Nja mandat “i pafat” presidencial
Maxhoranca qeverisëse ka filluar një fushatë denigrimi dhe përbaltjeje në adresë të Presidentit Topi. Nuk e kanë me presidentin. E kanë me Topin, i cili pritet të krijojë në përfundim të mandatit një parti të tipit nacionalist-konservator, që mund ta gërryejë fort malin elektoral të PD-së. Personalisht kam besuar se dëmi që do të pësonte PD-ja prej partisë së Topit, që tani është duke bërë provat gjenerale me Aleancën Kuq e Zi, nuk do të ishte kushedi se çfarë; por sulmi i egër dhe i shproporcionuar që po i bëhet Topit tregon se PD-istët, me në krye Berishën, janë trembur. Kanë bërë sondazhe, me sa duket, dhe tek rezultatet e këtyre sondazheve të realizuara për konsum të brendshëm, duhet të kenë gjetur ndonjë arsye pse të tremben. Përndryshe, Berisha nuk kish pse lëshohej ashtu si u lëshua. E gjasat janë që të lëshohet më fort mbi Topin në muajt që do të vinë. Olldashi nuk vonoi shumë, dhe u vu në ndjekje të boss-it. Të tjerët do ta bëjnë njëri pas tjetrit.
E gjithë kjo e nxjerr Topin një personazh të fortë e të frikshëm. E jo vetëm kaq. Këto sulme mund të krijojnë idenë, sikur Topi i ka vënë shkopinj nën rrota kësaj maxhorance e ka bërë çmos ta pengojë furinë e Berishës për të bërë atë që ka dashur të bëjë. Mirëpo kjo nuk është hiç e vërtetë. Topi nuk ka bërë praktikisht asgjë esenciale në dëm të qeverisjes alla kaçakçe të Berishës. Topi mund t’i prishë shumë punë Berishës e PD-së si leader i një partie, që do ta fusë sqepin në thesin e votave të djathta, por ai s’i ka prishur asnjë çikë punë kryeministrit Berishës. Këtij të fundit mund t’ia kenë prishur gjumin shumë vetë e shumë institucione në Shqipëri, por Topi në krye të presidencës jo. Topi mund të lërë gjurmë nesër si politikan, por ai nuk ka lënë gjurmë deri më sot si President. Nuk duket se janë të paktë ata që kanë në kokë idenë fikse, sipas së cilës Bamir Topi është presidenti më i dobët i njëzet viteve të fundit. E nuk është se e kanë keq.
Kur Topi u zgjodh President i Republikës, Berisha kish bërë gati dy vjet në pushtet. Nuk kish filluar ende të bënte prapësitë e mëdha. E vërteta është se kish dhënë sinjale të këqija, por prapëseprapë nuk mund të thuhej se ish zgjidhur nga zinxhirët. Mund të jetë një përkim rastësor, por stina e prapësive të mëdha të tij fillon pothuaj në të njëjtën kohë me mandatin presidencial të Topit. E ndërkohë që mandati i Topit përfundon vitin tjetër, mund të thuhet me siguri që mbyllet – ky është përkim që e komprometon tërë veprimtarinë presidenciale të Bamir Topit – dhe procesi i marrjes nën kontroll të të gjitha institucioneve nga ana e Berishës; e që të jemi më të saktë, nuk janë vetëm institucionet (deri vitin tjetër, Berisha do të ketë marrë tërësisht gjykatat e rëndësishme të vendit, atë të lartën e atë kushtetuese, Prokurorinë e Përgjithshme, Shërbimet Sekrete, dhe Presidentin), por edhe zona të tjera të hapësirës publike (këtu duhet veçuar mass-media). Siç shihet pra, Topit i ka rënë për hise të bëhet spektator luksi i këtij procesi. Nuk do duhej të ishte kështu, e nuk ka qënë e shkruar të ndodhte kështu, por ja që ka ndodhur për faj të Topit. Është ky i fundit pra që ka bërë sehir Berishën, teksa ka rrëzuar një e nga një tulla, mure e kollona të ndërtesës së shtetit të së drejtës.
Ka një tezë që thotë se fuqitë presidenciale nuk janë të tilla, që të mund t’i bëhen pengesë qasjeve autokratike në qeverisje. Me fjalë të tjera – thonë – kushtetuta, sidomos pas datës 21 prill të vitit 2008, e mban Presidentin e Republikës të dobët. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Kushtetuta jonë, nëpërmjet kompetencave e përcaktimeve kushtetuese, e përkufizon presidentin tonë si një autoritet moral të Republikës (simbol i unitetit kombëtar, thuhet në dokumentin themeltar të shtetit). Mirëpo Bamir Topi nuik ka qënë asnjë ditë autoritet moral. Ai ka qëndruar në hije, ka mbajtur prore një profil të ulët, ka bërë sehir sherret e pazaret e bëra nga palët politike, ka ulur kryet përballë sulmeve, insinuatave e provokacioneve që i kanë ardhur në vijimësi nga maxhoranca (deri dhe horr bulevardi, e kanë quajtur), dhe s’ka lëvizur as gishtin për të mbrojtur rendin institucional e konstitucional të vendit. Ka ndodhur në ndonjë rast që të ketë bërë ndonjë reagim të mekur, por është mjaftuar me kaq. Ka dhënë përshtypjen se i shkojnë shtatë prej Berishës.
Qëndrimi i tij prej ngordhalaqi në ditët që pasuan 21 janarin e vitit 2011i hapi rrugë sundimit përfundimtar të Berishës. Ç’mund të bënte? Çdo gjë mund të bënte. Mund t’i fliste kombit, mund t’u fliste ndërkombëtarëve (por jo ashtu si u ka folur, nga pozitat e një qyqari), mund të lëshonte mesazhe pa fund, mund të organizonte takime me intellighentsia-n e me eksponentë të shoqërisë civile, mund të zbarkonte në studiot e rëndësishme televizive (ku ka shkelur jo pak herë fare pa shkak), e në të gjitha këto të denonconte vrasjet e katër qytetarëve në bulevard, të kërkonte hetim të shpejtë të ngjarjes, të bënte presion që gardistët të dorëzoheshin në Prokurori, t’i bënte thirrje kryeministrit t’u jepte fund skenarëve idiotike me putsch-e, me çadra e stilolapsa pistoletë, me thika me helm, etj, etj, e t’i thosh po kryeministrit: “Stop! Me autoritetin e Presidentit të Republikës të kërkoj të tërheqësh gjithë fjalët që ke nxjerrë nga goja në adresë të dinjitarëve të lartë të republikës e të kërkoj të respektosh ligjet dhe institucionet!” Nuk bëri asgjë nga këto. Bëri të kundërtën. U mbyll në Presidencë, aq sa shumë njerëz zunë të mendonin: Ore, mos ka të drejtë Berisha, kur flet për një putsch të organizuar nga treshja Rama-Topi- Rama?
Kjo është veç një ngjarje, dhe duhet thënë se gjatë mandatit presidencial të Topit ka pasur shumë ngjarje, në të cilat ai ose ka heshtur, ose ka folur në mënyrë të tillë, sa do ish më mirë të kish heshtur. Por për t’i vënë nota Presidentit nuk ka nevojë të marrësh në analizë sjelljen e tij pas çdo ngjarjeje të kronikës politike. Mjafton të shohësh trajektoren e Republikës në harkun kohor të mandatit presidencial të Topit: në fillim të mandatit Shqipëria ishte një vend, ku mund të merrje frymë, ndërsa në fund të mandatit do të kemi një Shqipëri të sunduar në kuptimin më të plotë të fjalës nga Berisha, e nga bandat e tij. Në këtë mes kanë faj shumë vetë. Por fajtori kryesor është ai, Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Comments
Zoti Nano shkrim shume i
Zoti Nano shkrim shume i bukur. Ne qender te tabllose ke skicuar dhe vizatuar Presidentin. E ngjyros Ate deri ne detaj duke i dhene forme tre dimensionale, dhe mir ben. Dhe e ke kompozuar ne qender te tabllose ne menyre realiste e te pameshirshme plot ekspresion. Po ketu nuk kemi te bejme me nje jeteshkrim kronikal te presidentit. Pra nuk kemi te bejme me nje portret te tij. Po kemi te bejme me nje tablo ku ne qender te kompozimit eshte presidenti dhe vizatimi dhe kompozimi i juaj eshte i mrekullueshem si plan i pare. Qe te mos e zgjas do te ishte me bukur ta mbyllje te plote tablone dhe me personazhin e trete: Palloshin Edi Rama. Sali Berisha eshte nje Allcak, dhe allcakut i dilet vetem me allcakeri. Kete rruge nisi Edi Rama gjasme si Allcak. Por nuk eshte Allcak. Jo vetem qe nuk eshte Allcak po nuk eshte as strateg. Ë tjere ë tjere?! Pra eshte i deshtuar. Fakte sa nje mal qe nga Gerdeci e deri te trilleri i vrasjeve te 21 janarit....Sali berishes i dilet me ligj dhe Edi Rama ka bere qe jeta parlamentare te mos funksionoje. Dhe pergjegjes per kete nuk eshte Presidenti po opozita per shume deformime ligjore ë kushtetuese. Te pakten ta kishe vizatuar ne plan te dyte a te trete ne sfond Edi Ramen qe tabloja te ishte me realiste. Ndoshta e keni triptik dhe do te shohim nje shkrim per Edin e per te tjere.?!
Me duket zoti Nano se po i
Me duket zoti Nano se po i jepni me shume atribute Topit se ci takon. Topi e kaloi per pune ditesh ligjin e regjistrimit te popullsise, pa bere kurrfare rezistence( as ka dhene ndonje deklarate kuder ketij rregjistrimi!!!).. Topi ska treguar ne asnje moment se eshte tamam president i shqiptarve. Kujtoj 21 janarin kur ai nuk pati guximin si president te denonte aktin barabar te vrasjes se 4 personave paqesore te paarmatosur ne dyert e kryeministrise
Ju pretendoni shume. Nuk
Ju pretendoni shume. Nuk pritej shume prej Topit. Ke harruar ndoshta te kujtosh se si U zgjodh president, me shumice te vjedhur, jo si simbol uniteti kombetar, si ngordhalaq. Dhe e pranoi, me kenaqesi.
Per ta kthyer presidentin ne kufome duhej ndihma e PS. OK u tha (nga Rama), u be(nga Berisha).
Tani Topit ja kemi gjetur vendin , President i federates se futbollit.
Sa me fat Berisha qe ka kundershtare te tille.
Bamiri eshte
Bamiri eshte pseudodemokrat.Eshte ulur ne nje karrike te vjedhur nga vota te pista.Drejtesine e ka per faqe te zeze.Ka nje te mire..... Qederin e vet e sheh me sh kujdes.Luga e corbes e ka bere plotesisht te pavlefshem per interesat e Shqiperise
Per mua Topi eshte kthyer ne
Per mua Topi eshte kthyer ne nje bastard te cilin nuk e pranon asnje shtepi femije(parti politike). Po krijon te veten nen rrogoz dhe ne menyre krejt te pamoralshme ne nje vend ku morali politik vlen zero (aleancat Berisha-Meta ose Rama-Prifti kjo e dyta edhe me irrituese),pra nuk ndryshon aspak nga personazhet e tjera. Por druhem se ashtu si bufit tek teatri i kukullave dhe ketij bufi politik (me shume fat perderisa arriti tek kolltuku presidencial) do tja rrembeje qypin me recel(AK-ne) nga dora pikerisht ajdutanti i tij politik. Ky i "pafat" apo me sakte politikisht i tredhur nuk mbrojti as edhe 1mm kauzen e vet te ardhshme politike perderisa dekretoi ligjin e rregjistrimit pa kundershtim, pra neser edhe nga partia e tij e nendheshme e ka te gatshme tezen per tu sulmuar. Kam bindjen se eshte presidenti me i keq i ketyre 20 viteve ne simetri boshtore me Berishen 92-97. Situata e ndere politike i detyrohet deridiku edhe ketij te tredhuri qe nuk mbron as gjyqtaret e vet kur akuzohen padrejtesisht per rryshfetmarrje(500mije Euro)apo tu tregoje me force vendin per korrupsionin e tyre dhe vendimarrjen politike ne lidhje me 8Majin. Mungesa e fatit i takon atdheut te cilit ky hermafrodit politik i ka qendruar ne krye per 5 vite.
Sinqerishte me habit qe Zoti
Sinqerishte me habit qe Zoti Nano, ky analist i mirfillte (se eshte njeri me moral, ndryshe nuk do kish mundesi te lexohej nga njerzit, por vetem nga pushteti), mendon se Bamir Topi ka kaq rendesi per Sali Gerdecin!? Zoti Nano, Sali Gerdeci eshte i shkolles se Enver Hoxhes (ne fakt nje kopje e shemtuar e tij, se Enveri nuk vidhte, nuk vriste qe femijet e tij te pasuroheshin dhe pastaj nuk vriste perseri qe femijet e tij te mos hynin ne burg dhe as nuk dhuronte fqinjeve toke apo det per thjeshte per t'ju servilosur) dhe gjithe sa bene sot me Topen e bene thjeshte per te terhequr vemendjen nga vjedhja e zgjedhjeve. Bamir Topin nuk e votojne as 10 veta ne Tirane dhe me mire se Topi vete, i cili eshte thjeshte nje mbushes topi, kete e di Saliu. Keshtu bente dhe Enveri sa here nuk i shkonin punet mire dhe popullit i paksohej buka ne sofer, Enveri shpikte armiq per te hequr njerzit mendjen nga problemi real.
pershendetje z.nano shkrimi
pershendetje z.nano
shkrimi juaj eshte i mrekullueshem si gjithmone por kam pershtypjen se "harroni" thelbin e problemit.presidenti yne eshte si ai femija i paligjshem produkt i nje mardhenie perverse jashtemartesore (adultery) dhe si i tille nuk ka me asgje morale ne te.e vetmje karte e forte e ketij njeriu perballe "Hidres" do te ishte morali i panjolle por ky zoteria me balluke fatkeqesisht e bleu postin qe mban duke kryer nje nga aktet me imorale ne historine e pseudo-demokracise shqiptare keshtu qe ......... me vjen keq por po kerkoni me shume se c'mundet nga zoti topi.
p.s komenti eshte shkruar me lowercase qellimisht dhe per rehati
Falenderit
Sjellja e Topit eshte nje
Sjellja e Topit eshte nje enigme pa mister. Llogaria politike qe ai ben per te mos demtuar ne asnje menyre partine e tij, paguhet me sakrifikimin e rolit te Presidentit. Ne thelb ky eshte nje gabim i tmerrshem, posti i Presidentit nuk i takon atij personalisht, dhe duke mos ekzistuar institucionalisht, ai nuk ekziston as politikisht.
Do te ishte shume me mire sikur ai te ishte i keq me te dyja palet, ne vend qe te jete i mire me te dyja palet.
"Në këtë mes kanë faj shumë
"Në këtë mes kanë faj shumë vetë. Por fajtori kryesor është ai, Presidenti i Republikës, Bamir Topi" - pra zoti Nano, bejne pazare Berisha e Rama, ndryshojne kushtetuten per 4 ore, kontrollojne midis tyre KQZ e gjykata, polici e sherbim sekret, dhe ne fund...fajtor qenka i treti, as me pak e as me shume se ai qe u godit me shume se kushdo tjeter nga ndryshimet kushtetuese 2008. Qofsha i gabuar por kam bindje se kjo analize nuk i ben nder pretendimeve tuaja analitike. Topi mund te kete shume kritika, disa i meriton, por ai as nuk shan, as nuk fyen, as nuk merret me lojra te pista politike, as nuk kritikohet nga te huajt, as ka pergjegjesi per korrupsionin ne bashki apo ne qeveri...
Nuk e kisha lexuar kete

Nuk e kisha lexuar kete shkrim te Nanos, dhe qenka spektakolar, nese mund te perdoret ky epitet per nje analize gazetareske. Topi eshte pikerisht ashtu siç e ka vizatuar Nano, nje qyqar politik qe po mundohet te shpetoje ç'te munde nga kapitali politik qe natyrshem te jep Presidenca. Do kuptohet shume shpejt, se me pare se votat e se djathtes, ajo qe do konsumohet do te jete kapitali i tij politik i fituar pas asnje kontribut real. Mos te harrojme se pjesa me e madhe pergjegjesise per mjerimin e sistemit juridik ne Shqiperi, rendon mbi shpatullat e Topit dhe spahiut te tij qe tani uleret per korrupsionin e qeverise. Keta nuk mund t'i thone njeriu qe s'kishim takat per te bere gje, perkundrazi, duhet te pergjigjen per pjesen e tyre te fajit.

Ekziston nje diference e

Ekziston nje diference e madhe ndermjet nje personi normal dhe atij special.

Personi special eshte nje person shume normal,vetem se beson megjithemend dhe gjithmon ne ate qe ben,ne ate qe thot dhe ne menyren si sillet.

Beson ne veten e tij dhe per kete arsye i do edhe te tjeret.Personi special nuk eshte perfekt,edhe pse ka zgjidhjen per çdo problem,edhe pse eshte nje pike fikse ne nje det me furtune.E megjithate ka gjithmon besim edhe kur ka frike.

Personi special ka probleme si gjithe te tjeret,bile ka me shume,por arrin gjithmon te shohe driten ne nje tunel te gjate e te erret.

Eshte nje ndihme per te gjetur lumturine qe ke brenda vetes dhe shpesh here kur je i trishtuar dhe nuk je ne gjendje ta gjesh vete.

Personi special eshte nje mik qe te ndihmon te kuptosh se kush eshte gjeja e drejte qe duhet bere ne momente te veshtira.

Shqyrtojini te gjithe ata qe keni permendur ne shkrimet e juaja,do ta gjeni valle midis tyre?

A e ka takuar valle ndonjeri nga ju ne rrugen e tij?

Per keta persona kemi nevoje ne?

Bejeni nje liste me emrat e ketyre personave dhe dergojani M.Nanos,delegojani atij te drejten ta botoje kete liste dhe le t'ja leme atyre fatin tone,endrrat tona,shpresat tona,te ardhmen tone.

Add new comment