Teza "Veliaj" dhe nevoja për një opozitë "ndryshe"

Postuar në 10 Shtator, 2012 11:02
Edvin Kukunja

Një opozitë “ndryshe”. Strategjitë zgjedhore dhe nevoja për të bërë të mundur dallimin

1.
Vetëm dhjetë muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 2013. Një takim ky i një rëndësie të veçantë për axhendën dhe jetën politike të vendit. Kjo për shumë arsye, ndër të cilat më parësorja është mundësia e një rotacionit politik të munguar prej dy legjislaturash tashmë.
Ky mekanizëm, pra mekanizmi i kalimit të pushtetit nga njëra forcë politike në tjetrën, është jetësor për vetë demokracinë dhe mbarëvajtjen e jetës institucionale të vendit. Kur flasim për pluralizëm si karakteristikë e patjetërsueshme e çdo demokracie me të vërtetë funksionale, nënkuptojmë pluralizmin e alternativave, mëshiruar dhe më tej në mundësinë për të zgjedhur dhe për të vënë në provë secilën prej tyre.
Është pikërisht kjo arsyeja pse, në logjikën e “lojës” demokratike, çdo forcë politike vihet përpara domosdoshmërisë për ta shndërruar vizionin e saj në një program politik. Ky dokument, i cili duhet të zhvillohet si një strukturë koheze zgjidhjesh, propozimesh dhe qasjesh ndaj problematikave ekonomike, çështjeve të arsimit, ato të shëndetit publik dhe të çështjeve sociale në tërësi, duhet të jetë dhe burimi i diskursit politik publik.
Lideri, struktura, vizioni dhe programi janë ingredientë të pandarë të çdo alternative politike që kërkon votën e zgjedhësve për të qeverisur vendin për aq kohë sa e lejojnë rregullat e kësaj “loje”. Ky është mësimi numër një që mund të nxjerrim nga eksperienca e vendeve me demokraci të konsoliduar në përgjithësi, dhe nga fushata zgjedhore që po zhvillohet ndërkohë në Shtetet e Bashkuara në veçanti. Një forcë politike e cila kërkon të vërë shenjën e dallimit midis saj dhe kundërshtarit, duhet ta bëjë këtë dallim në mënyrë sa më qartë që të jetë e mundur.
Në Shqipëri shumë është investuar për të bërë të mundur pikërisht të kundërtën. Në Shqipëri i gjithë diskursi politik, mjetet dhe teknikat e komunikimit janë vënë në shërbim të një projekti politik famëkeq siç është dhe ai i asgjesimit të pluralizmit nëpërmjet njëjtësimit të alternativave politike. Ky është dhe çelsi që mundëson dhe shpjegon të ashtëquajturin sukses dhe jetëgjatësi politike të dështakëve historik, siç është dhe Kryeministri Berisha.
Një forcë politike ndryshe në vendin tonë, do të ish një forcë e cila pa asnjë dyshim nuk do të hiqte dorë nga funksioni kritik dhe denoncues ndaj abuzimeve të pushtetit, por do të fokusonte të gjitha energjitë e saj në përcjelljen e vizionit, programit të saj sa më gjerë në opinion politik. Dhe ç'është më e domosdoshme, nga ajo kërkohet që ky gjest politik të mos ndalet për asnjë arsye.

2.
Në këtë drejtim, Partia Socialiste duket të ketë një avantazh përpara kundërshtarit. Pra, jo më larg se dhjetë muaj nga takimi elektoral i 2013, ajo tashmë i ka paraqitur opinionit publik një dokument programativ politik. Alternativa e saj politike është e mishëruar në trajtën e një dokumenti me të cilin gjithsecili prej nesh mund të njihet dhe ta konsultojë në çdo moment.
Tashmë, siç dhe është thënë në zbulimin e strategjisë të fushatës elektorale 2013, mesazhi që përmban ky program është sintetizuar në formula dhe linja të përgjithshme në trajtën e listave për ta bërë atë sa më të “konsumueshëm” për opinion publik në tërësi. Jam dakort me Z. Veliaj kur ai thotë që kjo është një ndër arsyet që e dallojnë opozitën nga kundërshtari, pra të paturit një mesazh të qartë politik dhe një program të mirëfilltë.
Por kjo nuk mjafton! Nuk mjafton për të bërë dallimin midis opozitës dhe maxhiorancës.Siç nuk mjafton të thuash që je ndryshe për të qenë vërtetë i tillë.
Për të qenë të sinqertë, kërkohet që kjo forcë të jetë e aftë ta ushqejë diskutimin publik me argumentë dhe alternativat e saja programatike nëpërmjet një aksioni intensiv, i cili duhet të shohë të rreshtuar në radhë të parë të gjithë socialistët, duke filluar nga anëtari më i thjeshtë deri tek lideri i tyre.
Kjo qasje, e cila në situatën vërtetë tragjike që po kalon vendi ynë, është jo vetëm e nevojshme për të bërë dallimin por dhe e dëshirueshme në të mirë të jetës politike dhe të shoqërisë shqiptare. Nëse ka një flamur, nëse ka një risi që çdo forcë politike do të duhet të “privatizonte” është pikërisht kjo. Nxjerra e strukturës politike nga trysnia dhe graviteti i personalizmave dhe personalizimit të diskutimit, shndërrimi i saj në një shkollë të mirëfilltë politike, në një strukturë në gjëndje të prodhojë, të promovojë mundësi të reja dhe të hapura për të gjithë.
Kjo nuk do të thotë që një strukturë nuk duhet të ketë një lider, një skuadër udhëheqëse që mbështet liderin dhe një strukturë. Kjo do të thotë që çdo socialisti i kërkohet të besojë dhe të mbështesë në mënyrë të arsyeshme alternativën politike që përfaqëson programi i PS-së. Në këtë mënyrë do të përfitohej sinergjia e nevojshme për të mundësuar përcjelljen dhe përqafimin e alternativës së saj politike sa më gjerësisht nga opinioni publik.
Kjo do të ish rruga më e shëndetshme për të bërë të mundur atë që Z.Veliaj quan mbështetje e pakushtëzuar ndaj Liderit në përballjen me kundërshtari.

3.
“I tempi sono maturi” mjaftueshëm për ta nxjerrë diskutimin nga ai dimension patetik dhe të përdalë ku dhe e ka futur, jo pa qëllim, ai aksion politik i cili ka mundësuar mbijetesën e përbindshave politik, produkte hibride më shumë të së kaluarës se sa të së tashmes.
Diskursi politik ka domosdoshmërisht një thelb etik i cili përkon me vizionin dhe nevojën për të diskutuar mbi publiken si dimension gjithpërfshirës; mbi ekonominë në funksion të publikes dhe të mirës së përbashkët; mbi arsimin dhe cilësinë e tij si mënyra më e natyrshme për të ripërtërirë energjitë e një shoqërie; mbi shëndetin publik si një mundësi për të gjithë dhe jo për të paktët që e kanë të garantuar këtë akses falë të ardhurave; etj etj .
Është e vërtetë që dokumentet programatike kërkojnë një përgatitje dhe interes mbi mesataren për t'u aksesuar, por kjo nuk mund të jetë dhe nuk është gjithsesi një pengesë. Të gjithë ne e jetojmë realitetin shqiptar, të gjithë ne jemi të përfshirë jo vetëm emocionalisht nga tragjedia shqiptare. Të gjithë ne e dimë ç'na shqetëson dhe ç'na lëndon në përditshmërinë tonë. Ndaj dhe të gjithë jemi në gjëndje të vlerësojmë nëse diçka, një zgjidhje apo një alternativë do të ish në gjendje të zgjidhte sadopak problemet tona.
Pra, duke u nisur nga kjo e vërteta jonë e përbashkët, bëhet e mundur dhe përcjellja e alternativës politike të përmbajtur në një program politik si ai i PS-së. Dhe e përsëris, kjo gjë kërkon angazhimin e çdo socialisti në vetën e parë.
Kjo është mbështetja që i nevojitet një lideri për të mundësuar suksesin politik të forcës që i udhëheq. Për ta bërë të mundur këtë duhet që çdo strukturë e kësaj force politike të angazhohet në debatin publik mbi alternativat politike. Për më tepër, kur kemi parasysh që në kahun tjetër i vetmi program politik mund të quhej mundësimim i mbijetimit politik të një individi dhe klanit të tij ekonomik.

4.
Programi, strukura , skuadra dhe lideri duhet të vihen në funksion të një qëllimi parësor, realizimi i të cilit është dhe hapi i parë drejt suksesit politik. Këtë duhet të kemi parasysh kur flasim për strategji zgjedhore.
I duhet bërë e qartë çdo shqiptari që nuk ka një çështje politike shqiptare por ka një çështje sociale shqiptare.
I duhet bërë e qartë çdo shqiptari që në lojë është e ardhmja e tij dhe e fëmijëve të tij.
Çdo shqiptar duhet të dijë që zgjedhja e tij, vendosmëria për ta mbrojtur votën nga pazarllëqet që luhen mbi kurrizin e tij, do të mundësojnë ndyshimin. Rotacioni politik është një mekanizëm që mundëson mbrojtjen e demokracisë.
Kjo gjë duhet bërë duke bërë të mundur njohjen e zgjedhësve me alternativat, në rastin tonë me alternativën e vetme në “tregun” e alternativave politike që ofron politika shqiptare.

Comments

Submitted by Arben Demo (not verified) on

Zoti Kukunja !

A mund te na drejtoni se ku mund ta gjejme te plote kete Program aktual

te Partise Socialiste.

Faleminderit.

Submitted by Arben Demo (not verified) on

faleminderit!

por qysh atehere kane kaluar dhjete muaj dhe mbase do kene bere ndryshime prandaj pyeta zotin Kukunja qe kur te bej ndonje verejtje mos te me thone se  ke lexuar nje te vjeter.

sidoqofte  faleminderit

Submitted by Anonim (not verified) on

"... rotacionit politik të munguar prej dy legjislaturash tashmë."

Dy legjislatura?? Si keshtu?

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

me pelqeu shume titulli alucinant: TEZA VELIAJ!! hahahahahahahaah

Submitted by Albi (not verified) on

Nje artikull i mbushur me klishe dhe pergjithesime.

1. Ku eshte programi zoteri?

2. Cfare provash keni ju se programi vlen apo jo ne Shqiperi, sepse une vetem debate idesh nuk shof ketu? (Pse? E kemi diskutuar ne respublica kur kane qene "tani97" dhe "hapi" verdalle, nuk mund te kesh debat idesh aty ku nuk mbrohet karriera e individeve).

3. Pse kaq te fandaksur mbas idese se liderit te forte? Opozita ne USA nga shkruajti Erioni funksionon pa lider de-facto deri 4-5 muajsh para zgjedhjeve. 4 vjetet ne opozite ju sherbejne individeve te ndryshem per te ngritur platformat e tyre individuale.

4. Pse nuk shkruan konkretisht atehere kush jane te drejtat dhe detyrimet e ekipit, kush jane te drejtat dhe detyrimit e kryetarit. Sepse kete askush nuk e ka te qarte ne politiken shqiptare. Na kerkohet te mblidhemi fort pas kryetarit, po askush nuk e di kush jane limitet e pushtetit te tij.

Z.Kukunja, ceshtjet e politikes shqiptare jane konkrete, zgjidhen me hapa, rregulla, ligje konkrete. Artikuj te ketij tipi "sa mire do ishte sikur te ishim te gjithe shok" nuk nxjerrin asgje ne vine.

Submitted by Tani97 (not verified) on

Pershendetje Albi,

ketu jam gjithmone. E lexoj perdite qofte Res Publica qofte Tema. Por nuk kam komentuar me me kete emer. Po e ruaj per zgjedhjet e reja :).

Ciao!

Submitted by Denis (not verified) on

pershendetje Albi.

Te kritikosh eshte nje nga zgjidhjet me te thjeshta,dhe te kuptosh thelbin e shkrimit eshte lodhja me e madhe per njerzit qe jane pesimist. Fjalet jane shume koncize dhe kuptimplote teper te sqaruara dhe te sakta. Gabimi qe bejn shqiptaret eshte se nuk dine te ndajne cilat jane politikat e majta dhe te djathta,ne jemi nje shtet me nevoja shume te medha sociale. Mund te kesh shume verejtie per programin e partise socialiste po nuk mund te hedhesh hipoteza nese nuk ke qene prezent te pakten ne nje nga tryezat e ngritura per problematika dhe ceshtje te ndryshme me eksperte te fushave te caktuara,ku jane hedhur hipoteza,jane pare pengesa,jane pyetur qytetare te thjeshte per te aritur ne nje zgjidhje optimale per te gjithe. Punesimi,Arsimi,Mjeksia,Korupsioni pikat me te rendesishme dhe me problematiket ne vendin tone. kete mund ta ndiqje dhe neper media e cila ka qene ne kohe reale (live) uroj qe te mos gabosh ne zgjedhjet qe mund te besh se nje zgjedhje mund te te favorizoj ty personalisht per nje kohe te konsiderueshme por do demtoj shume te tjere...

Submitted by reformer (not verified) on

Ka vetem nje program dhe ky i drejtohet PD-se: mos vidhni voten!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.