Përse unë nuk jam krenar që jam shqiptar

Shumȅkush mund tȅ irritohet menjȅherȅ sapo tȅ lexojȅ kȅtȅ titull dhe pikȅrisht kȅtu fillon arsyeja e mos-krenarisȅ time, tek mȅnyra se si ne reagojmȅ gjaknxehtȅsisht pa i shkuar gjȅrave deri nȅ fund. Kohȅt e fundit gjithȅkush me njȅ logjikȅ normale, vȅren se Shqipȅria ȅshtȅ kthyer jo vetȅm nȅ vendin e çudirave, ku ndenjtja nȅ ujȅ pȅr mȅ shumȅ se 140 minuta merret si njȅ arritje “politike”, por edhe nȅ vendin ku jeta e njeriut nuk vlen pavarȅsisht sa i pasur ose i zgjuar je. Mosqenia krenar lidhet me faktin se nȅ vendin tone po tȅ gȅrvishtȅsh pa dashur njȅ makinȅ pȅrfundon nȅ varr, po tȅ futet lopa ose delja nȅ oborrin e komshiut pȅrfundon nȅ varr, po tȅ ngresh zȅrin pȅr taksȅn e ashensorit pȅrfundon nȅ varr, po tȅ kȅrkosh tȅ ndash vijȅn e ujit, pronȅn pȅrfundon nȅ varr, po tȅ ndȅrtojȅ qeveria bisnes afȅr shtȅpisȅ mund tȅ pȅrfundosh nȅn gȅrmadha, po tȅ ngresh zȅrin kundȅr bashkisȅ pȅrfundon i rrahur e tȅ tjera raste tȅ panumȅrta si kȅto. Mosqenia krenar gjithashtu vjen dhe nga fakti qȅ shumica nuk arrin dot tȅ kuptojȅ as tȅ drejtȅn e tyre minimale: protestȅn. Nȅ tȅ gjithȅ kȅtȅ amulli tȅ krijuar nga politika e mbrapshtȅ e Sali Berishȅs me jeniçerȅt e tij nȅ kȅto njȅzet vite, ne nuk kemi arsye tȅ jemi krenar qȅ jetojmȅ nȅ Shqipȅri, e megjithatȅ nacionalizmi sot ȅshtȅ kthyer nȅ njȅ strehȅ ku ne kȅrkojmȅ tȅ fshehim paaftȅsinȅ tonȅ pȅr tȅ qeverisur vetveten. Kohȅt e fundit njȅ lȅvizje qȅ nȅ fillim nuk u bȅnte dot politike pȅr shkak tȅ qȅnies sȅ kryetarit tȅ saj nȅ njȅ post publik nga ku ai bashkȅ me tȅ tjerȅ arriti tȅ shkatȅrrojë ate qȅ vetȅm fjala i ka ngelur drejtȅsi, ȅshtȅ sot duke pȅrdorur njȅ pjesȅ tȅ pakȅnaqur tȅ shoqȅrisë per tȅ marrȅ vota nȅ zgjedhjet e ardhshme. Natyrisht ȅshtȅ e drejta kushtetuese e kujtdo tȅ krijojȅ parti e tȅ ftojȅ njerȅzit tȅ votojnȅ pȅr alternativen qȅ paraqet, por nȅ kȅtȅ rast ekstremizmi qȅ Aleanca Kuq e Zi po tregon, mendoj se kjo force ȅshtȅ njȅ rrezik pȅr integrimin Europian dhe tȅ ardhmen. E kaluara gri e Kreshnik Spahiut, zgjedhja e tij nga regjimi i Sailut nȅ krye tȅ drejtȅsisȅ dhe mospranimi kategorik pȅr tȅ bȅrȅ koalicion me njȅ forcȅ progresiste siç ȅshtȅ Partia Socialiste, e bȅn kȅtȅ forcë ose tȅ paaftȅ pȅr tȅ bȅrȅ politikȅ ose njȅ LSI qȅ do tȅ mbledhȅ atȅ votȅ qȅ Saliu nuk e mbledhȅ dot vetȅ. Kjo forcȅ po luan qorrazi pa asnjȅ vizion me ndjenjȅn kombȅtare dhe po na kȅrkon tȅ jemi krenarȅ pȅr dȅshtimin tonȅ sepse gjoja qenkȅrshka mȅ e rȅndȅsishme tȅ sulmojmȅ qorrazi pa asnjȅ shkak tȅ mirȅfillte njȅ fqinj si Greqia ku varet njȅ pjesȅ e mire e ekonomisȅ Shqiptare se sa tȅ shqetȅsohemi se pikȅrisht drejtȅsia qȅ Kreshniku e bȅri lesh e li ka rȅnȅ bashkȅ me shtetin. Qȅ tȅ kesh luksin tȅ merresh me mullinjtȅ e erȅs se nacionalizmit do tȅ thotȅ se ke njȅ bazȅ tȅ forte ne shtetin amȅ, ku drejtȅsia funksionon, mirȅqenia ȅshtȅ nȅ nivelet optimale dhe ku njerȅzit nuk kanȅ me se tȅ merren dhe i kthehen frymȅs nacionaliste. Ne fakt ajo qȅ AK nuk arrin tȅ kuptojȅ ȅshtȅ se hapi i pare i nacionalizmit ȅshtȅ konsolidimi i shtetit ku drejtȅsia luan njȅ rol tȅ rȅndȅsishem, pa kȅtȅ baze nuk ke se si kȅrkon bashkimin e trojeve Shqiptare. Futja e Shqipȅrisȅ, Kosoves, Malit tȅ Zi dhe Maqedonise nȅ Bashkimin Europian automatikisht bashkon tȅ gjitha trojet Shqiptare madje dhe Camerine dhe ȅshtȅ nȅ dorȅn tonȅ pas kȅsaj tȅ manaxhojmȅ hapsirat qȅ na jep ky bashkim. Kjo ȅshtȅ e vetmja rrugȅ qȅ do tȅ bashkojȅ realisht Shqiptarȅt dhe jo sulmet qorre dhe pa adresȅ kundȅr njȅ vendi tȅ Bashkimit Europian ku duam tȅ integrohemi. Per kȅto arsye Aleanca Kuq e Zi jo vetem qȅ ka zgjedhur njȅ rrugȅ qorre por gjithashtu refuzon tȅ bashkoje forcat me tȅ gjithȅ kundȅrshtarȅt e qeverisȅ sȅ sotme e cila ȅshtȅ e vetmja pengesȅ nȅ rrugȅn drejt Europȅs. Pȅrpjekja e kȅsaj force pȅr tȅ na bȅrȅ krenar pȅr vendin tonȅ tȅ shkatȅrruar, tȅ vjedhur e tȅ masakruar, ȅshtȅ njȅsoj si pȅrpjekja e Saliut pȅr tȅ na shitur varfȅrine tone tȅ tejskajshme si mirȅqenie dhe unȅ nuk jam krenar. Nuk jam krenar qȅ ne nuk ngrihemi dot tȅ protestojmȅ pa pritur tȅ na organizojnȅ politikanȅt, nuk jam krenar qȅ ne ngasim makinat si tȅ çmendur duke vrarȅ njȅri tjetrin, nuk jam krenar qȅ jemi gjaknxehtȅ e nuk dimȅ tȅ hapim rrugȅ, nuk jam krenar qȅ nuk dime tȅ themi tȅ lutem dhe faleminderit, nuk jam krenar qȅ vjedhim vendin tone, nuk jam krenar pȅr Lazaratin, nuk jam krenar pȅr mos reagimin popullor ndaj shkatȅrrimit tȅ ambientit, nuk jam krenar qȅ kryeministri vret nȅ Gȅrdec dhe qȅndron nȅ pushtet tȅ vrasȅ pȅrsȅri dhe nuk jam krenar pȅr shumȅ e shumȅ tȅ tjera si kȅto. Unȅ do tȅ jem krenar kur ne qytetarȅt Shqiptarë tȅ marrim nȅ dorȅ fatet e mohuara nga politika e mbrapshtȅ, do tȅ jem krenar kur ne tȅ mos jemi xhelozë tȅ njȅri tjetrit dhe kur tȅ çbȅjmȅ tȅ gjitha ato qȅ kemi bȅrȅ gabim nȅ kȅto vite tȅ errȅta tȅ historisȅ pas-komuniste. Nuk ka Sali Berishë qȅ tȅ na ndalojȅ tȅ kȅrkojmȅ liri-demokraci edhe njȅherȅ si ne 1990 nȅ qoftȅ se jemi tȅ gjithȅ bashkȅ, vetëm atȅhere unȅ do tȅ jem krenar qȅ jam Shqiptar.
Comments
MOS U LODHNI KOT QE T'I

MOS U LODHNI KOT QE T'I PERGJIGJENI ALTIN GOXHAJT -ESHTE ROB KOTI, O RESPUBLICA-NE!

Ti Erjon Vëra deri tani vetem

Ti Erjon Vëra deri tani vetem per avokati ke hedhur pagesen per 95 seanca gjyqesore, vetem Soros ka hedhur per llogari tate 75.000 USD per Gerti Shellen ne 2010 per gjyqin ndaj meje, vetem ne Qershor 2009 oferta ishte e bardhe vetem qe te gjejshit ne Tirone nje njeri qe te prononcoheshe per mua pvrs cdo gjeje, dhe ne fund sju doli njeri;-) Mban mend 1 jave para zgjedhjeve 2009 te kafja poshte Vizion+ kur ishe ti, Fuga, Arber Mazniku dhe Arber Veliaj???;-p Po rekordin kombetar 12 gjyqe dhe kallzime penale dhe deri tani kam fitu 9 dhe kam dhe 3!;-p

Kledian Lula????? Deshe te thuash Mero Baze sepse Klediani nuk ekziston apo te genjejme se mund ta haje kush;-) Mero aty e ka pas gazeten dhe e di dhe vete pas hsume perpjekjesh qe per mua ska cte thuhet se ndryshe nga ju skam pretendu as qe kam shit fiq kur kam qene i vogel e as qe kam qene Rambo ne 1999 ne Peshkopi si ti o Erjon Vëra;-)

Ate Tiranen dhe Shqiperine e 10.000 militanteve idiote qe me urren e kam parashikuar vite me pare sepse ne cdo popull ka minimumi nje 0.3% popullsi totalisht pa tru qe mendon cfare i thone, por nuk e krahasoj me pjesen tjeter te popullsise e cila vertet me intereson, dhe nese do te perballesha ne nje situate hipotetike me ty o Erjon Vëra ti perseri 0.89% te votave do merrje si ne 2009, ndersa une, ca dhjtera% me shume me siguri (ka prova per kete;-)

Une vi ketu keto dite Gushti dhe zbavitem ketu me frustrimin tuaj (maksimumi dhe nja 2 dyte do vazhdoj;-p sepse eshte menyra e vetme me ndjek shtypin;-))) por meqe frustrimi i kapsllikut tuaj fiziologjik dhe mendor ju ben te shihni mut gjithandej, po te kujtoj se ne fakt duhet te pastrosh surratin se te ka rene nje cop mut dhe sta fajin bytha por koka;-)))))))))

Sic thashe je shume

Sic thashe je shume paranoiak, vec di ti japesh gojes e te hash, asgjo me teper. Kaq trap je ti saqe thua edhe cfare ha ne virtualitet apo ku rri e sa rri. Jepi tino, se na argton cdo menjes tu lexu e tu pi kafen e tu tall tajaren me komentet e tua.

PSE MERRENI ME ALTIN GOXH

PSE MERRENI ME ALTIN GOXH LEGENIN, O NJEREZ?

ky eshte nje shkrim shume i

ky eshte nje shkrim shume i mire prej militanti ramist te flakte. respekte autorit per gjykimin objektiv;-p Shprehja perle: "E kaluara gri e Kreshnik Spahiut, zgjedhja e tij nga regjimi i Sailut nȅ krye tȅ drejtȅsisȅ dhe mospranimi kategorik pȅr tȅ bȅrȅ koalicion me njȅ forcȅ progresiste siç ȅshtȅ Partia Socialiste" Hahahahaha e modhe;-ppp Tamam shkrim i denje per Respubliken;-) Autori duhet te jete shok me Mucin;-p

Sa i pelqyer je or burre i

Sa i pelqyer je or burre i dheut! A e sheh sa reagime te mira kane lexuesit per ty, mezi presin te futesh qe te fillojne e shajne mbare e mbrapsht. Te ishe aktivist i sinqerte do ishe mbyllur diku qe mos te te shihnin dynjaja, se u vjen ndoht. Pas 20 vjet karriere, goxha arritje ke, duhet te jesh krenar per kete.

Cfare lexuesish mer loqe, o

Cfare lexuesish mer loqe, o njoni me 4 nick name rrezik ti je nje nder;-)))) Dhe gjithe keta kulimet e internetit qe mbajne nga 4-5 nick name jane te gjithe bythecat e Veliajt qe su del inati;-)))) Besoj gjithe kjo urrejtje kaq e personalizume o statistike me mat shkallen e demit qe u kam shkaktu;-)))

Kudo ka vetëm urrejtje e

Kudo ka vetëm urrejtje e prova gjaku, nuk dua ta ngjyros për efekte artistike po, me të vërtetë kudo lexohen prova gjaku, dhe punët nuk janë mirë. Në atdheun tonë; ku çdo njeri lufton si përbindësh vetëm për interesat e tij, njerzorja ka dekada që ka emigruar, e nuk ekziston ndër shqiptaret. Vendi është i pushtuar nga bestje politikane dhe, fjala dashuri nuk ekziston, dhe, ne jemi kthyer në monstra. Një popull i gënjyer, i shfrytëzuar, i poshtëruar në kufijtë e sociopatisë kombëtare, i ndarë e i shpërndarë si në projektet e djallit, vë në pikpyetje vlerat tij. Ditë mbas dite vdes e mira, ditë mbas dite humbet dinjiteti, ditë mbas dite përdhoset sovraniteti, ditë mbas dite tretet intrigriteti, ditë mbas dite shuhen dhe bëhen hi vlerat e kultivuara në shekuj: vlerat njerzore. Vendin e burrërisë e ka zënë burracakeria, spurdhjakëria dhe shitet për vlerë, që nga i pari i shtetit, e deri te ai që lëshon hije të përgjysmuar e të kerrusyr nga borxhet dhe hallet. Dhe, zjarri e prushi i njerëzores ka filluar të shuhet e të ftohet, sado që unë e ushqej me ngrohtësi e dashuri. Ndjej agresivitet, dhe errësiren e taposur brenda vetës ka filluar të rrjedhë e të më çngjyrosë ndriçimin. Luftoj për ditë, që të kem ngjyrë dhe hapsira të ndriçuara, po e ndjej që kam boshësi dhe errësirë, më shumë se ndriçim.Ka një mijë gjëra që njeriu të ketë tërbim në shqipëri; po unë kam tërbim nga maskat, nga burracakëria, nga legeniteti, lyra e zgjyra e politikës, nga pozat delirante, nga e qeshura dhe arratisja nga realiteti, nga skërmitja dhe hakërrimi i politikës, nga hipokrizitë e llakuara e të parfumuara, nga kostumet shikeria dhe zgërdhimja e përçunduar, nga cinizmi që ka pushtuar politikën; ku si një texhale kurvëron me paturpësi: pozitë opozitë. Dhe qeshin, dhe tallen, dhe nuk njohin limite morali. Tërbohem që në këtë errësirë që, na ka pushtuar, jemi të mbërthyer e të udhëhequr vetëm nga shembujt e së keqes, dhe, ndriçimin, shembullin e së mirës, me vizion dhe fuqinë e së drejtës na mungon. Ajo që më tërbon dhe, bën që të shuhen shkëndiat e shpresës është: mungesa e një motivacioni në besueshmëri pozitive, që, ti udhëheqë njerzit në një paradigmë të re, në një lëvizje të re, në një revolucion të shpirtit e të zemrës. Në dashurinë njerzore. Sepse ne kemi nevojë si një imperativ i kohës, për një motivacion pozitiv, për dashurinë njerzore, për një politikë të re, dhe për një apel kombëtar patriotik. Dhe mua më trishton fakti që asnjë farmacion politik nuk i arrin më njerzit, jo me retorike e dërdëllitje halucinante patetike, po me fakte dhe shembuj konkrete të së mirës. Dhe nuk eshte puna se asnje farmcion politik, po as dhe gazetaret nuk arrijne me me gjysme te vertetat e tyre manipuluese. Dhe nje nga keta shkrues qe manipulojne je dhe Ti.

Te manipulosh me ndergjegje eshte ndyresi, eshte poshtersi dhe sigurisht nuk eshte krenari. Te luash me tituj te tille qe te vjen turp te jesh shqiptar dhe te numerosh nje liste me deshtime dhe njekohesisht te fshehesh informacione e te verteta do te thote se je nje manipulues dhe kjo jo te irriton po te zemeron dhe terbon. Konotocioni i shkrimit tend mbane ere Godoshi, ere Thiu, ere Spurdhjaku. Ti kerkon te shpronesosh te mendurit e lire te njrezit dhe ne menyre te kalkuluar e te qellimshme nderton nje retorike manipulimi me gjysme te verteta duke ja lene kopilin (pjellen tende bastarde/shkrimin) ne preher duke luajtur me shantzh emocional me gjysme te vertetat. Kesaj ja arrin me pseudot e snobet “moderne“ lexohet dhe nga komentet. Kur te ngresh nje akuze ne nje shkrim duhen fakte dhe vetem fakte. Une nuk marr persiper te bej avokatin e Spahiut po po ta them sinqerisht qe shume ide kreative te Ak me bejne te ndihem mire. Pikerisht ne baze te fakteve me bejne te ndjehem mire, dhe pikerisht kunder grekut. Me kupton Trap: kunder grekut e kujdo qofte dhe kjo nuk ka te beje me nacionalizem po me mbrojtjen e intrigiteit territorial dhe ngritjen e shqiptarizmes qe ka rene kaq poshte. Dhe gjeja me e natyrshme eshte te kerkosh bashkimin e trojeve shqiptare. Me kupton Bytheshpuar manipulues bashkimin e trojeve shqiptare. Kur do te behet? Kur ti vije koha dhe kur te kete bere emer Zoti. Dhe sa per bashkimin qe shqiptaret do te bashkohen ne bashkimin europian tregon nivelin e poshtersise diabolike dhe antishqiptarizmin. Bashkimi europian eshte vetem nje projekt qe nuk i dihet si do te shkoje halli/fundi. -....“Kjo forcȅ po luan qorrazi pa asnjȅ vizion me ndjenjȅn kombȅtare dhe po na kȅrkon tȅ jemi krenarȅ pȅr dȅshtimin tonȅ sepse gjoja qenkȅrshka mȅ e rȅndȅsishme tȅ sulmojmȅ qorrazi pa asnjȅ shkak tȅ mirȅfillte njȅ fqinj si Greqia ku varet njȅ pjesȅ e mire e ekonomisȅ Shqiptare se sa tȅ shqetȅsohemi se pikȅrisht drejtȅsia qȅ Kreshniku e bȅri lesh e li ka rȅnȅ bashkȅ me shtetin.“...

-....Futja e Shqipȅrisȅ, Kosoves, Malit tȅ Zi dhe Maqedonise nȅ Bashkimin Europian automatikisht bashkon tȅ gjitha trojet Shqiptare madje dhe Camerine dhe ȅshtȅ nȅ dorȅn tonȅ pas kȅsaj tȅ manaxhojmȅ hapsirat qȅ na jep ky bashkim.“ Ti nuk je shqiptar jo vetem nga emri, po e keqja eshte se ti je kunder shqiptareve dhe kjo mua me terbon.

Thjesht Paster Bukur!Shkrim

Thjesht Paster Bukur!
Shkrim brilant Elliot dhe koment i sakte Adriatik!
Pooooor krenar mund te jesh edhe ne versionin ''Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete''.
Kevinjon, per cdo argument tendin egzistojne 1000 kunder argumente. Fatale por s kishte si te ndodhte ndryshe ishte qe frenat e ketij shteti post 1990 i moren kuadrot e PPSH. Mund te presesh mesime demokracie nga njerez te lindur ne ate regjim, te shkolluar dhe te brumosur me idete e ML, kur ne shkolle kishin c do jave oren e informacionit politik, kur te djelave dilnin neper aksione te hiqnin antenat e televizoreve, kur ishin me aktivet e mbledhjeve te frontit dhe me agresivet ne organizatabaze te partise?Nqs ka nje psikolog qe mbron teorine qe egziston mundesia qe ndonje tip i tille qe ka keqtrajtuar dhe e kane keqtrajtuar nje jete te tere ka aftesine qe ne prag te pleqerise te kuptoje c eshte demokracia qe s e ka patur idene me pare dhe te kete dershiren, te jete i afte dhe karizmatik ta percoje tek tufa qe e ndjek te pakten (jo tek delet e zeza) atehere do doja qe tezen ta mbronte me Salen. Dihet qe kete Zarathuster te Malcis asnje s do ta kuptonte kur t ju tregonte qe e keqja e ketij vendi nuk eshte ajo qe mbolli ai per 20 vite. Nuk vjen e keqja e prones nga ligji 7501. As nga fakti qe s ju kthye pronareve te ligjshem ne vitin 1990 kur nqs s jetonte ai qe ja konfiskuan te pakten kishte femijet. Tani pas 22 vitesh eshte interesante kur nje tufe niper dhe sterniper do presin te ndajne ne 100 pjese ate qe do ju kthehet. Nuk vjen e keqja as nga levizjet demografike te pakontrolluara dhe parullave 'tok e xanun'', drita dhe uje s paguaj se s ma ka qejfi. S vjen e keqja as nga kthimi i shtetit ne han me kater porta dhe 1000 gjera te tjera qe pertoj ti listoj. Autori flet per protesten. Dhe une mendoj qe eshte i vetmi vend ne europe ku nuk ka parade Gay por proteste anti-gay. Eshte i vetmi vend ne europe ku mosha e pensionit rritet dhe asnje s del ne rruge te protestoje. Eshte i vetmi vend ne europe ku vazhdon lufta e klasave me eger se ne komunizm. Urrejtja ndaj borgjezeve eshte kthyer ne urrejtje kunder bllokmeneve te rinj. Eshte i vetmi vend ne europe ku bilanci i te vrareve per faj te veprimit ose mos veprimit te shtetit, dhe vrasjet me motiv pronen per faj te amullise se krijuar eshte thjesht i frikshem.

Opinion i dobet i autorit me
Opinion i dobet i autorit me baza jo shkencore! Asnje individ i civilizuar nuk mund te shpalle superioritetin e vendlindjes qe se ka perzgjedhur Ne Embrion! Universalizmi i fese musulmane e Katolike mundohet te korrigjoje kete defekt provincial!
Ne i tolerojme provincialet qe hapin pankarta krenarie sepse ata Kane nevoje te ndihen mire nacionalisht e psikologjikisht!
Nga krahu tjeter te gjithe Shqiptaret duhet te Duan vendin e tyre te varfer e te vuajtur qe i ka rritur brenda atyre mundesive ndonese nuk kan gje per te qene krenar sot!
A Po e shikoni o komentues Olimpiaden??? Kina e US Po fitojne krenarisht medaljet! Ne spo bojme gjo por sigurisht qeverite e ketyre 22 vjeteve e cuan sportin Ne varr se faji nuk eshte mo kopil se ka ADN sot! Cojini Nje Lazarathis Altin Goxhajt se eshte tmerru nga Edi Rama e eshte bo per Gjynof! Altin nuk eshte Edvini hakmarres si Saliu sepse eshte qytetar!
Respect!
Olti une se rruj ka.. per ate

Olti une se rruj ka.. per ate shefin tat (thuja ti se ja kom thone dhe une;-) ndaj dhe vazhdoj tall tra.. sa here me jepet rasti;-) Po ate punen e qytetarit jo hakmarres ku ma gjete;-))) Po pse mer ka.. 12 gjyqe dhe kallzime penale qe me ka ngrit kryeka..i yt, cfare jane, komplimenta?;-)))) Mendo cmentalitet kur eshte ne opozite me shoqerine civile!!! Te q...fsha Putinin, ky ja kalo 10 here;-)))

O Tufa injorantesh qe e mbani

O Tufa injorantesh qe e mbani veten per te zgjuar, akoma se keni kuptuar qe do ekzekutohen te gjithe keta politikan qe ju shikoni ne enderr nga mengjesi deri ne darke. Shqiperise NUK i RRUHET trapi per lepires_B.Y.T.H.E si puna juaj. (Perfshij ketu komentuesit te gjithe ketyre komenteve). Do me pelqente te shikoja komentet tuaja pasi te jene djegur me ACID keta shkerdhata qe e mbajne veten per integrator te medhenje. Europes duke i ardhur DATA per tu shperbere, ju enderroni per tu futur ne Europe. E kuptoni sa keqe jeni katandisur, ne cfare kthetrash jeni kapur? Mos tu vij keq nga kjo qe po shkruaj se e di qe do habiteni... se nuk e keni cuar ndonjehere nepermend. Por po e them qartazi qe keta kelysh pushteti nuk e kane te gjate pasi mos harroni qe jane totalisht te njejte perpara plumbit te snajperit. :) :) :) Te shofim ca do komentoni kur te behet ndonje gjëmë.

O programer nuk e dija qe

O programer nuk e dija qe Shqiperia Dixhitale paska hap dhome interneti dhe ne Spitalin Psikiatrik;-ppp

Nuk i heq asnje presje

Nuk i heq asnje presje shkrimit tend Elliot,per fat te keq ka shume pak komentatore te kthjellet dhe realiste. "Dehja" nacionale po na ben te mos shikojme autostraden dhe te marrim shtigjet e aventures..Kjo do te ndodhte pasi porsa kemi dale nga dy fitore, nje ndaj komunizmit dhe tjetra ajo e Kosoves..Tanime po teperohet dhe po rendet zbathur drejt shtigjeve me gjemba qe na largojne nag autostrada...Uroj qe te dalim shpejt nga "dehja" dhe pa DHIMBJE KOKE! URIME!

Elliot Sacchi????Po ti as

Elliot Sacchi????Po ti as emrin nuk e paske shqiptar e jo me te ndjehesh i tille o z.Thesi.AKZ eshte alternativa me serioze e ketyre 20 viteve pseudo- demokraci per te gjithe ata qe jane neveritur nga politika e PD-se e qe jane betuar te mos votojne kurre per ish komunistet e pandreqshem te PS-se.Nese nje gjysem shtet si ish rep.jug.e Maqedonise e ka çuar nacionalizmin e saj ne majat e shtetit perse te mos e bejne edhe shqiptaret?Sipas teje duhet te vazhdojme me eunuket blu apo roze se ata do na çojne ne Europe??Te pirdhet Europa e gjithe lapangjozet e saj servile.Mesa duket ti z.Thesi qenkerke "thes" i çare nga poshte....

P.S.Nese nuk replikoj me ty,e bej se te konsideroj injorat e jo se s'kam kohe

nuk e kuptoj pse debatohet

nuk e kuptoj pse debatohet mbi baza ps-pd kur te dyja ne lidhje me keto ceshtje nuk kane asnje ndryshim ideologjik.i vetmi ndryshim eshte ne udheheqjen e tyre dhe eshte me karakter kulturor. nacionalizem eshte te duash vendin tend piksepari dhe te perpiqesh per te. sic ben izraeli,hungaria,franca,dhe pothuajse gjithe bota e qyteteruar.keto perrallat me integrim jane per afriken e zeze dhe fatkeqesisht kane zene vend edhe ne shqiperi.

mire more eliot qe s'qenke krenar per atdheun tend,e ke nje zgjidhje. bashkohu ne koalicionin antishqiptar me berishen e fazllicit ne krye e ps-ne gjoja opozitare nga mbas. ju deshtaket e mbani gjalle sistemin antishiptar pd-ps-lsi. por nje gje dijeni-shqiptaret nuk jane tredhur te gjithe.

Viti 2012.Plazh

Viti 2012.Plazh durres,vlore.shengjin,velipoje.......i vetmi popull ne evrope se ne bote nuk jam shum i sigurt qe dhjesim ne menyre masive ne det dhe pastaj lahemi ne po ate det dhe pastaj ridhjesim...........a jeni vertete krenare.....???????????/

Bravo, bravo, bravo. Nje

Bravo, bravo, bravo.

Nje artikull mese i vertete, qe shtron nje problem per te cilin flas shpesh edhe neper forume te tjera. Nje analize qe nxjerr ne pah ne fund te fundit problemin me te madh te shoqerise shqiptare ne 22 vitet e fundit.

Edhe une nuk jam krenar qe jam shqiptar

Z.Kevinjon,a e dini ju se

Z.Kevinjon,a e dini ju se cili eshte roli dhe detyrat e shtetit ndaj popullit te tij?Po ate qe thote populli: Ate qe ta ben qeveria,nuk ta ben as Perendia? Nuk dua te zgjatem,por vetem tu kujtoj ringjalljen e ligjit te eger te malesise se Saliut e Jozefines per gjakmarrjen qe ka fituar te drejten e qytetarise.Vetgjyqesia.anarshia e plote,korrupsioni vdekjeprures,mungesa e shtetit,etj.kush duhet te mbaje pergjegjesi per kete?Boll peshtyme eshte hedhur mbi periudhen koministe,por kete "ligj" shtazarak mesjetar ata e mbyllen e i vune kapak.Ata kishin shume e shume kusure,por kishin nje te mire te madhe qe vlen sa...s`gjej fjale te shpreh,krijuan shtet,kurse feudalet malsore po e cojne cdo dite deri ne shkrirje shtetin,gjuhen dhe kombin.Ti,nuk sheh,apo nuk deshiron te shohesh,se aq di.Krimi me i madh qe po behet ndaj ketij populli,eshte se lideret e tij te deritanishem (Berisha,Nano,Meta e nje lukuni me zagare)ne keto 20 vjet kane punuar si agjente te thjeshte por besnike te Athines e Beogradit,per te shperbere shtetin e kombin.Kjo eshte e dukeshme si drita e diellit,por ty qe nuk sheh,nuk duhet te te ngarkoje kush me faj.Kur nuk di,heshtja eshte flori.

Pena, Ri-ngjalljen e kanunit

Pena,

Ri-ngjalljen e kanunit ne formen me banale nuk ta solli as Berisha dhe as e shuajti Enveri. Kanuni aty ka qene dhe aty do te mbese sepse na u ka bere gjen social. Berisha nuk e hapi shqiperine per hater te kanunit por per tu emancipuar shoqeria me shpejte dhe ne krahun e duhur. Emancipimi do breza e mir-qenie sociale gjersa te jape fryte. Ri-shfaqa e Kanunit eshte rrjedhoje normale e nderrimit te sistemit dhe shkaterrimit te asaj strukture sociale qe ishte ndertuar ne socializem qe perfundoi si idea me e keqe ne historine e Shqiperise. Kanuni ka ekzistuar edhe ne regjim porse ne ate regjim nuk flitesh dhe titulloheshe si veper kanuni por si veper individuale kriminale. Pra pa lidhjen e duhur per efekt "arritje te socializmit". Ne sistemim demokratik nuk ka me barra mediale per te pasqyruar me ideologji sic deshironte Enveri. Pra kemi nje ri-vleresim te krimit kapital ne baze te se vertetes dhe jo propagandes "Ska me Kanun"!

Thashe me siper se: kushdo qe te vinte ne pushtet ne ato fillime do te perballeshe me nje shtet in-egzistent. Me arken bosh dhe me moralin shoqeror te rrenuar dhe te varfer ne maksimum. Asnje pushtetar nuk e kishte forcen dhe mundesine te mbante nen kontroll nje popull te tere qe u terbua nga skamja dhe burgimi per 45 vjet! Vetem diktatura mund te bente dicka ne ate kohe por me forcen e egersine e Enver Hoxhes ama - burimi i gjithe katrahures post-komuniste!

Ajo qe dua te them eshte: Ne perpiqemi te gjejme nje emer per tu shfaqesuar per prapesirat tona shoqerore. Kjo eshte gabim! Ne shqiperine e rraskapitur dhe nder me te varferat e botes ndodhen dhe ndodhin gjera qe jane rrejdhoje e standartit sipas jorganit. Nuk mund te pretendosh: "shteti e ka per detyre..." kur shtet ose nuk ka ose eshte i varfer ne cdo ane. Edhe ne shtetet me te pasura te botes po te humbnin sigurine dhe stabilitetin e jeteses do te ri-shfaqeshin dukuri te tilla si ne shqiperine post-diktatoriale. Pra nuk ka faj Berisha per cdo gje. Ai ka fajin sepse nuk ishte akoma me i mire se sa ne percepetojme.

Edhe nje gje po them: Eshte karakteristike e shqiptarit te thote "kalova lumin te dhjefsha kalin"! Historia vlereson ndryshe, si kane qene rrethanat, mundesite dhe kapacitetet e duhura. Edhe Berisha po te ri-shikonte historine do te bente ca gjera ndryshe. Ashtu sic cdo rob ne jeten e vet qe do ndryshonte dicka nga e kaluara. Nuk shikohet cdo gje nga syri e perspektiva e sotme sepse kohet dhe skenaret ndryshojne. Gjithashtu edhe kendveshtrimi ndryshon, sepse ne vete ndryshojme!

kev

Keta "superatdhetare" si puna

Keta "superatdhetare" si puna e Anonimit jane fara qe ne cdo kohe kane qene perfituesit me te medhenj..Vini re sot ,sa ishkomuniste(jo ne bindje, por per fitim_) jane kthyer ne nacionaliste te terbuar qe mburren me emrin shqiptar si indiani me unazen e qelqte.Keta minj interneti nuk lene YU YUBE dhe social midia pa denigruar mendimin e lire,jane bere shares profesioniste dhe hendekberes te ndarjeve nacionale dhe fqinjesore.Keta mund te ngrene cdo flamur per te ushqyer egon e tyre..Per ta "sa mire me qene shqiptar" eshte njesoj me "sa mire me qene internacionalist",eshte "samire me qene ballist,zogist,kuislimg"..Kjo fare,eshte mbartja e fashizmit e rracizmit,eshte vleresimi i rraces se vete dhe nenvleftesimi i "egjyptianeve te Ballkanit"..Anonimi ka per arme denigrimin e komentatoreve,pakicave dhe intelektualeve mendjehapur...Patriotizmi nuk ka asgje te perbashket me Anonimin,perkundrazi eshte vdekja e tij dhe lindja e nje kaste te re qehajallaresh dhe agallaresh moderne ,qe duan te perfitojne me arme "atdhedashurine".Anonimi eshte tipiku i "vezes se gjarprit" nje semundje e Veriut te Evropes qe pergjaku ate dhe solli kaq deme..Duhen izoluar sa me shpejte,pasi fjalet e tyre"te embla" jane teper afruese per te rinjte si cdo lloj droge..Droga e "sa mire me ken shqiptar" eshte baza e nje rracizmi minor qe po lind tek ne, pas "fitoreve" dhe "aleancave" me te medhenjte..Anonimi nuk enderon po ka alucinacione ekspansioniste si cdo lloj analogu Ballkanik qe po shtohen si kerpudhat pas shiut..Ndaloini,sa nuk eshte vone!

Pergezime per shkrimin. Te

Pergezime per shkrimin. Te dhjer por krenar duhet te jemi.

Si mund te behet ky vend ku ish sigurmisat e PD me Doktorin ne krye i drejtohen nje 20 apo 30 vjecare me: Ju komunistet. LOL

kisha degjuar nga nje kolege

kisha degjuar nga nje kolege e nje parlamenti rinor per se sa legen njeri ishte ku Altin Goxhaj, po ai e tejkaloka te gjitha limitet. Per me teper nga i gjithe ky blog, ky duket nje psikopat fare. Keta punonjesit e shendetit mendor duhet te hedhin nga nje sy neper blogje edhe te vezhgojne se deri ku arrin psikopatia e disa pseudointelektualve te tipit Altin Idiotit para se te hartojne politikat e shendetit mendor. Gjynah i shkreti................

Megan ate shefin tat (gjoja

Megan ate shefin tat (gjoja koleg) e kam tredh nje here ndaj dhe ke probleme me te;-p

dhe pikerisht per keto

dhe pikerisht per keto komente pa vlere, dhe gjaknxehte, 1 arsye me sh per te mos qene krenar...Jam shume dakort me artikullin e mesiperm...jemi ne 2012 dhe me duket vetja sikur jemi ne kohen kur xhaxhi Enver ishte ne pushtet..Biles atehere ishim pak me mire se sot, se ishim te gjithe te barabarte, e kishim ca rregulla qe funksiononin mire ne shoqerine tone.. sot shqiptaret jane bere pesimiste, pa pune, por edhe ku ka pune shesin mend, thone une sbehem kamarier etj... Shesin pordh me gjasme rroba firmato e makina te huazuara kur skane lek te hane buke...Zgjohu shqiperia ime, lufto per te drejtat e tua, mos prite nga snjera politike...Politika eshte vec nje mjet i sofistikuar per te rrjepur nga leket e rrahur popullin... Lerini kafenete, hapni librat, shikoni cndodh perqark jush, jo neper televizione pasi sic e dime ato jane te politizuara....

A ka degjuar ndonjehere per
A ka degjuar ndonjehere per paragrafet ky autori?
Shqiptar -- American
Jam krenar per shqiprin epopullin Tim ashtu sic. Eshte. Kushan nuk eshte krenar le te behet m...
Hi
po ti qenke nje kelysh i kuq i rames dhe asgje tjeter nuk na parashtrove vec hipokrize se partise tende dhe l;evave te saj qe fajine ka saliu,per ty ps mund te jete progresiste se te ka dhene te mira materiale te pamerituara por ne realitet ajo eshte nje parti intrigash,me korrupsion e kriminalitet jashte cdo norme dhe jo me kot dekriminalizimi ka te beje vetem me ate parti dhe me sahanlepiresit e saj te vene me deshire nga kryetari i saj dhe e keqja me e madhe eshte se dhe listat ne vijim te kesaj oartie per deputete jane te mbushur me kriminele te tjere vec ketyre qe do hiqen dhe ti kete na e paraqet si progres o maskara
Pages
Add new comment