Themelimet, mes rithemelimeve e çthemelimeve

Një nga përfaqësuesit shumë të respektuar të partive në pushtet, pikërisht sepse nuk mban karakteristikat e pushtetit z. Mark Marku i dha zë publikisht në Shqip të R. Xhungës idesë së ‘rithemelimit’ të PD’së. Pikëpyetja e parë që m’u krijua ndërsa e dëgjoja (e nga e cila rrjedh kjo analizë) ka lidhje me konceptin ‘rithemelim.’ Si mund të rithemelohet diçka pa u çthemeluar apo çmontuar, për t’a ringritur atë ndërtesë? Nuk dua të ngushtoj termin e përdorur nga z.Marku të cilin e kuptoj se nuk e ka për ngulje-shkulje ‘inxhinierike,’ por për një llogjikë rinovimi politik. E në këtë llogjikë nëse flasim për rinovim të PD-së në kuadrin e rinovimit të thellë që mund të quhet rithemelim, besoj se fillimisht duhen riparë akset që bëjnë një subjekt politik: lidhjet në parti, ligjërimi, qasja ndaj qeverisjes. Në lidhje me PD-në këto tri akse përkthehen respektivisht në korrupsion, ligjërim politik brutal dhe mospërgjegjësi. Por, a çmontohen dot korrupsioni, ligjërimi politik brutal dhe papërgjegjshmëria nga PD’ja?
Nëse e fillojmë me lidhjet brenda partisë është e dukshme që në PD ato janë përtej nepotizmit, favoritizmit, klaneve, grupimeve apo kulisave, simptoma të përhershme të politikës jo veç në Shqipëri. Lidhjet brenda e ndërmjet grupimeve kryesore që sot bëjnë PD-në janë thellësisht të mpleksura me korrupsionin në shkallë kombëtare e lokale të ulur në të gjitha boshtet që lidhin shoqërinë me qeverisjen. Për të çmontuar korrupsionin duhet të largohet nga partia Berisha bashkë me bashkëpuntorë të ngushtë si Basha. Nuk besoj se mendon, apo guxon të mendojë ndokush PD-në pa Berishën apo Bashën. Z.Marku i kërkon Berishës ndryshim, kur në themel është Berisha vetë që duhet të ndryshohet. Por, dhe për këtë mendoj është shumë vonë se as Berisha nuk ka më forcë. Korrupsioni i partisë është përtej Berishës apo fytyrës së tij të re, Bashës. Ato janë vetëm përfaqësues të veglave të korrupsionit që s’bëjnë dot asgjë pa ‘mirëkuptimin’ e familje-klano-bizneso-fiseve për të cilat ato zaptuan dhe bashkinë e Tiranës. Çdo plan i shpëtimit të PD me këta brenda, është t’i ngjyrosësh fasadën kësaj mpleksjeje korruptive që po triumfon së fundmi me llotari e forcon shtatin duke u ushqyer me pemët e Tiranës dhe me copa bregdeti.
Vimë tek gjuha politike brutale e eksponentëve të PD. Ligjërimi i PD’së është i mpleksur me vulgaritete që përfshijnë sharje me nënë, babë, bir, familje e që në Europën e bashkuar konsiderohen barbarizma. Aq e hershme dhe pjesë e identitetit të PD-së është kjo sa karakterizon një pjesë të madhe të kryesisë e deputetët më të spikatur të saj. Për të ardhur, fatkeqësisht, tek ato të rinj e të reja që kanë vazhduar të lexojnë në deklarata këto turpe se ia jep detyrë partia. Me kë do ‘rithemelohet’ PD’ja? Me gjithë ato që nga podiume e ekrane televizionesh futin kulturën e dhunës verbale pa pikë ndroje në familjet shqiptare? Apo, ato që kanë bërë ç’mos të krijojnë tensione në çdo debat televiziv? Pastaj, them se fillimisht këta duhet të kërkojnë falje për ligjërimin politik të deritanishëm. Por, a e kuptojnë ata ndopak këtë barbari gjuhe politike dhe efektet e saj në kulturën politike të vendit? Herën e fundit që i kam dëgjuar thanë se "do varnin për palmash deputetë të opozitës"; e ca më përpara kanë pas folur për "plumba ballit". Jam e bindur që në tavolinat me miq s’janë kështu. Por, s’ka fare rëndësi në politikë personalja e askujt, është publikja apo mpleksja e saj me publiken që prek vendin e fatet e qytetareve. Në këtë kontekst, nuk di a mund të ketë rithemelim ndërsa është kaluar nga diskursi i plumbit tek ai i varjes e kjo është gjuha e PD-së që para ardhjes në pushtet.
Të vimë tek marrja e përgjegjësive, aksi tragjikomik. Një pushtet që thotë Zoti më ka çuar përmbytjet dhe opozita problemet me Europën nuk duket se e kupton fjalën përgjegjësi. Një pushtet në një vend ku njerëz vriten përditë me gjithëfarëlloj sebepesh nga më banalet, tek me kriminalet e kryepushtetari veç flet për arritje, do të thotë që s’ia ka haberin e të qënit në detyrë. Në fakt, kryepushtetari e shumica e kryesisë së PD s’ka si ndjen krizën sociale që po dërrmon shoqërinë se për ato në këtë fare feje siç është Shqipëria është mrekulli. Eshtë i gjatë zinxhiri i papërgjegjësive dhe do kemi kohë t’ia kujtojmë kur të vinë përsëri për të na kërkuar vota në 2013. Po dhe thjesht kjo logjikë që shënjova, besoj mjafton për të treguar se pushteti i PD-së është totalisht i papërgjegjshëm. Sikur të marë të paktën një nga përgjësitë që ka ky pushtet, duhet që deputetë e ministra të japin në masë dorëheqjen e të shkojnë në gjykatë që nesër. Me zgjedhjen e presidentit, që ka lidhje drejtpërdrejt me kontrollin e sistemit të drejtësisë, besoj e kuptuam se sa e kishin ndërmend të jepnin llogari.
Ka dhe një pikë të fundit, për të ardhur tek «rithemelimi» i propozuar nga z. Marku, mpleksja me LSI. Z.Marku këtë e thotë, por nuk thotë që është pikërisht kjo mpleksje që vërteton se PD është veç këto tre akse që thashë më sipër dhe përtej tyre s’ka PD. Mund të ketë individë që janë ndryshe siç edhe z. Marku, por jo PD. Kooperimi PD-LSI ka tre karakteristika bazë: është trafik votash, bashkëpunim në korrupsion, dhe pazar pushteti në kurriz të mirëqënies së shqiptarëve. Për të zhbërë këtë duhet të marrë përgjegjësi PD-ja, po dhe LSI-ja. Po, siç z. Marku po dhe z. Majko në Top-Story e shpjegoi qartë, ndryshimet në qeveri tregojnë për një rinovim pakti. Dhe, ky pakt është i bazuar në shpërdorimin e mundit e djersës së shqiptareve brenda e jashtë Shqipërisë. Eshtë pakti i një qeverie të shkëputur nga lidhja që ka me dinjitetin e përparimin e vendit e nga sukseset individuale të mijëra shqiptarëve.
Po qe se kishte hapsirë të paktën për reflektim në PD nuk do kishte sot FRD. Me formimin e FRD-së, z. Oketa e z. Biberaj, figura shumë të nderuara të së djathtës shqiptare i bënë një shërbim kolosal asaj që z. Marku e përmend si vlerë, dhe është shumë e vërtetë, elektoratit të djathtë. Në fakt mendoj se në 2012 u përfunduan dy rithemelime të rëndësishme. I pari është krijimi i FRD-së nga e djathta shqiptare. I dyti kristalizimi i PS-së së rikrijuar nga fryma progresiste që solli në krye Ramën. Ndarja e LSI-së me PS kishte krijuar kushtet për ndryshim në PS. Zgjedhja e z. Rama, një intelektuali të një formacioni krejt ndryshe, krijoi tërmetin e dytë shumë të fortë në PS. Kalimi në llogoren e Berishës së z. Nano në 2009 i dha goditjen e fundit strukturave të trashëguara në shëmbje. Ceremonia mortore e z. Alia ku nuk qe prezente një pjesë e madhe e përfaqësuesve të partisë socialiste të transformuar, nënvizoi dallimin esencial në qasje me të shkuarën. Moskandidimi i z. Nano si kandidat për president i PS vërtetoi rithemelimin e PS.
Nëse Shqipëria bëri një ndarje me një regjimin në 1992 është vetëm në 2013 që po kërkon të ndahet politikisht me të. Distancimi nuk vjen veç nga e majta, apo veç nga e djathta, distancimi vjen i përbashkët, sepse nuk ka gjëra të ndara, ka interaksion të përhershëm. Këtë kuadër dinamikash politike e plotësojnë në spektrin social lëvizjet e fundit qytetare që kemi parë nga Bulqiza deri tek ato për pemët e plehrat në Tiranë. Këto janë shumë të brishta akoma, por vetëm brenda këtij interaksioni në të gjithë krahët do të vimë tek shumatoret që gjenerojnë ndryshim. Ashtu siç asnjë lëvizje politike, ide intelektuale apo lëvizje qytetare nuk do shtrihej në shoqëri pa këtë media shqiptare që përfshin individë shumë aktivë të cilët kanë ditur e kanë pasur kurajon të vënë gishtin sa në plagë shoqërore aq politike shqiptare.
Ideja ime mbi dinamika rithemelim të skenës politike shqiptare në 2012 nuk nënkupton struktura e njerëz totalisht të rinj që bëjnë çdo gjë ndryshe. Materiali i rindërtimit apo rithemelimit në çdo shoqëri është shoqëria vetë me të sotmen dhe të djeshmen e saj. E për të rindërtuar politikën, besoj është e qartë që nuk angazhohen të sapolindurit as të sapodalët nga bankat e fillores. Pas këtyre dy stadeve të gjithë jemi pjesë e interaksionit që formëson politikën, socialen, kulturoren e secilin nga ne. Gjithsesi kjo shoqëri, me të shkuarën, të sotmen e dëshirat për të ardhmen, pati forcën të tund e shkund themelet e të rinovojë. Mënjanë kritikat, PS e Ramës është PS e brezave ndryshe dhe ajo që dinamizoi tërësisht jetën politike. Po ashtu, pamvarësisht objeksioneve që do të kemi pas që të dëgjojmë platformën e tyre, apo për përformancën e eksponenteve gjatë këtyre viteve, FRD-ja është partia e brezave të tjerë të djathtë që s’kanë si t’a gjejnë veten tek PD-ja. Në 2013 Shqipëria vendoset në sfidë. Kjo nuk është ndonjë gjë për t’u ekzagjeruar, as ndonjë katarsis, por është fillimi i kristalizimit të rithemelimeve. Në PD nuk mund të ketë tashmë rithemelim, por në 2013 duhet të kristalizohet çthemelimi i llogjikës së PD-LSI, që të fillojmë e themelojmë një shoqëri që gjeneron më pak vuatje, e do mundet të shërojë pak nga pak plagët e hershme e të reja.
Comments
"Kristalizimi i forcave

"Kristalizimi i forcave progresiste qe sollen Ramen ne krye te PS", "PS-ja e Ramës është PS-ja e brezave ndryshe dhe ajo që dinamizoi tërësisht jetën politike."--U mallengjeva, nuk i permbajta dot lotet kur i lexova keto rreshta. Me kujtoi shoqen Lenka Cuko, qe i lehte i qofte dheu(ne paste vdekur tashme.)

Eh, keto forca progresiste qe u grisnin fjalimet kundershtareve ne kongresin qe u zgjodh Rama kryetar, atyre ua kemi borxh gjithe kete lumturi qe na ngazellen shpirtin. Atyre dhe vetem atyre ju detyrohemi kur shohim Kryetarin e gjitheditur te udheheqe pagabueshem dhe sypatrembur nga humbja ne humbje.

Dhe keta brezat ndryshe, sa te papame ngjajne kur gjuajne me grushte njeri tjetrin, kur perjashtojne e shkarkojne njeri tjetrin si ne kohen e Xhaxhit, kur manipulojne listat e delegateve ,kur peshtyjne, skermiten perplasin thundrat e lehin nga mengjesi ne darke!. Sa te mire qe jane!

Arroganca demokrate eshte

Arroganca demokrate eshte thjesht e pakonkurueshme< Keta nuk kane bere asgje me shume, nuk kane provuar asgje deri tani nga gjithe premtimet e tyre. Por ata jane te pakritikueshem, sepse ata jane me te zgjuar se ne te tjeret, qe nuk kemi qene aq te zgjuar sa te beheshim demokrate. Le ti leme te vetediturit dhe te vetekenaqurit demokrate te vetembyten ne delirin e tyre te mendjemadhesise.

Edhe kjo do me ngrene ndonje

Edhe kjo do me ngrene ndonje ngjale valle?

Mua shkrimi me pelqen Ka

Mua shkrimi me pelqen

Ka qartesisht kapacitet analitik dhe ngre nje problem thelbesor lidhur me ate qe quhet "rithemelim i PD" etj.

Pergezime autores qe mban nje nder emrat shkodran me te bukur te shqipes se folur:)

shume emer i bukur per

shume emer i bukur per pseudonim partizan.si nuk ju ka kujtu shokut enver.

ka bere nje analiza qe te le pa men e pa fiqir.djemte e bllokut rithemeluan ps.

hajde gallate hajde.

edhe ti emer puro shqip paske

sa keq qe dine shkrim e

sa keq qe dine shkrim e kendim disa si ky nik

nuk lexon artikullin komplet po kapet me 1fjali ne te

nuk i vjen turp te merret me emrin e tjetrit kur ka dhjetra rrjeshta shkrim

çfare analfabeti ne tru i shkreti

po pse merzitesh more

po pse merzitesh more virus.

nje fjali eshte,por thote nje gje te "parendesishme fare",ate qe djemte e bllokut rithemeleuan PS.kaq mjafton per te kuptuar autoren partizane.

ajo aty flet dhe per tmajten

ajo aty flet dhe per tmajten dhe per djathten po ty te paska djege se thote ndryshe per ate te gjatin si i thona na shkoder

ty tjep sherbet fatosi mduket eh sa mir e njofim na at knej nshkoder

shko mor nik mso me lidh fjalite se duket qe ajo e paransishmja paska kene sh e ransishme per ty

o shoku Nik, uli mor tonet se

o shoku Nik, uli mor tonet se ta nderseva Saliun t t kafshoj :) hahaaaa :)

nuk eshte pseudonim Falma, mesohuni t mateni pak para se t shkruani. Fute ne gogle a bej nje kerkim t vogel dhe do mesosh shum m teper :)

Edhe zoti Berisha nuk mori

Edhe zoti Berisha nuk mori pjese ne varrimin e te ndjerit Alija, por kjo s'do te thote se "Berisha u rithemelua" apo u dekomunistizua??? S'kisha lexuar deri me sot artikull kaq siperfaqesor dhe kaq pa llogjike. Pastaj partite politike te ne jane pjese e skemes ramiziste, secili luan rolin e paracaktuar, prandaj s'ka vend per shume filozofime. Dikush me te drejte thote se ne Shqiperi eshte nje situate putiniste, pra ka opozite, por eshte njesoj sikur te mos jete...

Perderisa ju zemeron kaq

Perderisa ju zemeron kaq shume ky artikull, do te thote qe nuk eshte aq "siperfaqesor" sa c'shkruan ky zoteria Shkodra me siper. E kunderta duhet te jet e vertet, sepse shof qe jeni nxefur. Ju ben dem me gjith ket vap :)

nxehur??? ca thua mor Mateus,

nxehur??? ca thua mor Mateus, qe e paske dhe emrin e kopjum...Artikulli, per te mos dashur te fyej artikullshkruesen eshte shume servil dhe ordiner...thjesht nje demonstrim i te shkretes per t'i rene ne sy te gjatit te PS-se, kaq. Ketu fillon dhe mbaron...Komentova vetem per te thene se s'ia vlen gjithe ky servilizem, kur tjeterkush e ka bere skemen politike per kete vend. Here tjeter me emer shqiptar, se s'dukesh as interesant:P

mas u fyj dhe ti po tja kishe

mas u fyj dhe ti po tja kishe vu vedit e emnin zog gamari se po na turpnon shkodren

ska si me thane a shkoi a sshkoi sala te deka ramizit se sala asht i kohes ramizit

ajo po thot tikin tan tkohes ramizit bashke me tosin e tane

po ti smushke hiç

kjo e servilizmit e fort se skupton artikullin e shan autoren

ti o gamar o rrot xhelozi, po ndrru pseudin se ska faj shkodra

Shih si shkruan??? Lexoje dhe

Shih si shkruan??? Lexoje dhe njehere komentin tim qe te kuptosh se dhe ata qe vijojne sot ne PS jane te skemes se Ramizit. Mos te duket Gramoz Ruci modern??? Apo dhe ca te tjere si puna e tij? Mesohu te respektosh mendimin e tjetrit. Xheloz per cfare??? hahahaha Edhe dicka tjeter qe e mesonim qe ne kopesht ne Shkoder: "Kush shan, shan vedin". Pra shprehjet "gamar" e ku di une t'i kam fale dhe te takojne ty, me c'duket je i tille, prandaj ia vesh te tjereve.

duket qe jane zemeru se spo

duket qe jane zemeru se spo dine se si mund ti hidhet balte

me thene te drejten veç po ia rrisin vleren shkrimit

po te vjen keq kush e lexon thuaj

tipa qe pyesin pse nuk mori parasysh qe Berisha nuk shkoi te varrimi i ramizit

keto skane mbaru as filloren mduket duan te kuptojne analizen politike

gjynaf

aq shume ja kemi rrit vleren

aq shume ja kemi rrit vleren shkrimit saaaaaaaaaaa ne WC do te perfundonte po te ishte ne gazete.

mos u merrni me nik malokun o

mos u merrni me nik malokun o resublica-ne. a nuk e kuptoni se ai eshte fahri balliu, frrok cupi, artan hoxha, ose nje i paguar prej tyre? lereni ore te shkruaje sa te doje ketu dhe mos lexoni fare se c'a shkruan. bythelepires si niku, fahriu, frroki, artani etj. thjesht duhen injoruar. kurse saliu po, e do ballit....

me vertet bravo sa duhet e si

me vertet bravo sa duhet e si duhet i ke thene gjerat

Add new comment