Gratë, dhe epoka e pritmërive të mëdha

Postuar në 01 Gusht, 2011 05:50
Marlo Thomas, huffpost.com

….. E kush mund të dijë se çfarë do t’i ndodhë nesër një vajze të sapolindur? Ajo mund të bëhet një astronaute, apo doktoreshë; ndoshta mund të hapë një kompani, e mund të krijojë vende pune; ose mund të diplomohet në jurisprudencë, e pas ca vitesh përvoje, mund të anëtare e Gjykatës së Lartë. Sandra Day O'Connor është gruaja e parë që u ul në poltronën e anëtares së Gjykatës së Lartë në vitin 1981, dhe pas kësaj ngjarjeje ndryshuan jetët dhe pritmëritë e grave në të gjithë Amerikën. Dhe ajo e dinte mirë se çfarë përgjegjësie kish pranuar të merrte mbi supet e veta; nëse dështonte, nuk do të ish vetëm dështimi i saj; do të merrej edhe si dështimi i grave në përgjithësi.

Kur Ruth Bader Ginsburg mori emërimin për në të njëjtën Gjykatë nja dhjetë vjet më vonë, u fol shumë se si do të shkonin me njëra-tjetërn e se si do ta përballonin një si “rivalitet” mes tyre, dhe kjo, jo sepse bëhej fjalë për dy gra (atë mote egzistonte ende legjenda, sipas së cilës gratë nuk dinë të ndajnë pushtet), por edhe sepse bëhej fjalë për dy gra me pikëpamje të ndryshme. O'Connor dha një përgjigje të qartë në atë rast: “është e rëndësishme të jesh e para; por është edhe më e rëndësishme të mos jesh e fundit”.

Nëse ka një gjë, që ne gratë që hapëm rrugën e kuptuam shpejt e shpejt, kjo gjë ishte shumë e thjeshtë: nuk mjafton një grua; duhen shumë gra. Shpëtimi i grave është tek shifrat. Nëse është veç një grua në tryezë, ajo do të shihet me bezdi nga të tjerët. Po dy gra? Dy gra janë një alamet skuadre. Po tre gra? Hm, tre gra janë një koalicion i vërtetë. A nuk janë një koalicion i tillë tre gratë që janë ulur sot në Gjykatën e Lartë? Vajzat e vogla po rriten në këto kohë duke e ditur shumë mirë, se ato mund t’ia dalin të bëhen një ditë anëtare të Gjykatës së Lartë, të punojnë në një ‘corner office” (të mbajnë një post të fuqishëm. Përkthyesi) të një kompanie, apo të punojnë – pse jo? –  në ndonjë zyrë Ovale në Washington. E ndërsa ato do të synojnë apo ushtrojnë këto përgjegjësira, nuk ka pse të heqin dorë nga funksionet e bashkëshortes e të nënës (nëse do duan t’i ushtrojnë dhe këto funksione, kuptohet).

Mendoj shpesh për nënën time, e cila, me t’u martuar me tim’atë, hoqi dorë nga karriera e këngëtares (dhe nga pasioni për të punuar në radio). Kjo ishte ajo që pritej prej grave në të ritë e saj. Më vonë, ajo na tha ne bijave të saj, se vërtet donte pa masë të ish një mamá, por po kaq shumë ka dashur të vijonte të bënte këngëtaren. Kurrë nuk më hiqet nga mendja, që ime’më u vuri kryq ambicjeve e pasioneve të saj, ngaqë donte të ish një nënë e bashkëshorte e mirë…..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.