Suedezët pastrojnë Lushnjen; lushnjarët ndjekin ‘shfaqjen pa biletë’

Postuar në 06 Prill, 2012 13:24

Një kronikë e televizionit Top-channel të linte të topitur, pa fjalë e me një lloj sikleti për faktin që jemi pjesë të një komuniteti apatik e të përgjumur. Bëhej fjalë për dhjetra të rinj suedezë, të cilët kanë ardhur tok me një prift në Lushnjë, e nën shtysa fetare kanë ndërmarrë një aksion pastrimi të qytetit myzeqar. “Lushnja është shumë e pistë dhe ne duam ta përmirësojme këtë gjendje, në të cilën ndodhet aktualisht. Ne mund të bëjmë diçka së bashku”, thotë njëri syresh.

Kamerat kanë kapur banorët e qytetit, të cilëve nuk u është ngacmuar asnjë nerv civik prej këtij aksioni. Të gjithë kanë bërë sehir. Edhe kur grupi i vullnetarëve suedezë mbërrinte te pragu i ndonjë shtëpie private, të zotët e shtëpisë dilnin te porta e bëheshin spektatorë të “shfaqjes”. Nuk u bë i gjallë askush për të mobilizuar lushnjarët në mbështetje të këtij aksioni e pwr t’i nxjerrw nw rrugw krah për krah suedezëve; nuk u bë i gjallë as prefekti, as kryetari i bashkisë, as kryetarët e PD-së, PS-së, LSI-së, as forumet rinore të këtyre partive që në rrethana elektorale mbushin sallat plot, as ndonjë shoqatë, as drejtori i ndonjë shkolle, as kishat apo xhamitë e atyshme, as dega e Aleancës Kuqezi që e ka ngritur kuazën e vet mbi vlerat e mëdha putative humane e kulturore që gjenden në këtë zgëq të pistë të globit, e që për devizë ka sloganin ‘O sa mirë me qenë shqiptar!”

Nëse është mirë me qenë shqiptar, atëherë duhet të jetë turp me qenë suedez. Apo jo?

M.N.

Comments

Submitted by nerro (not verified) on

Te gjithe e duam dhe na pelqen dhe e duam qumeshtin, sidomos ate bio te lopes. Besoj se ka shume njeres qe pak dine se si jeton lopa. Para se te bjeri te fleje lopa ne gjume, e ben nje bajge te madhe, dhe pak me vone, pa e lene te ftohet bajga, shtrihet siper dhe ohoho... fle ne te ngrohte. edhe po e kape ne moment, tia pastrosh, me vrap e me siklet lopa do beje dhe nje tjeter, me ta madhe dhe do nxitoje te shtrihet para se tia pastrosh edhe kete. Keshtu dhe albanistanus sapiens, eshte mesuar te jetoje ne plerat dhe bajgat e tia, jane pjese e kenaqesise dhe e peisazhit qe syri don ti shohe. Aq normale i duket kjo sa ata lushnjaret mezi presin te ikin suedezet dhe vrap ta mbushin serish me plera ku te zhgeryhen si me pare......

Submitted by anila (not verified) on

Nuk eshte plotesisht e sakte. Nuk jane studente suedeze, jane studente te KRISHTERE suedeze. Kjo e fundit i ben keta shume me te disiplinuar, te verber (menderisht) dhe te nenshtruar se pjesa tjeter e te rinjve suedeze me pak te influencuar nga kisha. Per me teper qe kishin ardhur me qellimin te flisnin per 'JEZUSIN', pra per te evangjelizuar, gje qe e ben nismen 'me interes'. Tani une vete kam sh respekt per fene e krishtere, per Jezusin te cilin e besoj vete, por mos ta egzagjerojme me trishtimin mbi apatine e lushnjareve. Jam e bindur qe nese Lushnjaret do te ishin rritur ne Suedi dhe jo ne Lushnje do ta pastronin qytetin po njesoj. Po ashtu, nese ne qytetin e tyre do te punonin kryetaret e tyre, dhe banoret do te çoheshin. Lerini banoret lushnjare apo bashkeatdhetaret e tyre 'be' dhe le te çohen te gjithe ata te turperuarit nga bashkeqytetaret dhe te fillojne te pastrojne vete dhe te tregojne solidaritet ndaj 'te tyreve' pas diskriminuar.

Submitted by erion (not verified) on

une jam Ai djali qe po perktheja grupin. Dua te them qe eshte kisha ungjillore " Fjala e jetes" dhe ne bashkepunim me bashkine, ne organizuam kete projekt. eshte keqinformim ate qe keni shkruar. Faleminderit per mirekuptimin. Gezuar Pashken!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Nano në Shqipëri 75% e popullatës është myslyman kurse Suedezët besoj se nuk ka as 1% dhe kjo është një ndryshimë i madh dhe kur të arijmë ne në të tilla raporte mund të mendojmë si ata zoti e bëftë sa më shpejtë

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.