Gafë diplomatike në Londër

Në mungesë të një reagimi apo prononcimi nga pala angleze apo të ndonjë njoftimi nga zyra e Kamerunit, që faktikisht nuk gjendet në faqen online të Downing Street No 10, siç kishte për shembull për bisedën telefonike të Kryeministrit britanik me Presidentin iranian, Rouhani, në po të njëjtën mbrëmje që takoi Ramën, po i besoj versionit shqiptar të takimit, dhe po e quaj të suksesshëm takimin dhe s’kam arsye të dyshoj.
Vetë fakti që Kameruni e takoi Ramën në zyrën e tij, i pari Kryeministër shqiptar në mos gaboj, pas ‘92-shit, është shenjë e predispozicionit pozitiv dhe e dëshirës britanike për të qenë pranë Shqipërisë, por edhe e vlerësimit për Ramën, pa pikën më të vogël të dyshimit.
Besoj, të gjithë do duhet të mbajnë mend foton nga takimi zyrtar me Kryeministrin britanik, ku në palën shqiptare, ka një mungesë të rëndësishme; pikërisht prania e ambasadorit shqiptar në Londër.
Cilësorët e parë që më vijnë në mend janë; e pafalshme, joserioze dhe e paprecedent në protokollin diplomatik.
Në bazë të rregullave dhe protokollit diplomatik, ambasadorët janë fuqiplotë, pasi përfaqësojnë, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, anëtarët e kabinetit, dhe siç është sanksionuar edhe së fundi, me të drejtë, edhe institucionin e kryeopozitarit.
Ambasadori i Shqipërisë në Britani të Madhe është Mal Berisha, diplomat karriere, i akredituar në disa shtete dhe institucione ndërkombëtare, padyshim një njeri shumë i afërt i ish-kryeministrit Berisha dhe pa mëdyshje, i afërt politikisht me të.
Kjo është një e vërtetë po aq e madhe, sa fakti që ai është zyrtarisht përfaqësuesi zyrtar i shtetit shqiptar në këtë vend, ku unë jetoj.
Nëse do të gjykojmë si partiak dhe në majë të gjuhës do na vijë mendimi se “është njeri i Berishës, dhe mirë ia ka bërë Rama që e ka shpërfillur”, druaj se është shprehje e palatueshmërisë demokratike dhe militantizmit kokëtrashë, që s’i hyn në punë as dreqit.
Në parantezë, personalisht, edhe pse kam bindje të kundërta politike me ambasadorin tonë në Londër, kjo nuk më ka penguar assesi, as mua e as atë, të kemi relata korrekte njerëzore dhe profesionale.
E vlerësoj, jo si njeri i Berishës, me të cilin kam pasur një kalvar të tërë problemesh personale, për shkak të angazhimit tim profesional, por e vlerësoj ambasadorin, siç besoj shumica e komunitetit shqiptar në Britani, si njërin nga diplomatët më rezultativë dhe më të suksesshëm të Shqipërisë në Londër.
Qoftë për përvojën diplomatike, qoftë edhe për lidhjet me të gjitha krahët e politikës ose njerëzve me influencë në shoqërinë britanike, të lidhur në një mënyrë a në një tjetër me Shqipërinë dhe Kosovën, aq më tepër kur dihet se eksponentë të së djathtës britanike, kanë qenë shumë herë më të lidhur me fatet e Shqipërisë sesa ata të majtë, historikisht. Për më tepër që janë edhe më të angazhuarit për çështjen shqiptare në tërësi.
Dhe Mal Berisha ka qenë jashtëzakonisht aktiv dhe ka bërë shumë për Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar në Britani, ku një nga rezultatet e punës së tij, ka qenë shërimi sadopak i sëmundjes së vjetër të përçarjes së këtij komuniteti, pa harruar edhe vendosjen e bustit të Skënderbeut në Londër, ndër të tjera.
Ajo që ndodhi me vizitën e Kryeministrit Rama, ishte se ambasadori shqiptar, përfaqësuesi më i lartë i shtetit i akredituar pranë Mbretërisë, mungoi në protokollin e vizitës së Kryeministrit të ri.
Padyshim, që Mal Berisha nuk është i parapëlqyeri politik i Ramës, ose siç thonë anglezët ai nuk është “his cup of tea”.
Normale fare, dhe Rama nëse dëshiron, le të bëjë gjithë demarshet zyrtare te Presidenti që ta shkarkojë dhe zëvendësojë, edhe pse Presidenti për arsye të njohura nuk do ta pranojë, ose nuk e ka pranuar.
Por këtu po flasim për seriozitetin e shtetit shqiptar, në një vizitë të rëndësishme të kreut të ekzekutivit në një vend si Londra.
Pavarësisht nga preferencat politike, ambasadori është njeriu që ka atunë të kontaktojë dhe koordinojë gjithë punët e shtetit në relacion me vendin, ku është akredituar dhe ka paraqitur letrat kredenciale.
Është e pafalshme që ambasadori shqiptar në Londër i fillon dhe i mbaron puna si kryediplomat në marrjen e Kryeministrit nga aeroporti i Gatwick-ut, deri në hotelin, ku u akomodua delegacioni qeveritar, dhe kaq!
Është e pafalshme kur në takimin në BERZH, ambasadori i Shqipërisë nuk është pjesë e delegacionit, por i ftuar nga banka!
Është e pafalshme kur në takimin me drejtorin për Ballkanin dhe Zgjerimin në Forin Ofis, njeriu me të cilin merret rregullisht një ambasador si ai i Shqipërisë, apo Maqedonisë, etj., mungon në takimin me Kryeministrin e vendit të tij!
Edhe Sali Berisha, me sa më kujtohet, njeriu për të cilin personalisht, kam konsideratën më të ulët politike, kur ka shkuar në Nju Jork, edhe pse ka gjetur njeriun e Fatos Nanos si ambasador në OKB, Fehrit Hoxhën në mos gaboj, por sërish e ka pasur në krahun e djathtë në daljet politike dhe zyrtare.
Imagjinoni për një moment, sikur Kryeministri britanik Dejvid Kamerun, të vijë në Shqipëri, do Zoti, dhe në takimet zyrtare të mos ketë në krah ambasadorin britanik në Tiranë, apo kur ish-presidenti Bush të mos kishte kur vizitoi Shqipërinë, ambasadorin amerikan në Tiranë.
Kjo është e pakonceptueshme. Me siguri, që edhe Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme do të duhet ta ngrejë këtë çështje si çështje principialiteti dhe në kuadër të llogaridhënies institucionale.
Për të shmangur një gafë të tillë diplomatike, gjatë ditëve të vizitës së Ramës në Londër, më mirë do ishte të thirrej ambasadori në Tiranë për konsultim për një arsye banale, që të kishte formalisht një justifikim disi më të pranueshëm, edhe pse jo fort bindës, të mospranisë zyrtare të përfaqësuesit të shtetit tënd në vendin që e viziton. Do të ishte gjysma e së keqes, dhe shumë më mirë se ajo që ndodhi. Fundja, do të ishte më diplomatike.
Një shtet serioz mbahet dhe vlerësohet si i tillë, nëse di të jetë serioz në burokracinë shtetërore, në shërbimin sekret dhe në protokoll.
Në këtë të fundit, jam i bindur se Shqipëria çaloi keqaz në Londër, gjatë vizitës së Kryeministrit Rama. Nëse as formalisht nuk respektojmë veten, është e guximshme dhe iluzore të presim si shtet, që të na respektojnë të tjerët, të cilët dinë të konstatojnë, por edhe të nënqeshin.
Shqip
Comments
"Qellove si kalama o Mane!"

"Qellove si kalama o Mane!" Ke filluar t'ja futesh kot dhe me hamendesime. "I mire ky, i keq ai" - tamam si profet vleresues, a thua se je i plotfuqishem. Pervojat e tua i shfaq si etalone gjykimi. Po bej edhe une nje hamendesim: "Po sikur ai Mali tend "i vogel" te mos kete shkuar vete qe te shkaktoje "incident diplomatik" si puna e atij me "veshin". Ne shtyp lexova se e ka lene kryeministrin e Shqiperise pa ekskorte ndersa shkonte ne takim, kjo nuk eshte incident. Edhe para shume kohesh nje shoqate shqiptaresj te britanise ankoheshin per trajtime te diferencuara nga ambasadori Mal (i vogel)

Rama është lënë pa eskortë

Rama është lënë pa eskortë nga Mal Berisha

Në këtë rast, i takonte ambasadorit Mal Berisha që të kujdesej që më parë për këto detaje të vizitës së kryeministrit Rama në Londër, por duket se këto masa nuk janë marrë nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar

Te lumte per kritiken por

Te lumte per kritiken por besoj se nuk mund te quhet vetem kaq pak.

Per sa i perket ceshtjes se

Per sa i perket ceshtjes se thyerjes se protokollit etj. gafa te renda dhe qe nuk duhen mbrojtur apo kaluar ne heshtje.

Por ka nje problem cilesie te gazetarise ne kete shkrim (qe nuk ka te beje me temen kryesore te tij por stilin). Kryeministri Britanik e ka emrin Cameron, qe i transkriptuar ne shqip do te thuhej "Kameron". Kamerun eshte nje shtet ne Afrike.

Se dyti, shkrimi nuk i shpetoi dot klisheve te tipit "ka bere aq shume per komunitetin shqiptar". Une nuk e di fare gjendjen e komunitetit shqiptar ne Angli. Por me habit fakti qe nje ambasador, apo edhe qeveria Shqiptare paskan patur aftesine per te "bere shume" per Shqiptaret qe banojne aty. Kjo nuk ka te beje fare me Z. Berisha personalisht. Ai mund te jete shume i zoti ne punen e tij dhe te me fale qe po ja ze emrin kot me goje. Por ne cfare specifikisht konsiston ndihma e Ambasades se Shqiperise per cilindo komunitet, sic shkrun autori? Ne shumicen e perfaqesive diplomatike Shqiptare veprimet si tip nxjerrje passaportash qytetareve qe i kane humbur apo skaduar nuk behen fare. Plus qe une pres qe shumica e bashkatdhetareve tane ne Britani te jene qytetare te atij vendi. Dmth me ligj atyre Ambasada e Shqiperise nuk u ofron dot mbrojtje konsullore nese kane nevoje (ne rastin e dyshtetesise, nese personi ndodhet ne juridiksionin e shtetit qytetarit te te cilit ai eshte, shteti tjeter nuk nderhyn dot).

Vendosja e bustit te Skenderbeut? Kjo nuk eshte ndonje gje e keqe, por nuk eshte kurrefare kontributi patriotik. Bustet e Skenderbeut i kam pare ne te pakten 20 kryeqytete te ndryshme te botes qe patriotet tane i kane mbjelle keto 100 vitet e fundit. Nuk eshte se kalimtaret ndalojne anash ketyre busteve dhe heqin kapelen per heroin tone kombetar apo Shqiperine kur kalojne anash. Per njerezit atje eshte nje tjeter monument nder mijera qe kane ne qytetet e tyre dhe sikur tu shpjegosh edhe me detaje pretendimet tona se Skenderbeu mbrojti tere Europen nga invazioni Osman, kushdo ne Europe do te tundi koken sepse per ata eshte Deja Vue. Drakula Rumun, Hunyadi Hungarez, Duka i Madh Lituanez dhe plot e plot figura mitike te kombeve te vegjel qe pretendojne per te njejten gje...

Konkluzioni im: mos te presim nga ambasadoret tane me shume nga sa mund te japin. Dhe mos tu bejme as padrejtesi (si kjo puna e Rames) por as mos tu thurim lavde kot sic ben autori i shkrimit.

Kur Ambasadori yne Mali nuk

Kur Ambasadori yne Mali nuk del ta presi ne aeroport,qe e ka detyre shteterore se edhe per kete paguhet nga taksat tona, kur ky shperfidh kryeministrin e vendit te tij vetem se nuk eshte Berisha i pelqyeri i tij,atehere pse u dashka ta perfillin te tjeret.Une mendoj z Arben se e ka bere vete kete per te pasur material keta ne Tirane,si puna e djalit te Cekes.

Nuk eshte e thene te kemi

Nuk eshte e thene te kemi kryeministra te mencem. Nuk e besoj te jete ky Mali kaq i zoti sa thote Manaj, por eshte e patolerueshme, bile e denueshme te perjashtohet ambasadori nga bisedimet zyrtare. Nuk e meritojme imazhin e frikshem qe krijojne keto ngjarje te hidhura. Shteti nuk eshte privat.

Eshte Rama qe e shmangu

Eshte Rama qe e shmangu ambasadorin, apo eshte ambasadori qe nuk shoqeroi Ramen?! Nuk e kam shume te qarte.

Pikerisht! Pa u sqaruar mire

Pikerisht!

Pa u sqaruar mire kjo, qofte teza e Manajt, qofte keto vajtimet e ketyre b...lepiresve militant te Rames jane te kota.

Kush me informon sakt,ky Mali

Kush me informon sakt,ky Mali i Berishajve eshte shqiptar Shqiperie apo Kosove,se kam mendimin qe eshte kosovar dhe militant i thekur i Sali Kriminelit.

Pozicion bunkeri

Pozicion bunkeri mban *kryeministri* yne ,gje qe tregon papjekurine ose mosmbajtjen *ne fre* te pasioneve si njeri pasionant qe eshte.kaq pak i kultivuar te jete valle ???Cfare *berthame demokratike * ,pervec gjuhes dhe batutes qe e zgjedh me kujdes kryeministri yne? gjithnje kur pergatitet se kur e ze gafil dhe te papergatitur per pergjigjen nxehet dhe kalon deri ne ofeza .shkurt i paafte dhe i papergatitur si politikan Njerezit jane te prirur te shkojne pas Fitoreve dhe tani i duket se i ka prapa ,do zoti ti kete dhene ndonje mesim protesta per armet pasi shume *mbeshtetes* te tij ishin aty per ti thene JO ... dhe do e durojne dhe pak pastaj do jete Arroganca dhe pavendosmeria e tij aleati me i madh i opozites...

Te gjithe ata qe e njohin

Te gjithe ata qe e njohin Mal Berishen nga afer duhet ta dijne se ai eshte nje njeri i rralle me nje urtesi dhe thjeshtesi qe karakterizojne shume pak shqiptare. Eshte njeri i lexuar dhe serioz. Ka nje cv te pasur me pune ne institucione shqiptare dhe nderkombetare si UN. Nese dicka ka caluar ne organizimin e vizites se Rames ne Londer jam i sigurte se kjo nuk ka ardhur si pasoje e neglizhences apo qellimit dhe deshires se Mal Berishes i cili eshte vertet i afert me Berishen por nuk eshte kusheri i i tij dhe as ka lidhje gjaku me te. E them kete sepse duke njohur Malin e di shume mire qe nuk do te guxonte te bente ndonje thagem te tille per gjera shume me te parendesishme sesa vizita e kryeministrit shqiptar ne Londer. Kjo jo per shkak te frikes por te formimit, seriozitetit dhe respektit qe ai ka pasur gjithmone per cdo pune qe ka kryer.

E kuptoj deshiren e Rames qe nuk e ka dashur ambasadorin ne krahun e tij por per aq sa vlen serioziteti i shtetit tone ky veprim e ka minuar ate. Nuk ka asnje aresye qe ne te paguajme nje ambasador ne Londer nese mesazhi qe percjellim eshte se ai nuk vlen dhe nuk eshte i besueshem as per ne si shqiptare e jo me per ata si te huaj.

Sidoqofte mungesa e Malit ne ate takim eshte nje hicmosgje krahasuar me gafen e fundit kimiko-diplomatike te Rames dhe ndoshta ky mund te sherbeje si ngushellim edhe per vete Malin per te qartesuar idete se nuk duhet ta marre kryeministrin me seriozisht sesa duhet.

Fakti: Protokolli i

Fakti: Protokolli i thyer.

Interpretime: 1. Rama nuk e perfshiu ambasadorin ne delegacion. (sipas autorit) Kjo perfshin edhe rastin qe Rama nuk e perfshiu ne delegacion, por edhe sikur ta kishte perfshire Ambasadori nuk do te kishte shkuar. 2. Ambasadori nuk denjoi te marri pjese.

Ne qe komentojme ketu nuk kemi si ta dijme a eshte 1shi apo 2shi, por nje gje eshte e qarte, ne qofte 2shi, Rama ka plotesisht te drejte te kerkoje shkarkimin e ambasadorit dhe motivacioni eshte fare i qarte. Presidenti i Republikes, sado ta doje Mal Berishen, do te jete i detyruar ta shkarkoje. Ne te kunderten shtohet nje faktor me shume ne "luften" Presidence - Kryeministri.

Problemi eshte me i ngaterruar ne qofte se eshte rasti 1. Ne kete rast Rama edhe pse nuk pyet fort per te justifikuar veprimet e tij, formalisht do ta kete me te veshtire te kerkoje shkarkimin e Ambasadorit.

Gjithe te tjerat jane Petlla me Uje.......

Me duket se qeveria e ka

Me duket se qeveria e ka shkarkuar ket Mal Berishen, por Nishani nuk e ka miratuar...

Si gjithmone ky gazetare nuk
Si gjithmone ky gazetare nuk te sjelle asgje te re per lexuesin perveçse interesit personal, e para une nuk di qe ky qenka kaq diplomat I zoti ka bindje te djathta kurre nuk arriti te siguroj ndonje takim dypalesh mes nesh dhe britanise, e dyta ky ambasador kur u vendos busti I skenderbeut u foli gjithe shqiptarve ne anglisht, sikur ne te ishim Indian , nqs gazetari I quan arritje kto atehere kemi te bejme me njerez naiv dhe jo gazetar, tung
Add new comment