Opozitë e verës? Apo opozitë e të gjitha stinëve?

Postuar në 07 Gusht, 2011 02:28
Mustafa Nano

Ka humbur Edi Rama. Ka javë të tëra, që nuk është bërë i gjallë për publikun. Personalisht, me ca empathi, edhe mund ta kuptoj këtë arratisje personale; ia morën Tiranën kaçakçe, sy për sy, në sytë e të gjithëve, dhe afërmendsh, pas një ngjarjeje të tillë, shumëkujt në vend të tij do t’i duhej ca kohë të merrte veten. E në këtë kuptim, e keqja nuk është këtu. Pastaj, është dhe stina e verës. Ca relaks pas një traume kësodore do të ishte shumë e kuptueshme dhe shumë këshillueshme, ndërkohë që politika, kudo në botë, funksionon me agjendë të lehtësuar, në regjimin e “gjërave të domosdoshme”.

Atëherë? Atëherë problemi nuk qëndron domosdoshmërisht tek arratia e përkohshme e leader-it të opozitës. Problemi qëndron tek arratia e opozitës. Rama ka ikur, duke marrë dhe opozitën me vete. Nuk flet askush në emër të tij e në vend të tij. Praktikisht, në Shqipërinë e këtyre kohëve janë bërë të gjallë të gjithë, me përjashtim të opozitës.

Shyqyr që është verë, duhet thënë? Por prapëseprapë, na duhet opozita. Dikush duhet ta përfaqësojë atë. Dikush duhet ta thotë të vetën lidhur me “gjërat e domosdoshme”, dhe me emergjencat e verës. Dikush duhet të luajë në anën tjetër të peshores. Dikush duhet të thotë, që “opozita mendon kështu” lidhur me të gjitha çështjet që janë shtruar për debat publik e lidhur me të gjitha paudhësitë e maxhorancës, që ka pushtuar të gjithë hapësirën.

Ja disa çështje, për të cilat opozita nuk ka folur e do duhej të fliste. Se s’bën. Shumica parlamentare manipuloi votimin në momentin e miratimit të ligjit me regjistrimin e popullsisë. Nuk bëhej kuorumi, por dikush, me urdhër, votoi në emër të deputetëve që mungonin, dhe projektligji u bë ligj. Kjo gjë u denoncua, por nga media e nga ata që e gjykojnë ligjin problematik. Opozita bëri një belbëzim me gojën e një deputeti, dhe kaq.

Vimë tek vetë ligji tani. Ka një debat të madh, që ka nisur prej kohësh lidhur me ligjin për regjistrimin e popullsisë. Promotorr është bërë zv.kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili po i prin një aleance të pagëzuar “Kuqezi”. Po flasin për një ligj që, sipas tyre, ka konsekuenca, në mos dhe synime, antikombëtare. Qeveria është pjesë e debatit, i cili, nga momenti që në lojë u fut Berisha, po dominohet nga tone të egra. Momentalisht kemi një konflikt të fortë presidencë-qeveri. Nuk është se s’e kemi pasur këtë konflikt, por tani, për shkak të këtij argumenti, ka marrë trajtën e një lufte civile në botën e institucioneve. Dhe opozita nuk ka folur ndonjë fjalë as për ligjin, as për kacafytjen midis presidentit e kryeministrit.

Tjetër? Ngjarja më e madhe e këtyre ditëve është greva e urisë e minatorëve brenda në galeri, qindra metra poshtë sipërfaqes së tokës, mbi të cilën ne të tjerët vazhdojmë jetën tonë normalisht, hamë, pimë, shkruajmë, bëjmë sehir, bëjmë qejf, shohim TV, lexojmë gazetat, fitojmë lekë, vjedhim, tradhëtojmë, rrihemi, festojmë, zdërhallemi plazheve, shpifim, shajmë, provokojmë, gajasemi, dëndemi me alkol, etj, etj. Tok me ne dhe opozita. Të gjthë ne të tjerët, që kemi një zë publik, e kemi gjetur një parantezë impenjative mes harbimit të stinës për ta thënë një fjalë për minatorët në zgrip të jetës. Ndërsa opozita nuk është bërë e gjallë. Në këtë pikë, ka imituar sjelljen e qeverisë. Veçse kësaj të fundit ia do puna të heshtë; ndërsa opozitës ia do puna të flasë. E nuk ka folur.

Ka më. Për disa ditë rresht u fol për një arritje të qeverisë në fushën e investimeve të huaja direkte, e cila u konfirmua edhe nga zyra e OKB-së në Tiranë. Na la pak gojëhapur kjo deklaratë. Një pjesë prej nesh e shprehën që mbetën të befasuar, aq sa bënë dhe Berishën të ripërsëriste mburrjet mbi këtë temë. Por opozita nuk bëzajti. Mund të mendohet se s’kanë patur ç’të thonë, pasi kjo arritje është reale, por nuk është kështu. Kam folur me njerëz të opozitës, dhe kanë plot objeksione ndaj këtij pretendimi. Nuk i bëjnë publike objeksionet, pasi nuk ka asnjë aktivizëm opozitar, ku objeksione e kritika të tilla ndaj maxhorancës të inkorporohen; nuk ka asnjë motivim opozitar, gjithashtu.

Dhe në fund, janë zërat nga brenda opozitës, të cilët ose duan largimin e Ramës, ose duan një qasje radikale nga ana e tij. Askush nuk u përgjigjet këtyre zërave. Do ishte rast i mirë për të bërë një debat në radhët e opozitës, por Rama ka zgjedhur t’i shpërfillë këta zëra, ashtu siç ka zgjedhur të mos bëjë opozitë. Deri kur? “Deri në shtator”, thonë. “Po rekuperon forcat e qetësinë e nevojshme, dhe në shtator do t’u përvishet punëve.”

Unë kam frikë se nuk po rekuperon asgjë. Ai thjesht po pushon. Ai thjesht s’po e vë ujin në zjarr.  Kush do të dijë se ç’opozitë do të kemi deri në zgjedhjet e vitit 2013, ia them unë: “Do të kemi një opozitë hiq e mos këput; Rama do të presë zgjedhjet mes një pasiviteti të plotë, me shpresën se shqiptarëve, kur të vijë dita e votimit, do t’u ketë ardhur aq shumë në majë të hundës me Berishën, sa do të votojnë në masë kundër tij; do të votojnë aq shumë kundër Berishës, sa këtij s’kanë për t’i hyrë në punë gjykatat e Tomave, KQZ-ërat e Ristanëve e vjedhja e votave”.

Mirëpo, me këtë lloj opozite, Berisha nuk ka fare nevojë të mendojë për manipulime. Me këtë lloj opozite, ai mund të bëjë dhe tre Gërdecë të tjerë, e prapëseprapë ka për t’i fituar zgjedhjet. Kur s’ka opozitë, tjetri fiton vetvetiu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

opozita po trajtohet si gocë sexy kohët e fundit.
të gjithë dun ta q... po asnjë nuk do të martohet me të.

Submitted by Makaveli (not verified) on

Per cfare te flase edi?
qe saliu eshte hajdut? - dihet !
qe eshte kapomafia e shqiperise? - Dihet
qe po cementifikon shqiperine per interesa te errta? - dihet
qe eshte sozia e lukashenkos? - Dihet
qe s'i intereson fare per minatoret? - dihet
Qe bota eshte ne krize te thelle dhe ai merret me bishtin e kalit te ngordhur (piramida)? - dihet
qe me saliun nuk mund te ulesh ne tavoline se eshte mashtrues? - dihet
qe eshte arrogant? - dihet
qe eshte fatkeqsia e ktij komb rrezikzi? - dihet
qe ererat e magrebit te fryjne mbi shqiperi? - dihet
qe pranvera arabe te behet pranvera e shqiperise? - dihet
qe prokuroria e drejtesia jane ne duart e lolove, marjonetave dhe te paafteve?
qe te rinjte shqipetare sillen si idiote ne token e kerkujt?
qe e vetmja perspektive eshte te marresh arratine?
qe te plotfuqishem jane horat?
qe pushtetin financiar e kane kriminelet dhe sipermarrsit detyrohen te punojne me individe qe ke turp ti flasesh ne rruge?
qe mezi pret te beje nje edikt bullgar edhe e shqiperi si shoku i tij silvio e ti mbylle gojen gazetareve?
qe tvsh eshte kthyer ne tv-pd?
qe jemi i vetmi shtet ne evrope pa sistem sanitar kombtar?
qe jemi i vetmi vend ku tuneli shembet 1 dite mbasi inaugurohet?
qe jemi i vetmi vend me skleroze, dhe po quajme burre shteti ate qe 15 vjet te shkuara e beri shkrumb e hi nje komb?
qe nje person qe ka ne mbi ndergjejgje qofte edhe jeten e nje shqiptari nuk mund te jete kryeminister?
qe e vetmja forme per te rrezuar kete psikopat eshte ti drejtohemi sheshit, jo me fjale por me vepra?
qe saliu duhet te degdiset atje ku vicidoli ti duket las vegas?
qe ka degjeneruar shoqerine shqiptare?
qe ka denigruar profesionistin e te aftin?
qe nuk do arrije kurre te importoje inteligjencen shqiptare neper bote, ne shpresen e marre qe te ndertoje shqiperine evropiane me nje tufe dallkaukesh?
keto te thote edi?- -keto dihen
saliu nuk rrezohet me vote.
saliu nuk rrezohet me dialog.
saliu nuk rrezohet me protesta.
saliu nuk rrezohet me fjalime.
ka vetem nje forme te rrezosh malesorin nga kali !!!!!!!!

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

Mustafa!

Per ate tipin eshte e kote qe te diskutosh por mos harro se kete radhe mbahet nga ILIRI dhe Fatosi.......ai eshte thjesht nje lolo kete radhe...

Bota nuk merret me kete pune se eshte zhytur ne Borxhe per vete dhe nuk di ku eshte.....qari eshte i Saliut dhe i KOMPANISE qe shoqeron....

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

Mustafa!

Per ate tipin eshte e kote qe te diskutosh por mos harro se kete radhe mbahet nga ILIRI dhe Fatosi.......ai eshte thjesht nje lolo kete radhe...

Bota nuk merret me kete pune se eshte zhytur ne Borxhe per vete dhe nuk di ku eshte.....qari eshte i Saliut dhe i KOMPANISE qe shoqeron....

Submitted by Reformer (not verified) on

4 vete u vrane ne mes te Tiranes me 21 Janar 2011. Presidenti francez tha se Europa nuk do te pajtohej me ngjarje te tilla kudo qe ato ndodhin, por kjo "kudo" perjashtonte Shqiperine!

Nje mandat u vodh ne sy te te gjitheve. Perseri heshtje! Kur nje budalla hipen ne nje peme dhe nuk degjon te zbrese me, e vetmja menyre mbetet te pritet pema! Ndoshta Edi eshte duke menduar si ta sharroje pemen!

Submitted by indrit (not verified) on

Mire humbi Edi! Po Arvizu-n amani a na e keni pare?!
Apo po thyen rekordin e notit te Saliut?

Submitted by Anonim (not verified) on

Europa a dhe "miqte" tane amerikane(te perfaqsuar nga nje kopil japonez i lindur ne Meksike)e kane lene qe populli shqiptar te nxije lekuren neper plazhe gjate veres, pasandaj ne shtator te protestoje si ne Egjipt. A e dini pse? Sepse per te protestuar si ne Afrike duhet te jeshe me lekure mulati

Submitted by Anonim (not verified) on

Rama deri me tash nuk ka bere opozite. Ka shperoruar durimine pjeses me te shndeoshe te shoqerise qe nuk mund te pajtohet me ata qe krijuan Gerdecin apo qe vrane me 21 janar. Rama ka deshtuar, ka deshtuar aksioni i tij politik. The se eshte paaftesi. Sepse vetem me Gerdecin ai duhej ta kishte rrezuar Saliun nga pushteti brenda 24 oreve. Problemi sot qendron se PS nuk eshte parti opozitare qe mund te garantoje rrezimine bandes se Saliut. Tek PS njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit. Me shume opozite kane bere partite e vogla si ajo e Ngjeles apo Gjinushit, ne vend qe opozite te bente PS qe eshte partija opozitare me e madhe. Ky eshte paradoksi opozitar sot. Shof si zgjidhje te vetme riorganizimin e opozites ose shkrijen e disa partive te vogla opozitare ne nje te vetme, ose ne ridimensionin e PS, perdhsi edhe ndarje fraksionesh ne te, qe mundet te beje veretet opozite.

Submitted by Anonim (not verified) on

Rama deri me tash nuk ka bere opozite. Ka shperoruar durimine pjeses me te shndeoshe te shoqerise qe nuk mund te pajtohet me ata qe krijuan Gerdecin apo qe vrane me 21 janar. Rama ka deshtuar, ka deshtuar aksioni i tij politik. The se eshte paaftesi. Sepse vetem me Gerdecin ai duhej ta kishte rrezuar Saliun nga pushteti brenda 24 oreve. Problemi sot qendron se PS nuk eshte parti opozitare qe mund te garantoje rrezimine bandes se Saliut. Tek PS njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit. Me shume opozite kane bere partite e vogla si ajo e Ngjeles apo Gjinushit, ne vend qe opozite te bente PS qe eshte partija opozitare me e madhe. Ky eshte paradoksi opozitar sot. Shof si zgjidhje te vetme riorganizimin e opozites ose shkrijen e disa partive te vogla opozitare ne nje te vetme, ose ne ridimensionin e PS, perdhsi edhe ndarje fraksionesh ne te, qe mundet te beje veretet opozite.

Submitted by kseno caro (not verified) on

zoti mustafa kam shume respekt per ty.Nuk e kuptoj me artikujt e fundit qe po shkruan sepse po sulmon Edi Ramen dhe opoziten.me duket se po e ben si Fatos lubonja qe nuk idha Edi nje leje per pallat dhe u kthye me Sali shpellen?ne keto momente kritike per Edi Ramen dhe opoziten ata kane nevoje per nj perkrahje.Mbase ju ebeni qe Edi te refleketoje,por per mendimin tim nuk keni gjetur momentin e duhur.Keta artikuj ja gufojne zemren Sali shpelles dhe kompanise te gazetarve servile si Cili,fevziu,balliu (neqs. ky mund te quhet gazetar)etj.une i lexoje te gjitha artikujt e juaja si dhe te Andrea Stefanit icili nuk ka rene
per mendimin tim ne gabimet etua(nqs.mund ti quajme gabime apo dicka tjeter. Te fala nga londra.

Submitted by raimondi (not verified) on

Do ta gjesh Edin ?-- Beji nje telefonate Papandreut dhe ai ta thote ku eshte Edi

--Edi Rama eshte absolutisht njeriu me i pa afte ne PS--Ai s'ka nivel fare ,
dhe nga menyra si iku tani ne pushime, ai tregon se vuan nga e njejti handicap moral
qe kishte edhe Fatos Nano,qe eshte -- Cmenduria Morale .

-....Ndersa minatoret jane atje duke vdekur , lideri i opozites shkon per vacanza !!!!!!!!!!!??????

--C'eshte ky drejtues opozite ?--- Pse qendron ky ne krye te opozites ?
Ky edhe kur i jepet rasti nuk pranon te beje opozite , por ja mbath nga syte kembet ......

--Atehere perse duhet qe ky njeri te qendroje ne krye te PS-se ?-- Qe ta mbaje perjetesisht PS-ne ne opozite dhe Salen ne pushtet ???

Se nga menyra si vepron Edi , duket sikur ky punon qe Sala te qendroje gjithmone ne pushtet

Ne fakt keta te pabeset Fatos Nano, Edi Rama , Majko,Angjeli,Blushi etj dolen te gjithe njerez me moral te dyshimte
qe kur shqiptaret vuajne, keta atehre shkojne dhe defrehen

-----Tamam me simptoma te Cmendurise Morale.-Dhe nga ana tjeter kjo tregon
se keta jane dhe shume ANTISHQIPTARE

Submitted by malesori (not verified) on

Bukur e ke thene, anonim e jo ai anetari i Kryesise se PS me lart, dmth Makiavel. Po edhe ai pa dashur thote ca te verteta...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.