Mbi zhdukjen e Tiranës së Vjetër

Postuar në 29 Prill, 2023 14:29

Në një intervistë për "Arnautistan" studiuesi i njohur Ramazan Bogdani ka bërë një koment mbi zhdukjen e Tiranës historike, e cila "na dhemb" sië tha ai, "por është pjesë e jetës". Z. Bogdani e ka kaluar butë transformimin e Tiranës, që është padyshim Shkatërrim në një pikëpamje, i ardur jo nga Nevojat reale, por nga lakmia dhe imagjinata e sëmurë e disa pak individëve. 

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Nje koment mbi ate qe quhet Tirane historike dhe mikpritjen e tiranasve. Tirana historike, ne mendimit tim, eshte Tirana e shtepive prej balte, rrugeve e rrugicave gjarperuese po me balte, pa ndonje bukuri estetike qe do te duhej ta kete cdo qytet ndaj te cilit pretendohet nje lavdi e dikurshme. E vetmja vlere e Tiranes historike eshte ajo sentimentale e banoreve autoktone te saj; e kutpueshme dhe e natyrshme kjo.
Sa i perket mikpritjes se famshme te tiranasve, kjo me duket jo vetem e zmadhuar por edhe pak qesharake, sidomos kjo e fundit per shkak te vetmburrjes edhe ne ditet e sotme te "kryeqytetasve autoktone".
Eshte qesharake dhe absurde ne te njejten kohe. Tirana eshte kryeqyteti i Shqiperise; si e tille ajo eshte edhe qyteti i cdo qytetari shqiptar, madje edhe i cdo shqiptari ne pergjithesi; nuk eshte e domosdoshme mikpritja e askujt ndaj cdokujt qe zgjedh Tiranen si vendbanim te vetin, sepse me perkufizim Tirana eshte edhe qyteti i tij.
Mikpritja e "jabanxhinjve" ka kuptim per zhvendosjet nga nje fshat ne nje fshat tjeter, nga nje tribu ne nje tribu tjeter tjeter, mbase edhe per ndonjej qytetth apo qyteze, ku ne nje fare menyre e ke te domosdosshme te pranohesh nga komuniteti vendas.
Keshtuqe, gjithe kjo vetemburrje tiranase, s'eshte gje tjeter vecse nje provincializem ne mes te kryeqytetit.

Submitted by Robert Ferrero (not verified) on

Shkatërrimi i Tiranës filloi me ardhjen në pushtet të komunistëve, pas L2B. Kishte shumë për të ruajtur, jo vetëm ndërtesat italiane, si shprehje të një kolonializmi të inicuar nga vetë ne.
Rrugicat me baltë që përmend shkruesi më lart, egzistonin përgjithësisht, por më së shumti ishin me kalldrëm, gjithmonë në përgjigje të kontekstit historik. Sot kalldrëmi mund të ishte modernizuar.
A bëjmë mirë kur falë një protagonizmi të pa fre, ngjizur që në fëmijëri sipas motos më i shpejti/shkathti më i miri, kundërshtojmë një njeri në moshë të thyer, me një barrë llogjikë dhe kujtime? A mundet vallë sipër shkruesi të ndalojë perceptimet e të tjerëve, për arsye se ashtu ja do qefi atij? Të ardhurit në perceptimin tonë janë jabanxhinj. Dhe ashtu do të jenë, migratorë, do apo sdo zotëria.
Nuk po kam qef me shkrujt më, po parashkruesi ka fol me mendime të nxituara. Hajde baba të të tregoj arat, i thonë kësaj.
PS. Edhe zotnia Bogdani nuk është autokton, prejardhje sllave ka, nga Sarajeva besoj....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.