Militantizmi dhe indiferenca

Postuar në 27 Tetor, 2012 08:43
Ardian Ndreca

 

Kur lind nji militant vdes nji njeri. Militantizmi asht uniforma që veshë marria kur rekrutohet. Tek ne ma së shumti ai asht politik. Militantizmi asht mbyllja hermetike ndaj çdo arsyeje që kundërshton dogmat e kapos; zakonisht kjo sëmundje ban që truni të kthehet o në nji pelte pa formë që lëviz si kandili i detit tue djegë këdo që t’i afrohet, o në nji koc të fortë që as thehet as kalbet, mbrenda të cilit nuk hyn, as kontrabandë, nji mendim i vetëm. Zakonisht militanti i mirëfilltë gjysmën e kresë e ka vetëm për me krijue formën sferike të kësaj pjese të trupit. Gjanat e mira tek ai janë si gabimet e shtypit, rrallëherë losin ndonji rol të madh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.