Hesapet e gjuhës do i bëjmë nesër....

Postuar në 06 Korrik, 2012 03:39
Mirela Kumbaro

Në këtë epokë të globalizimit ta pashmangshëm, të hapjes fatlume, të  qarkullimit me të mira e me të këqija, është e vërtetë që shqipja po jeton të njëjtat ethe si dhe vetë folësit e saj në përballjen me kulturat, qytetërimet, zakonet e gjuhët e tjera. Po habitet, po joshet, po trembet e po sfidohet.  Por edhe po humb, edhe po fiton. Edhe po lëshon edhe po rrëmben.

Nga njëra anë kjo tregon se gjuha shqipe, fort e izoluar për disa dekada ashtu sikurse dhe aparati i mendimit njerëzor shqiptar, nuk ishte në gjendje të përballonte dyndjen, shpesh herë pa rend e pa kronologji, të koncepteve, të ideve, të teknologjive e të metodave që vërshuan pas viteve 90', ku klasikja na dukej moderne e modernen s'po arrijmë dot ta tresim...

Nga ana tjetër, aktorët kryesorë e të ndërgjegjshëm që e kanë për detyrë mirëmbajtjen e gjuhës nëpërmjet hapjes dhe të pasurimit të shëndetshëm përmes ruajtjes së ligjësive të shqipes, janë të dobët, të ligsht e të mangët, por edhe dritëshkurtër e të babëzitur. E kam fjalën për sistemin e çoroditur të edukimit në këta njëzet vjet, për katrahurën e politikave gjuhësore, për akademinë e shkencave që s'kapërcen dot fjalorin e kuq, për botuesit e shkruesit gjithëfarë...

Në këtë e sipër, ne shqipfolësit e shqipshkruesit, po bëjmë ç'të mundemi duke përdorur mjetet shprehëse që dimë, duke mos ditur të përdorim ca të tjera që i kemi po që s'e dimë se i kemi. Puna është të mbarojmë punë sot me miell hua a me ç'të na zërë dora! Hesapet e gjuhës do i bëjmë nesër....

Comments

Submitted by Harilla (not verified) on

<p>Do kish bërë mirë ta kish nisur me &quot;llogari&quot; në greqishte të kulluar e me këtë rast t&#39;i paguanim taksën e përdorimit grekëve në këto ditë dertesh që përjetojnë. &nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Relapso (not verified) on

<p>Mirela, para se te gjykosh mbi gjuhen, mundohu te shkruash vete mire. E ardhmja ne gjuhen shqipe ndertohet me pjesezen &quot;te&quot;. pra &quot;hesapet do t&#39;i bejme&quot; jo &quot;hesapet do i bejme&quot;. Pa provoje te prekesh drejtshkrimin dhe morfologjine e frengjishtes. Apo shqipja eshte tjeter gje, e shkruajme si te duam!</p>

Submitted by Piro (not verified) on

<p>&nbsp;Ne shkrimin tuaj te mesiperm, pervec atyre verejtjeve qe disa parashkrues ju kishin bere, une doja te vecoja nje pjesez te pakendeshme sipas gjykimit tim, qe po e perseris : &quot; ..., per akademine e shkencave qe s&#39;kapercen dot fjalorin e kuq,... &quot;. Se pari, mendoni se i shkon mire per shtat cinizmi apo gjithecka tjeter e ketij lloji, gjuhes se folur ose te shkruar te kujtdo qytetari qe s&#39;eshte bartes kompleksesh dhe aq me teper dikush qe pretendon te meritoje emertimin &quot;INTELEKTUAL/E&quot; ? Se dyti, ajo e kuqja ( qe ne fakt eshte mbeshtjellesja e kapakut te atij fjalori qe ju permendni) , se bashku me germat kapitale te zeza ( qe ju me qellim ose jo &nbsp;nuk i permendni), jane simbolika e kombit shqiptar te zbatuara ne kete fajalor mbarekombetar. Shpresoj shume qe reflektimi juaj ( nese ju e shihni te aresyeshem) te me ngjalle respekt !&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.