Ich bin ein Europäer!
Dy mijë vjet më parë krenaria më e madhe ishte të thoje civis Romanus sum [Unë jam qytetar romak]. Sot, në botën e lirisë, krenaria më e madhe është të thuash “Ich bin ein Berliner”[Unë jam Berlinez!]… Të gjithë njerëzit e lirë, kudo që jetojnë, janë qytetarë të Berlinit, prandaj, si njeri i lirë, unë ndiej një krenari të papërshkrueshme të shqiptoj para gjithe botës fjalët “Ich bin ein Berliner!”
J.F.Kennedy
Berlin, 26 qershor 1963. Lufta e ftohtë kishte arritur kulmin e saj. Gati një vit më parë bota kishte shkuar në prag të një apokalipsi bërthamor me krizën e raketave kubane. Lindja komuniste kishte filluar të shtonte agresivitetin e vet që kulmoi me ngritjen e një muri ndarës në Berlin, 22 muaj më parë. Presidenti më i ri në historinë e Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, ishte në një vizitë historike në Berlinin e ndarë, simbol i papajtueshmërisë mes dy botëve armike për vdekje. Ai i afrohet podiumit ngadalë dhe mban para 450 mijë banorëve të ekzaltuar të Berlinit Perëndimor një fjalim të zjarrtë, të cilin e mbyll me fjalinë që ndezi zemrat e të gjithë botës dhe jehon edhe sot si një thirrje për të mos iu nështruar vullneteve diktatoriale dhe ligësisë: “Ich bin ein Berliner!”
Ishte një thirrje drejtuar krerëve të botës komuniste se Berlini i përkiste të gjithë botës; se ai ishte kryeqyteti i lirisë dhe do të mbrohej me çdo kusht e mjet; ishte një thirrje monumentale që ata ta njihnin këtë fakt dhe ta pranonin pa më të voglën kundërshti.
Muri i Berlinit ka 21 vjet që ka rënë dhe qyteti është tashmë më i bashkuar se kurrë. 21 vjet më parë shqiptarët rrëzuan murin e tyre të lartë të një izolimi të frikshëm dhe vrapuan krahëhapur të bashkoheshin me banorët e tjerë të kontinentit evropian. Thirrjet e tyre qenë, të ishin si ta dhe bashkë me ta. Por shqiptarëve do tu rezervohej po ai fat i shekujve me radhë të një veçimi poshtërues dhe të pajustifikueshëm. Banorët e Berlinit, kudo që jetonin nuk i donin ata mes tyre. Një mur tjetër filloi të ngrihet dhe vazhdon edhe sot, por këtë radhë nga vetë udhëheqësit e asaj bote të lirë që Presidenti Kennedy iu referohej si mbrojtës të lirisë. 21 vjet më vonë shqiptarët janë shumë më larg nga ata banorë të Berlinit, megjithëse kanë punuar e luftuar me gjithë shpirt për të qënë me ta; 21 vjet më vonë, ata që rrëzuan murin e akullt të Luftës së Ftohtë, atë lajmëtarë të botës së lirë, qëndrojnë si shtylla mbështetëse të një diktature të pamëshirshme post-komuniste në Shqipëri dhe luajnë me fatet dhe jetët e shqiptarëve të urtë e të mirë, të cilët të çoroditur, mundohen të kuptojnë se ç’po ndodh dhe si përfunduan atje ku e nisën. Dhe nën presionin e padurueshëm nga brenda e nga jashtë, ata ulin kokën të gatshëm të nënshtrohen, sepse ky paska qenë fati ynë e ne nuk jemi si ata. Era e largët e paragjykimeve dhe tabuve ndaj shqiptarëve po fryn fuqishëm edhe sot dhe ka rrezik ta shtyjë “anijen” e Shqipërisë edhe më larg portit ku ajo prej kohësh mundohet të ankorohet. Përballë kësaj padrejtesie, më lind e drejta të ngjitem në podiumin më të lartë të historisë dhe dinjitetit njerzor dhe të thërras me gjithë fuqinë e shpirtit që ta dëgjojë gjithë bota mbarë: “ICH BIN EIN EUROPÄER!” - Unë Jam Evropian - dhe ky është një fakt që të gjithë papërjashtim duhet ta pranojnë. Dhe me vendosmërinë e frymëzuar nga fjalët e presidentit Kennedy, unë refuzoj të bëj kompromis me këtë. Historia tregon se unë kam mbartur vlera të qytetërimeve të mëdha dhe kam kontribuar në krijimin e vlerave të sotme evropine shumë shekuj më parë se ata, që sot e quajnë veten të tillë, të ndërgjegjësoheshin për qënësinë e tyre si pjesë e së tërës. Dhe kjo është e prekshme thjesht me një vizitë në Shqipëri, ku mund të shihet qartë se qytete të lashta iliro-greko-romake të ndërthurura mes tyre, provojnë se ky popull ka qenë i integruar në bashkëjetesën e këtyre qyteterimeve të lashta si një pjesë e pandashme e tyre.
Ishte ky populli im që zotërinjtë e Perëndimit e paragjykojnë si jo evropian që, pesë shekuj më parë, u vetsakrifikua për t’i bërë ballë fuqisë më të madhe të kohës në emër të mbrojtjes së vlerave evropiane, të cilat atij i përkisnin, dhe një kontinenti pjesë e të cilit ai ishte.
Megjithëse, rrymat e fuqishme që përplaseshin mbi këtë vend dhe pazaret në kurriz të këtij populli, ku Perëndimi ka rolin e vet të pamohueshëm, kanë bërë që në shekullin e fundit të dalin në krye udhëheqës dhe qeveri anti-evropiane në Shqipëri, shpirti i popullit dhe sytë e shqiptarëve kanë qënë atje, tek vendi që u takon mes atyre vendeve që sot e konsiderojnë atë padenjë.
Edhe mbështetja që mund t’i jepet sot një diktature orientale në emër të lirisë, siç kërkojnë të na bindin, ngaqë na konsiderojnë të trashë për të kuptuar hiletë e tyre të trasha, nuk do të mund të më bëjnë mua dhe shqiptarët e tjerë të heshtim, përkundrazi, do të na bëjnë të thërrasim më fort se Ne Jemi Evropianë. Të gjithë do të bënin mirë ta dëgjonin këtë zë, si zëri i së vërtetes së kombit shqiptar.
“Ich bin ein Europäer!”. Unë jam evropian dhe nuk kam arsye të pres të ma konfirmojë këtë, ndonjë zonjë a zotëri i Parlamentit evropian, as ndonjë komisioner i BE-së e as ndonjë kryeministër apo president i vendeve të Evropës. Kjo është ajo që unë jam dhe askush nuk mund të thotë ndryshe. Dhe si i tillë më lind e drejta dhe detyrimi të kontribuoj në ndërtimin e një Shqipërie të drejtë për të gjithë, një vend ku liritë e secilit respektohen dhe garantohen, një vend që garanton kushte që njerëzit të ndjekin lumturinë e tyre materiale dhe shpirtërore, një vend ku prona publike apo private konsiderohet e shenjtë dhe e pacënueshme, një vend ku pushteti buron nga populli dhe është në shërbim të qytetarëve, një vend ku vrasësit dhe grabitësit, pavarësisht pozicionit të tyre, të përfundojnë pas hekurave, për të garantuar qetësi dhe siguri për të gjithë. Çdo Shqipëri tjetër, jashtë këtyre parametrave, nuk është Shqipëria që shqiptarët duan, pavarësisht jehonës që mund të marrë nga megafonë e mjete mediatike të blerë me varfërinë dhe mjerimin e këtij populli. Kushdo zyrtar i huaj që më ofron Shqipërinë e sotme si sukses planetar, më fyen në ndjenjën dhe qenien time evropiane dhe si i tillë meriton përçmimin tim.
Unë jam evropian dhe i përkas vlerave dhe traditave evropiane. Ato më mësojnë të luftoj për të drejtat e mia të pamohueshme dhe të mos i nënshtrohem kurrë tiranisë, çfarëdo që të jetë çmimi.
Po. “Ich bin ein Europäer”, dhe kështu janë të gjithë shqiptarët e mi të mirë, të mençur e trima. Dhe së bashku ne do të dimë ta bëjmë Shqipërinë të denjë për vendin që i takon në mes më të mirëve, vend që ajo e meriton prej shekujsh.
Comments
Wieviel Albanern können “Ich
Wieviel Albanern können “Ich bin ein Europäer" sagen ?!?
Ich sage das es gibt weniger dersolche die Sie denken.
Es gibt viele die "Ich bin ein Türker" gerner sagen.
Unser Ministerpresident ist der erster. Ha,ha,ha.
Albania is the oldest nation
Albania is the oldest nation in Europe.Those who prefer Turkey rather than Europe,those aren't considered albanians,but bastards,pigs.We hate them.
Albanians love Europe,although Europe has done many injustices to albanian lands.
Shumica e shqiptarve me
Shumica e shqiptarve me dashje o pa dashje u kethye ne fene-teokratike islame nga turqit. Fè-teokratike dmth qe sundimtart e popullit (ne kete rasht pushtuesit turq) mbeshtesin besimin islam dhe besimi islam me klerin musliman mbeshtesin sundimtart e popullit (turqt). Prà asht gabim te konsiderohet Islami nji Besim fetar.
Asnji besim fetar ne bote nuk asht besim teokratik.
Kjo lidhje e shqiptarve nepermejt besimit-teokratik islam me pushtuesin turk,dmth qe kleri musliman mbeshteti per pese shekuj pushtuesin turk dhe anasjelltas pushtuesi turk mbeshteti klerin musliman, pra kjo aleance e shumices se shqiptarve musliman i bani "nji" me turqit, aqe sa sot psh ne Kosove kryeministri Thaçi dhe kryemyftiu Terrnave i thone pushtetarve turq se jena vllazen tash 500 vjet dhe kryemyftiu Terrnava thote se gjate 500 vjetve e kemi perzi gjakun me turqit.
E çka do te bante tjeter logjikisht Europa, qe mbas LPB te mos fromohej nji "Turqi e Vogel" ne Ballkan, perpos se te coptonte tokat e ketyne vllezerve te turqve?!? Pra shqiptarve Europa nuk u asht ba asnji padrejtesi. "Volenti non fit iniuria" = "Atij qe vete e don, nuk i bahet padrejtesi".
Shqiptart, si aleat te Turqise e paten humbe luften dhe i coptuen ashtu siç u coptue Gjermania mbas LDB kur humbi luften.
A mund te thuhet se Gjermanise iu ba nji padrejtesi?!?
Po sot pse te mos bashkohen shqiptart?- Sepse shumica e shqiptarve done te mbesin aleat te Turqise gjithnji e ma shum teokratike me parime te kunderta me parimet e te Drejtave te Njeriut qe mbizotnojne ne Europe. Prandej do te ishte gabim te bashkohen shqiptart pa heqe dore nga ajo rruge qe po marrin.
A nuk e futi presidenti Sali Berisha Shqipnine ne Konferencen e vendeve Islamike pa pyet asnji njeri dhe pa referendum ?!? A ju e drejte kjo gja?!
A jemi me te vertete nji vend islamik?!?
.
Du hast recht Paul
Du hast recht Paul Tedeschini. Unser Ministerpräsident kann gern "Ich bin ein Türker" sagen, doch meiner Meinung nach er is überhaupt kein Albaner auch.
Add new comment