Kimiket, Rama dhe lepujt që dalin nga xhaketa

Postuar në 23 Nëntor, 2013 08:42
Koloreto Cukali

Arsyet personale më bënë që ta përjetoj në distancë dhe gati i shkëputur tollovinë mbi armët kimike. Konstatoj sot, mbi një javë pas “fitores”, që drama nuk na shkulet. Konstatoj edhe se ka një urrejtje për ata që shkruajnë “pas pilafit”, ka një etiketim të tyre, ka gjetje fajesh e gjetje fituesish.
Kam fatin të mos jem i përfshirë emocionalisht me ata që luftuan armët kimike, as me ata që desh na i sollën armët kimike. Madje, njehem thuajse imun edhe ndaj betejës agresive në blogosferë. Ky fat, më ndihmon të kuptoj disa gjëra. Dhe kryesorja, që (disa prej nesh) i kanë rënë pishmanit.

Armët kimike sipas meje

Historia e Shqipërisë, më të fundit 1997-a dhe Gërdeci, treguan se ne nuk dimë të manaxhojmë armët. Kjo nuk do të thotë se një mision i UN-it mund ta bëjë, por, neve jo.
Nuk pata shans të mësoj asgjë për kimiket, falë panikut të madh që nuk i dha hapësirë një debati të shëndetshëm të zhvillohej, panik i fryrë me sa duket nga më shumë se një anë.
Unë besoj se kjo krizë që ndodhi, tregoi që Rama e keqmanaxhoi situatën, por me nja dy fjalë të bukura në fund, ia hodhi. Tek ato dy fjalë të bukura, nuk dëgjova asgjë konkrete për transparencën. Por, prapë mori lavde pa fund.

Konflikti për armët, në tym

Rama, u bë heroi i atyre që bërtisnin “fitore”. Unë mendoj që në këtë aspekt, ata nuk fituan, fitoi kundërshtari i tyre. Ata thjesht nuk lanë një debat për armët të zhvillohej. Protesta, mund të jetë një filiz i lëvizjes qytetare. Emocionalisht, e di që po të qeshë ndodhur aty do të rrëmbehesha nga vrulli i tyre.
Por, ajo ishte një protestë e motivuar nga paniku. Më pëlqen ta besoj, por druhem shumë që ndryshimet në shpirtin social të një kombi nuk ndodhin dot për një javë. E, as që do të zgjasin shumë. Duhet shumë kohë që në këtë vend të ndjehemi e jetojmë si qytetarë. As besoj se Rama do të tërhiqet gjithmonë siç bëri këtë herë. Edhe Berisha, e pranoi referendumin e 94-s. Më pas, nuk pranoi asnjë tjetër.
Ishte shqetësuese, të lexoje mes rreshtave në debate TV e shkrime në gazeta, sesi protesta po shfrytëzohej për të hedhur Ramën. Sa qesharake, 2 muaj pas krijimit të qeverisë t’i kërkojnë dhe dorëheqje! Tërë kjo tymnajë ishte zhvillimi më negativ i kësaj çështjeje me përmasa kombëtare. Po të pyesje dy protestues se çfarë rreziku na kanosej, nuk të kthenin dot të njëjtën përgjigje. Protestohej në tym, flitej në tym, nxirreshin shifra në tym.

Qeveria po në tym

Unë vetë, i mësova përfitimet e Shqipërisë (të dala në mënyrë informale, por jo nga goja e qeverisë) ditën e fundit të protestës. Madje, edhe rreziqet e vërteta, arrita t’i lexoj pasi protesta mbaroi.
Sot, perceptimi im është më i qartë. Dhe ajo që vë re, është që shumë prej nesh i kanë “rënë” pishmanit.

Mbrapsht, tek referendumi
Duke qenë i shkëputur nga përjetimi emocional që shumë shqiptarë kanë kaluar në lidhje me temën – çfarë ua err logjikën dhe ua mbush gojën me vrer ndaj çdo “(b)analisti” (nëse po lexon online, kalo në fund të komenteve për verifikim) – duhet të them që çështja nuk është e mbyllur.
Mendoj që vendimi më i drejtë i Ramës duhej të ishte referendumi. Ndoshta nuk desh të linte t’i dilte e saja opozitës, ndoshta deshi të vërë vetë pikën në fund të fjalisë, por një vendim si ky, nuk mund të përmblidhet me një fjali të thatë në fund të një fjalimi gjysëm orësh.
Unë kërkoj referendum. Nuk e di akoma se si do të votoj, por dua ta peshoj duke qenë i informuar dhe pa qenë nën trysninë e statuseve të FB. Një çështje si kjo, me përfitime dhe rreziqe potenciale, duhet shfryrë nga dufet e platformat e fshehta politike, duhet trajtuar teknikisht, ekologjikisht, globalisht e politikisht, pse jo, dhe emocionalisht, dhe duhet sjellë para kutive të votimit.
Rama duhet të mundë frikën nga mundja, dhe duhet ta rikthejë këtë çështje. Shumë vetë mund t’i kenë rënë pishmanit. Edhe ata që protestuan, mund të kenë nevojë ta shohin më qetë. Protesta më e mirë është ajo me fletë votimi në dorë. Nuk është turp, që kryeministri t’u japë zë këtyre njerëzve, dhe ta rikthejë çështjen. Ta rikthejë, që të trajtohet ashtu si duhet, pa kulisa, pa negociata të fshehta, me projekte të hapura, me përfshirje të specialistëve e jo të analistëve.
Nuk duam lepuj që dalin nga xhaketa në fund të fjalimeve të bukura. Kemi nevojë për liderë, jo për prestidigjatorë. Një lider, do kish kërkuar referendum. Një lider që vjen një herë në njëqind vjet, akoma do mund ta bënte.
Z.Rama, nëse ky shans ishte e thënë të jetë i artë për Shqipërinë, mos e quaj të mbyllur vetëm për hir të imazhit. Hiqe xhaketën, na trego që s’ka lepuj, dhe kërko referendumin.

Marë nga rubrika "Tarta T'Arta" në DITA

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Rama mund te kishte "fituar" nese do e linin analistet qe i shkojne nga mbrapa.

Problemi eshte qe duke filluar qe nga te nesermen e vendimit, gazetat dhe analistet e tij kane filluar nje fushate te madhe per te na bindur qe e kishim gabim, qe i hoqem vendit nje shans te madh. Pra e gjitha kjo na tregon se Rama as nuk do e merrte parasysh refuzimin po te mos i kishte vajtur protesta poshte zyres 2 muaj pasi qeveria kishte filluar pune.

Ketu nuk fus Andrea Stefanin qe jo vetem per armet kimike po edhe per te ftohtin qe po vjen me siguri do gjej ndonje menyre per te thene qe fajin e ka Berisha.

Submitted by Altin (not verified) on

Rama nuk mund te bente referendum sepse do te kishte mundesi te humbte kauza e qeverise dhe do krijohej zallamahi ne lidhje me faktin qe popullsia te dilte si antiamerikane dhe opozita do kerkonte zgjedhje te parakohshme. Nese thonte po do te mund te ndodhte rrezim me dhune I qeverise. PD dhe forumet rinore te saj dolen ne krye te protestave dhe mundesia e trazirave me probleme te medha do ndodhnin. SHBA sdo mund ti binte per arsye te destabilizimit lendet kimike dhe shteti do ishte si ne 1998. Pra situata erdhi qe ai jo mund te thoshte vetem. U vu perpara hip se te vrava zbrit se te vrava duke u nisur nga konceptet e Sales per ngjarjen e kalerimit. Tani SHBA kuptoi qe Sala nuk do ndaloje pa marre prape pushtetin. Kjo ka nje zgjidhje qe eshte eleminimi I subjekteve antiamerikane e proserbe. Kjo shkaktoi te qara te forta ne varrimin e Olldashit.
Liri popullit

Submitted by bbb (not verified) on

Koloreto djali...Kuptohet qe ti per mire flet ...por...te jemi realiste...Shteti yne ne rastin e Olldashit deshte 2 ore te nxirrte nga makina viktimen, kurse ti ke "besim" ndofta se mund te demolojme arme kimike 1300 ton(?!)...Pfff...absurditet...Te jemi me kmebe ne toke, se Edi Rama mbeti me kembe ne ajer(mbeti edhe fizkisht me shume ne avion)

Submitted by Abel (not verified) on

Ku je ja QJ, na thave mendjen!
Se krijoi ilaritet mungesa jote, e A. Kananit, L. Koles etj etj.
Kjo pune mbaroi, te merremi me sharlatanizmat qe po na ofron politika dite-per-dite!

Submitted by Anonim (not verified) on

Koloreto, ti thua neper rrjesht plot gjera te kunderta!

Ne, u ngritem kundra Berishes (me vote) sepse ne menyre sistematike nuk na pirdhte!

E provuam kundra Rames edhe me proteste ne bulevard dhe na eci. Rama eshte frikacak, por mbi te gjitha eshte i pavendosur. Cdo vendim qe ai ka marre ne keto dy muaj eshte rrjedhoje e frikes se tij. Ka frike te ballafaqohet qofte dhe brenda grupit te atyre qe i lepihen.

Prishi ate pallatin 5-katesh tek Ekonomiku megjithese ai kishte tre kate me leje. Por nderkohe nuk prish ate per te cilin u zine studentet sepse qenka ankuar ne gjykate. Por as nuk flet per dy katet qe u ngriten tek Usluga, prane QTU-se, ne prone te deputetit Abazi, ne nxitim e siper gjate korrik-gushtit. As nuk flet per qindra te tjera shtesa dy-kateshe kudo neper Tirane. Po ju permend dy qe nuk kane se si te mos bien ne sy: pallati 18-katesh tek kryqezimi i drejtorise se policise ne Tirane, po i behen dy kate shtese. Por edhe nje godine e madhe me dy kate shtese qe shikohet nga ura e lanes tek stacioni i fundit i Tiranes se re, po te shikosh nga drejtimi i UET-se.

U morr me bixhozin por nuk u morr me ate emrin prane Shkelzenit. U ra si atyre te ligjshem si te paligjshmeve njesoj. Prape se ka frike te thtoe te verteten. Dhe ka frike te ndaloje te tijet.

U morr me lojrat online! I vetmi i marre pervecse Kines dhe Korese se Veriut qe provon kete beteje!

U morr me armet kimike pa folur me askend ne Shqiperi. Thuhet qe vetem Kodheli dhe Bushati e dinin qe ai kishte thene po-ne qe ne mes te tetorit. Me vone e zuri paniku dhe ne ditet me kritike ishte gjithmone jashte Shqiperie.

U morr me pallatin e Bashes, i vuri shiritin e bllokimit, dhe gjykata ia hoqi. Pastaj nxjerr Ylli Manjanin te na thote qe do te ia prishim por do te ia paguajme nje me nje, me paret e jona! E cfare fitojme ne? Thjesht u themi te tere ndertuesve neper Shqiperi qe o burra jepini fort se jua blen shteti!!!

Submitted by Astrit (not verified) on

Ky shkrim ka disa gjera gabim. Se pari kur ne menyre pejorative flet per procesin e refuzimit te ameve kimike ne Shqiperi si "panik qe nuk i la vend debatit". Ky nuk ishte aspak panik - ishte instinkt mbijetese. Popullit ju dhane pak dite per te reaguar, po ose jo. Nje anije plot me lende kimike ka jave qe sillet verdalle neper det dhe askush nuk ka nge te prese referendumin shqiptar me 2014. Situata ishte e tille ku nuk mund te beheshin shume diskutime akdemike.

Se dyti, venia ne peshe e rezikut kundrejt "fitimeve" eshte per mendimin tim budallallek. Ne bote ka raportefocash dhe interesash. Marrja e 1,000 ton lendesh helmuese behet ne fillim. Detajet e "fitimeve" shihen pas shume vitesh. Fitimet jane hipotetike, ndersa rreziku i ca "koptenteve dhe specialistave" a la shqiptarce te beni hatane eshte real dhe  menjehershem.

Se treti autori eshte kontradiktor kur emocioneve e popullit i kunderve idene e referendumit. Referenumi eshte nje shprehje demokracie direkte qe behet rralle dhe n situata te jashtezakoneshme ne tere boten (perjashto Zvicren dhe kalifornine) pikerisht per aresye se i lene vend emocioneve popullore ne legjislacion - vendimet e qeverive jane pergjithesisht me te matura dhe te bazuara ne opinion ekspertesh.

Submitted by Bard (not verified) on

Nuk mund te kalosh dy here ne te njejtin lume Koloreto. Vendimi per te ndermarre referendum, duhej bere ne kohen kur po diskutohej, tani premisat kane ndryshuar, dhe nje rikthim i kesaj çeshtjeje ne debatin publik ne formen qe e sugjeron ti, veç do irritonte ne ekstrem te gjitha palet. Vendimet e lidereve te medhenj merren ne momentin e duhur, kjo i dallon ata nga gjithe lukunia e arrivisteve dhe demagogeve qe sistematikisht zgjasin duart drejt pushtetit, dhe qe jo rradhe ia dalin ta marrin ate.

Jam i bindur deri diku qe edhe kjo ide qe ke hedhur ketu eshte thjesht per provokim debati, me shume se sa per esencen qe mbart. Nuk arrij t'i shquaj ne kete rrokopuje desinformimi arsyet perse populli duhet pyetur per nje çeshtje qe tani konsiderohet e mbyllur; ne raport me nderkombetaret(amerikanet kryesisht), kjo do te na bente qesharake, do dilnim nje popull rrjepacuk qe eshte i pavendosur nese duhen pranuar leverdite e shkaterrimit te armeve kimike apo jo. Ne raport me publikun, kjo do te ishte nje farse(pikerisht akti i prestidigjatorit duke nxjerre lepuj qe poshte xhaketes); gjithkush me sado pak intuite e di qe vendimi ishte marre, dhe u kthye mbrapsht kur u kuptua hileja e prestidigjatorit dhe numri u dekonspirua. Tani, kjo puna e referendumit pas pilafit eshte si t'i thuash miletit qe te besoje  ne magjine e nje sharlatani te dekonspiruar. Eshte si te thuash qe Nadir Murra u hodh vertet nga pesembedhjete katshi dhe nuk e gjeti gje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.