket nuk ka preferuar të ishte rrufepritëse dhe me këtë rast e la zbuluar kryeministrin e vendit që tani ka menduar të çojë në vend të tij, Taulant Ballën, një profil më i lartë politik, por edhe shumë më i përfolur për gjithçka. Ndaj lajmi nuk është më pse iku Çuçi, por pse u zgjodh Balla për këtë detyrë, i cili nuk dihet nëse ka ditur gjë apo jo se do të caktohej befas ministër i Brendshëm. Kjo ka kuptim në dritën e përvojës së qartë se kush qëndron afër Edi Ramës, apo afrohet prej tij, e ka të shkurtër jetëgjatësinë politike. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"...një të vërtetë që përflitej.", "Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo...", "ish-ministri e ka parë të udhës..."
Konkluzioni i gjithe ketyre fakteve te pakundershtueashme: "...lajmi nuk është më pse iku Çuçi, por pse u zgjodh Balla për këtë detyrë..."
Uau sa analize e holle. Tamam per militantet. Hallall.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Koment ndaj kujt? Komentet i bejne lexuesit- gazetari ben analize o derëkuq.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

E paske pi pa uje sot o Noni....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.