Erion Veliaj: në 2013 Rama kryeministër, dhe Shqipëria në BE

Postuar në 20 Shtator, 2011 05:03

Erion Veliaj, që mban postin e koordinatorit të PS-së, ka dhënë një intervistë për Shqip-in. Gjëja e parë që bie në sy janë mesazhet “pajtuese e mirëkuptuese” në adresë të atyre të djathtëve, të cilët s’duhen ngatërruar “me një çetë familjare pushteti” e të cilëve “u refuzohen meritat përballë militantëve, u merren pronat nga të fortët, u mbyllet biznesi nga zhvatjet shtetërore, u zihet vendi nga hileqarët”.

Lidhur me PS-në e akuzuar nga shumë drejtime, si një parti ku është ngushtuar fryma e dialogut dhe e rrahjes së mendimeve, Veliaj shprehet se “opozita mund të mos jetë perfekte, por është sot e vetmja hapësirë pluraliste në politikën shqiptare, .... Klima e debatit është e shëndetshme për sa kohë ruhet një sens mase në prag betejash politike. Në të kundërt, debatet e pafundme dhe menaxhimi i egove kthehet në një anarki të pakontrollueshme”. Teksa flet për këtë argument, ai dallon “një deficit inteligjence tek ata që thonë: ose një opozitë e përkryer, ose mirë jemi me qeverinë më të keqe në Europë”.

Në fund ai është i sigurtë se oferta alternative për të qeverisur Shqipërinë egziston. Kjo ofertë, e nënkuptuar dhe reduktuar në emrin e kryeministrit të ardhshëm, e ka emrin Edi Rama, thotë Veliaj. Nëse ndodh që Rama të bëhet kryeministër, saktëson ai, “Shqipëria do të jetë kandidate për BE në vitin 2013”.

E.G.

Comments

Submitted by SB (not verified) on

Eshte humbje kohe dhe hapesire te vlefshme mediatike  lejimi i  Velijajt qe te shkarravis idetet e tij. Nje njeri i stershitur!

Submitted by fannoli (not verified) on

Ky edhe kur flet duket sikur  eshte ne kafe . Se Edi Rama do  e fus Shqiperine ne BE.......?????  BE tani per tani eshte mbytur ne vetvete dhe ana tjeter eshte se nuk ka nevoje per varka te mbytyra......tani per  tani....

Submitted by tani (pseudonim) (not verified) on

Amin.

Submitted by Albi (not verified) on

Ky eshte as me pak e as me shume se Edi Paloka i PS, nje zgjatim gati-gati fizik i kryetarit per te cilin eshte gati te bej cdo gje.

Me vjen keq qe vazhdohet me parulla te tipit, "e vetmja rruge". Opozita duhet te ndertoje nje alternative fituese te sajen, thjesht sharja e Berishes duket qe nuk ka dhene rezultat.

Submitted by ervin (not verified) on

mezi po pres zgjedhjet e 2013-es te votoj per Ramen kryeminister se pas kesaj fillon parajsa. Ky fakt behet edhe me i besueshem kur fjalet dalin nga rrefyesi i historise se Griseldes se gjakosur. Durim deri atehere pra

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.