Ky ishte vendim historik. Rama dëgjoi zërin e popullit të tij

Postuar në 16 Nëntor, 2013 04:12
Rexhep Qosja

Me interesim të madh i kam përcjellë të gjitha ato që ndo-dhën dhe u thanë rreth shpërbërjes së armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Me interesim të madh i kam përcjellë protestat e të rinjve - të studentëve e të nxënësve dhe të prindërve të tyre. Por, me interesim e kam përcjellë edhe punën e Kuvendit të Shqipërisë, e në kuadrin e tij edhe tragjikomedinë historike politike të një numri të deputetëve të Partisë Demokratike.

Me interesim e kam përcjellë edhe përpjekjen e Sali Berishës dhe të nënbishtit të tij, Lulzim Bashës, për t’i manipuluar protestuesit e rinj në Tiranë. Më gëzoi shumë vetëdija e lartë e të rinjve, të cilët, prej mesit të tyre i përjashtuan dy protagonistët kryesorë të komprometimit të kulturës demo-kratike shqiptare. Me interesimin më të madh e kam pritur dhe e dëgjova fjalën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për shpërbërjen e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri dhe për të gjitha ato që në Shqipëri e në botë ndodhën dhe u thanë për këtë çështje. Kam fjalë të mira, vetëm të mira për protestat e të rinjve, por kam fjalë të këqija dhe vetëm të këqija për ata, që në përpjekje e sipër për t’i shfrytëzuar këto protesta e për t’i kthyer në fushatë kundëramerikane, nuk ngurruan të helmojnë shpirtin e të rinjve me propagandë përplot gënjeshtra, mashtrime dhe urrejtje. Kam fjalë të mira dhe vetëm të mira për protestat e të rinjve, por do të kisha edhe më shumë fjalë të mira dhe vetëm të mira për ta, sikur protesta të tilla të kishin bërë edhe gjatë viteve të kaluara: protesta të tilla kundër politikës së rrenave, shpifjeve, mashtrimeve, korrupsionit, mosdurimeve, urrejtjeve, me çka, vrasësi i protestuesve, Sali Berisha, me argatët e tij politikë gjatë 23 viteve po e helmonte shpirtin e shqiptarëve.
Fjala e Edi Ramës mbas gjithë këtyre për të cilat fola, ishte një katarsë politike, shpirtërore dhe morale për të rinjtë shqiptarë, për të gjithë shqiptarët. Ishte kjo një fjalë historike, vërtet historike, me kuptimin e saj, me moralin e saj, me politikën e saj. Kryeministri Edi Rama u paraqit çka ai në të vërtetë edhe është: intelektual i rendit të parë, demokrat i rendit të parë, politikan largpamës, përfaqësues i denjë politik, shtetëror e intelektual i Shqipërisë sot. Ai diti për mrekulli të respektojë vullnetin e popullit, por ai diti për mrekulli të lartësojë përkushtueshëm politikën dhe miqësinë pambarimisht të shtrenjtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar në përgjithësi. Dita e sotme ishte një ditë historike për Edi Ramën, por një ditë historike edhe për demokracinë shqiptare. Fjala e Edi Ramës, e shqiptuar sot (dje) në ora 17:00, është fjalë që dëshmon se Shqipëria e çshtetëruar prej Sali Berishës po bëhet sot shtet kulturor demokratik, kurse politikës së tij primitive po i sjell vdekje komike trashëgimtari gojështhurur dhe mendjerrudhur!

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"Ky ishte vendim historik. Rama dëgjoi zërin e popullit të tij"

Po kur Rama pranoi qe "Kosova asht Turqi" a dëgjoi zërin e popullit të tij ?!?!?

Prralla njerzish pa principe, ti dhe ai.

Submitted by bbb (not verified) on

Ne fakt populli e detyroi Rames qe ti degjohej zeri...

Submitted by kela (not verified) on

Ke te drejte Paula, zeri i popullit thote qe jemi pas Gjermanise e kete duhet te degjojme, vetem ai eshte zeri i vertet

Submitted by Albi (not verified) on

Rama tha qe Shqiperia nuk ka kapacitete per ta bere kete. Rama shau kedo qe kishte thene se Shqiperia nuk kishte kapacitete. Kjo ishte katarsis.

Submitted by anonim (not verified) on

Jo vetem kaq, por Zoti Qosja duhet te na thote pse s'foli para ores 5 dje?

Submitted by loni (not verified) on

Shume e sakte Profesor dhe ju falenderojne per konstatimin Tuaj realist. Konstatim qe ndihmon ne ndarjen e plehut nga pjesa e shendoshe e shoqerise shqiptare....z. Rama tregoi edhe nje here qe koha e Berishes ka vdekur nje here e mire ne Shqiperi. Shpersojme qe drejtesia te vendoset duke e denuar kriminelin e paturpshem Sali Berisha dhe banden e tij. Falenderim te pasacem per protestuesit te cilet nuk e ndoten protesten e tyre me kermat kriminele berisha dhe basha, por i perzune maskarenjte dhe mbajten te paster protesten e tyre. Tani nese i dhimbset kaq shume ambjenti dhe ajri i Shqiperise  le te ngrihen dhe te pastrojne vendin, qe berisha dhe banda e tij e lane si mos me keq si kosh me plehra qe kuderbon ere te keqe.

Submitted by Meço K. (not verified) on

Tedesco je bere me keq se sali berisha e fatos lubonja bashke. Je kunder te gjitheve e kunder cdo gjeje, vetem "jo" te ka mbetur ne goje... po mbase e ke nga pleqeria e thelle , sa vjec vajte ? i mbushe 88? se 70 po vete une qe te kam pase mesues matematike. ishe goxha atehere po tani 'te kane ikur 'edhe ato qe kishe..

Megjithate ne krahasim me Albin je mashallah..

Submitted by anonim (not verified) on

Per Tedescon nuk po i plas njeriu ,po puna eshte se  tanipo na " i ikin "Driteroit dhe R.Qoses!

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Foli edhe Dritero Agolli i Kosoves dhe na mallengjeu.......

Submitted by Anonim (not verified) on

Paola Kurva ........?  Profesor nderime dhe adhurim per Ju. Zoti Ju dhente shendet e jete sa me te gjate, per te miren e Shqiptareve kudo qe jetojne. Ju jeni nje ikone e gjalle e RILINDASVE te KOMBIT tone.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po ti kishe pir ilacet ne orar nuk do te flisje keshtu.Idjot i rrjedhur, i gjithi i matufepsur deri ne rrenje.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Si gjithmon i saktë profesor dhe i kuptushëm dhe ju urojë jetë të gjatë në të mirë të kombit

Submitted by dritan (not verified) on

Patjeter qe e degjoi por pasi kishte dhene fjalen qe do bente ate qe nuk beri nga FRIKA. Lider pa koke dhe pa bythe

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.