The Story/Votë dhe Pranga!
Ka një modë vipash në Tiranën mediatike që po zëvendëson gazetarin me priftin dhe të intervistuarin me rrëfimtarin. Ka një prirje që llogaridhënien me pyetjet reale që i takojnë ta zëmë një politikani të zëvendësohen me “biseda të ngritura”, intelektuale, që ngrihen sipër problemeve të Shqipërisë.
Shembulli i fundit, dalja e kryeministrit Edi Rama në Top Story në Top-Channel.
Emisioni në fjalë është “misleading” – çorientues – në mënyrë tipike dhe mendjelehtë që në hapje: për gazin e mbarë njerëzisë, Grida Duma prezantohet si Autore. Emri i këtij emisioni është i vjetër. Ai lidhet me kanalin televiziv në fjalë dhe është qarkulluar së pari nga Sokol Balla. Që së paku në moderim ka ditur përherë të respektojë atë që e sheh në kuptimin që e bën këtë shumë herë më mirë se “rivalët” mediatikë të tij që ose preferojnë monologun dhe vetëprezantimin si Eminenca, ose bëjnë show patetik, ose janë të njëanshëm deri sa mund të vënë në siklet edhe Fatmirin e Zyrës së Organizimit në Partinë Socialiste.
Rreth tetë minutat e para paraqitet episodi i dhunës ndaj z. Rama në vitet ’90. Me hollësi ai tregon sesi e goditën, se çfarë bëri e kështu me radhë, në sfond të fotove të stërpara, vetëm e vetëm për të riprodhuar të vetmin akt heroik për të cilin ai mund të krenohet sipas mënyrës së vet dhe me gjasë, të ripërvijojë perceptimin e një viktime që po “Lufton edhe sot me pasojat e historisë”.
Pastaj kalohet te një foto tjetër e stërparë edhe ajo. Rama, Ardian Klosi, Sali Berisha. Po cili është kuptimi i kësaj molloisjeje në kohë fushate elektorale? Pse z. Rama kërkon ta miklojnë kështu edhe pas kaq kohësh?
Inskenimi i dyshes në raportin rrëfim/dëgjim është për t’u shënuar: Duma që deri më dje bënte Marianën në Parlament kundër këtij përbindësi të korrupsionit siç e kanë portretizuar, i ngul sytë me “kuriozitetin shpues” të gazetarit profesionist, që po do të shesë trikotazhin pa seri të një jete, pergamanën e rrallë të tranzicionit nga një perspektivë “intelektuali”.
Ti duhet të vish patjetër, se ti je Liberal
dëgjohet një fjali e z. Rama që ia atribuon Arben Imamit. Jo. Ai nuk shkoi te PD-ja sepse "kishte një ndjesi që gjërat në atë parti(PD) nuk do shkonin mirë".
Është një medalje e shpikur nga një keqkuptim i kohëve të shkuara mbi termin në fjalë, sepse tashmë të gjithë kemi njohjen se për çfarë lloj liberalizmi bëhet fjalë.
Kujt i duhen këto të gjitha? Kujt i duhet kjo përsëritje banalitetesh private që përtej rëndësisë që kanë për personin, nuk rrëfejnë ndonjë gjë me vlerë për historinë e Shqipërisë dhe as përbëjnë më interes publik?
Me falsitetin e një diskutimi të marketuar në këtë formë vjen edhe transforimimi i vetë profesionit të gazetarit, që sa vjen e perverton drejt fytyrave të vrerosura të dëshmitarëve të historisë së të tjerëve, vanitetit televiziv dhe një kotësie të mbipaguar që i shërben vetëm viktimave të frikës së brendshme si z. Rama.
Sepse gjithçka që po bën z. Rama në këtë fushatë është përpjekje për të fshehur frikën nga zgjedhjet e afërta, nga diskreditimi se po ka surpriza nga “faqja e zezë”, jo aq nga një përmbysje.
Është e qartë se prirja e elektoratit ka nisur të flasë për nevojën e një ndryshimi, i cili është imperativ edhe me koston se ai do të jetë vetëm rotacion të vjetërish. Dhe në këtë kuadër, emisione si ky më sipër vetëm po shërbejnë për të amballazhuar në funksion të manipulimit, jo për të zbardhur.
Top-Story nuk mund të jetë “Edi Rama’s story”, sepse ajo nuk i intereson kujt. Sepse nuk thotë gjë. Top-Story janë vetëm Prangat dhe Vota në një vend ku për pushtetin tashmë konkuron Krimi.
s.zaimi
Comments
"Me falsitetin e një
"Me falsitetin e një diskutimi të marketuar në këtë formë vjen edhe transforimimi i vetë profesionit të gazetarit që sa vjen e perverton drejt fytyrave të vrerosura të dëshmitarëve të historisê së të tjerêve, vanitetit televiziv dhe një kotësie të mbipaguar që i shërben vetëm viktimave të frikës ë brendshme si z. Rama. "
Cfare eshte e gjithe kjo fjali prej kashte? Duket sikur po jep leksion psikologjie studenteve.
Ca frike ka Rama, se do votoje populli Saliun? Po a jeni ne terezi? I keni pare sondazhet?Pas gjithe ketij konsumimi ne qeverisje a nuk eshte turp per opoziten qe vjen ne zgjedhje me breket neper kembe? Sepse Saliu jot nuk e leshon pd-ne. Nuk i rref nese vjen e djathta ne pushtet apo jo. Ai e ka marre peng opoziten dhe kaq i mjafton. Nuk ka pike kuptimi qe beni fajtor Edin se opozita nuk fiton dot me vote. Nuk eshte problemi te rrotacioni i te vjeterve. Puna eshte se me Salen nuk fitoni dot. Kaq e thjeshte eshte. Edhe dicka tjeter. Saliu nuk don te fitojne te vetet por te fitoje ai vete. Sepse perndryshe do zgjidhte Alimehmetin si kandidat per Tiranen. Por nuk e zgjodhi se ai ka nje cen ne biografi. Ka integritet.
E degjova dhe e ndoqa deri
E degjova dhe e ndoqa deri afer fundit, jo te gjithe intervisten sepse nuk pata kohe.
Me ben pershtypje sepse ti zoti Zaimi ben gjithe kete shkrim duke derdhur mllef kundra Rames sikur te josh xheloz nda historite qe ai tregonte ndaj pyetjeve qe I beheshin.
Grida Suma nuk e kapi dot mat, as me pyetjet, as me fotografite e montazhet dhe as me syte e saj sikur Meduza.
Kemi degjuar edhe Saliun ne Euronews te Erla e Mehillajve, e kemi degjuar pushtin plak te mikloje vetem rrena me oke, rrena qe ti me shoke ia merrni per te verteta.
Rama do ts fitoj dhe kuvendoj per aq kohe sa kundershtaret e tij nuk kane as karakter dhe as moral te akuzojne kete ts parin kur vete keta ne porpocion kane 10 te keqija krahasuar me 1 te Rames. Dhe, Rama degjohet me vemendje pasi nuk perserit asnje fjali dhe pak a shume ka asfaltuar 70% te zonave te ban8mit te Shqiperise. E jo si Sali -likja qe vetem ka e vjedhur dhe prapa u shkojne vetem turmat e horrave.
Rama do te jete ne pushtet deri sa shpelloreve t'u mbushet mendja se non grata plak nuk vlen dhe duhet te gjejne dike tjeter qe t'i shkojne nga pas. Kshu ka than Amerika e kshu ka m'u ba.
Rrnoft Kimetja qi menon per na e rrnoft Edi qi na ka rregullu asfaltin dhe sbukuru jeten. Koha kur Salihi na I nxjerrte syte me di gishta ka prenu, skina qka me ba, Rama na e ka hang zemren.
Sa bajat ky justifikimi
Sa bajat ky justifikimi hipokrit me "non grata". Po a nuk eshte vete Rama qe mburret per miqesine me Dakon, e pra nje "non grata" qe prej shume vitesh ka nen pushtet Durresin. Po aleancen me PSD e Tom Doshit nje tjeter "non grata" ne cfare kandari duhet ta vendosim, aq me teper kur sot Rama po investohet fuqishem per te fituar Shkodren.
Ne intervistat e dhena Rama tregon vetem aftesi per ti bere bisht llogaridhenies duke u fshehur pas ca batutave qe perdoreshin vec ne filmat e Kinostudjos. Ne 10 vjet pushtet tashme Rama ka shpalosur tere paaftesine e tij per te drejtuar nje shtet duke u fshehur pas sofizmave apo fasadave strukturale e mediatike. Te krenohesh per katrahuren ku e ka katandisur Tiranen duhet te kesh arritur ne nje shkalle psikopatie qe te ka zhdukur cdo mundesi arsyeje e logjike te shendoshe. Tashme bandat e krimi i kemi sheshit nderkohe qe Kryeministri del e mburret neper studjot televizive apo duke bere gallate me turmat e ekzaltuara te militanteve dhe te buxhetoreve te mbledhura ne mitingje me kercenimin e vendit te punes.
Të gjithë ju që vazhdoni
Të gjithë ju që vazhdoni magjepsjen ndaj edi ramës, nuk jeni veçse koqe kandari të pakorigjueshëm dhe një pjesë e juaja edhe të përfshirë ndarje llokmash. Turp të keni që si qenër bij qenenërish bëheni pjesë e kësaj autokracie që sa vjen e forcohet. Edhe ata që kanë vepruar po kështu me paraardhësit politikë, janë po të së njëjtës race qenërish. Juve nuk e lini shoqërinë të zhvillohet, por kryesisht ju të pushtetit që është në fuqi. Rama theftë qafën e vdektë sa më parë dhe o zot dëgjoje lutjen time. Pas tij Saliu, Meta, Luli, Nano, Fatmiri, Gjinushi, Ruçi, e me rradhë. Dhe uroj tju vijë nga ndonjë plumb, qoftë edhe qorr!!! Kurse juve ithtarë ju rujtë zoti e ju dhëntë karakter!
Ca dyshime per levat qe hengri Rama
E para, perse fotot jane bardhe e zi? Apo qe te mos dallohet ngjyra e baltes me te cilen ka lyer surratin Edvini.
E dyta, si ka mundesi qe megjithe ate leve qe hengri kokes ky njeriu ka vetem nje te enjtur te vockel ne syun e majte, si me i pas ra me gisht jo me leve.
E treta, ky Edvini thote qe ,pasi i ra me leve ai personi u largua sepse mendoi qe Edvini "mbaroi". Si e kuptoi Edvini se cfare mendoi ai personi me leve, apo na doli edhe psychic tashti.
E katerta, dhe e fundit, po pse mer Edvin, po te donin te te "mbaronin" ty s'kishin lu gjenin ndonje kobure a ndonje kallash e te te"mbaronin" tamam?
Nuk eshte nevoja te jesh
Nuk eshte nevoja te jesh "psychic" per te kuptuar qe soji jot e don te vdekur Edin. Une do ta doja ne burg nese provohet ndonje gje. Qofte ate qofte Saliun. Ka nje ndryshim te vogel ne menyren si i shofim gjojnat.
Noni, Noni, Nono
E para, ti nuk e di fare se kush ose cfare eshte soji im. E dyta, duke qene qe nuk mund ta dish kush apo cfare eshte soji nuk ke si ta dish cfare do soji im, por me sa duket edhe ti qeke pak "psychic" si puna e Edvinit qe i merrke me mend "gjojnat". Qe ta marresh vesh o Noni, mua dhe sojit tim nuk na rruhet hiç (me fal per shprehjen se e di qe ti je esnaf) se cfare ndodh me kete Edvinin. Heret a vone ai ka per te shkuar atje ku shkojne te gjithe, edhe pa ndihmen e levave. Ti nuk i je pergjigjur logjikisht dyshimit tim te katert: "Po ta donin te vdelur Edvinin, perse nuk e mbaronin punen me nje kobure po do te perdornin kesoj mjetesh primitive, si puna e levave. Si po i shef gjojnat tashti ti o Noni? A nuk te duket ty se ka nje mundesi qe e gjitha kjo puna e levave te kete qene loja e Edvinit dhe s sojit te tij?
Add new comment