Pacolli nën hetim, media: Firmosi si qeveritar një kontratë biznesi personal

Nisja e hetimeve ndaj zv.Kryeministrit Behgjet Pacolli është lajmi i faqeve të para të gazetave kosovare këto ditë. Gazeta “Koha Ditore”, e cila ka publikuar lajmin se Pacolli ka firmosur një kontratë për ndërtimin e një impianti të madh prodhimi energjie elektrike në emër të qeverisë së Kosovës, ndërkohë që ai ka vendosur nënshkrimin në cilësinë e përfaqësuesit të firmës “Seagas”. Në kushte të tilla, Pacolli gjendet totalisht në konflikt interesi, pasi shkon si qeveritar i Kosovës dhe firmos një kontratë si përfaqësues i një kompanie private.
Pas publikimeve, “Koha Ditore” lajmëron se Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet ndaj Pacollit, por nuk mund të bëjë publike më shumë detaje nga kjo procedurë.
Pavarësisht përfundimit që do të nxjerrë hetimi, ky është një tjetër shembull i mirë që na vjen nga shteti i ri, ku hetimet ndaj zyrtarëve të lartë shtetëror fillojnë lehtësisht, ndryshe nga ne.
S.E.
Comments
Po ju pse nuk merreni me
<p>Po ju pse nuk merreni me perfitimiin e kosoves nga kjo mnarreveshje po merreni si u nis hetimi . Ca mund te perfitohet nga kosova qe e shfrytezoka Pacolli. asgje</p><p>ky i juaji eshte lajm mbas lajmi bosh</p>
Add new comment