Fjalim pas protestës, për protestën, por pa protestë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/7811_nevermind.jpg?itok=SzyOh6X0)
Nëse arrijmë të krijojmë këngë të reja, mënyra të reja organizimi, mbase një ditë antropologë dhe studiues marrëdhëniesh ndërkombëtare do t’i studiojnë organizimet dhe bisedat tona kolektive. Shkencëtarët politike gjithashtu. Do të rrëmojnë në shkaqet e ngritjes masive të një brezi që përtej të gjitha parashikimeve arriti ta çonte veten nga apatia dhe cinizmi mpirës. Të tjerë, darvinianë apo jo, do të synojnë zbulimin e kleçkave të reja për procesin e sipërpërmendur. Do të na marrin për frikacakë dhe do të na fusin në të njëjtin thes me qytetarët e tjerë, me të mjerët, të shfrytëzuarit, të përjashtuarit, për të cilët gjendja ka qenë e do të jetë gjithmonë e jashtëzakonshme. Por, në një thes do të fusin edhe kandrrat me kollare, civilët pa bole, koketat e rehatisë, sepse populli nuk është një, por kontradiktor dhe i ndarë në klasa. Protestat do t’i ngrenë në abstraksion dhe do të marrin për unifikime harmonike, si thjesht instinkte mbijetese. Ata që s’kanë frikë, përmes gjenealogjisë pseudoniçeane, do t’i marrin edhe për moral skllavi, moral që veç reagon ndaj shtypjes dhe nuk afirmon kurrfarë fuqie të re.
Por morali i skllavit është tjetërkund mor gjoja niçeanë. Morali i skllavit është aty ku përfaqësohet vullneti i sovranit, tek kryeministria. Aty ku kryeministri, refuzimin e importit të armëve kimike nuk ka këllqe ta proklamoje si thjesht refuzim të imponuar nga populli i tij. Aty ku kryeministri i një vendi gjoja sovran dhe të pavarur, mohimin mbi importin e armëve kimike e përdor për të ripërforcuar tabutë e mëdha ideologjike (shqiptare) me fjali si të mëposhtmet:
Riparafrazimi i fjalimit të tij të turpshëm, “në krah të Amerikës dhe çdo aleance që Shtetet e Bashkuara do të ngrenë, në çdo front ku kjo luftë mund ta kërkojë”.
“Detyrimi ynë për të qenë në krah të aleatëve tanë më të mëdhenj . . . dhe, padyshim, vetë interesi ynë kombëtar që është pazgjidhshmërisht i lidhur me marrëdhënien tonë speciale me Shtetet e Bashkuara
“Më vinte sot përmes dritares thirrja e përsëritur e protestuesve, ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa!’, dhe lejomëni t’jua them sot, hapur, në sy, se për këtë jam përpjekur tërë këto ditë e net diskutimesh”
“Shtetet e Bashkuara nuk vrasin njerëz, po janë vrarë e vriten, më shumë se të gjithë të tjerët, në fronte lufte për të mirën e njerëzimit” ose “Lërini në marrinë e tyre ata që duan ta bëjnë lëmsh mendjen e këtij populli duke nxitur një antiamerikanizëm që na turpëron si komb, si vend, si shoqëri, si shqiptarë e si qytetarë.”
Si mundet që personi në fjalë t’i japë nënshtrimit të qeverisë së tij ndaj Amerikës një karakter ahistorik, dhe të na rreshtojë përjetësisht në krah të një qeverie që shpenzon për sigurinë më shumë se dhjetë fuqitë e tjera globale të marra së bashku?! Dhe akoma më turp, në 2013-n kur ndërhyrjet e SHBA-së në Afganistan dhe Irak pranohen nga thuajse të gjithë si dështimi më i madh i qeverisë Bush në politikën e jashtme! Si mundet të na lidhë përjetësisht me një qeveri të blerë nga lobingjet, ryshfetet dhe sistemi ekonomik të kapur nga bankierët në Uoll Strit?! Bankierë, që jo vetëm janë ndër më të pasurit pa krijuar mbivlerë në ekonomi, por që nuk e kanë për gjë edhe ta shkaktojnë një krizë ekonomike si ajo e 5 viteve të fundit; të fundosin 1/3 e të famshmes klasë të mesme amerikane në nevojë, të zhysin shumicën e studentëve në kredi studentore, dhe të vazhdojnë të jenë e vetmja klasë që pasurohet në kohë krize ku rripi kërkohet vetëm të shtrëngohet.
Ndërkohë, qeveria amerikane rrit buxhetin për ushtrinë, rrit taksat për klasën e mesme dhe përmes masave shtrënguese ul shpenzimet qeveritare për shërbime sociale të domosdoshme. Ore! Të jesh antiamerikan sot në botë, dhe këtu nënkuptoj Amerikën që përfaqësohet nga Uoll Street-i dhe Uashingtoni, jo vetëm që nuk është tabu, por është zhargon i përditësuar. Duhet të jemi krenar që protestuam edhe para ambasadës amerikane, diçka që duhej të ishte bërë me kohë!
Por në sekuencën historike në të cilën jetojmë, përveçse ndalohet të kritikosh Amerikën, ndalohet të kritikosh edhe Evropën. Ja një tjetër determinizëm historik i kombit shqiptar. I dashtun kryeministër, dhe ju ideologë evropianë të këtij konceptimi të Historisë, ka kohë që Zotin e kemi vrarë, dhe ai që ne psikanalizë quhet Tjetri i Madh nuk ekziston në Histori. Edhe stalinistët do t’ua kishin zili një konceptim të Historisë si ky i juaji. Siç e gjen Kadareja dëshirën e popullit shqiptar për tu anëtarësuar në BE që në shekullin e 15 tek Skënderbeu, dhe pse BE-ja u krijua pas Luftës së Dytë Botërore! Analistë kozmopolitë shqiptarë janë gati t’i bien me çekiç edhe figurës së Skënderbeut si joshqiptare, por që edhe kritikën më të vogël s’kanë bythë t’ia drejtojnë atij që quhet ‘Identiteti Evropian i Shqiptarëve.’
Me të drejtë zoti Rama, edhe ne, protestuesve, na dëgjuat të themi ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’. Me një thirrje të tillë ramë pre e klisheve ideologjike, por që ju të thoni se po merreni çdo ditë me këtë çështje, kjo është e pafalshme! Cila Evropë kryeministër?! Ajo e Spanjës, Greqisë, Portugalisë me 50% të të rinjve pa punë?! Ajo e Italisë me një klasë politike patetike dhe doktorantë që enden restoranteve si kamerierë për të financuar studimet e tyre shkencore?! Ajo e një shumësie institucionesh që vazhdimisht çlegjitimohet në çdo referendum dhe tenton të shtypë po ashtu çdo referendum që vendos kundër politikave të saja shtrënguese, si ai që u tentua të mbahej në Greqi rreth kushteve të BE-së për të zvogëluar borxhin me 50%?! Kujt ia thua?! Shqiptarëve që gjysmën e familjes e kanë pasur në emigrim duke u shfrytëzuar si klasë punëtore dhe kriminalizuar për 20 vite me radhë, e që tani po kthehen në Shqipëri pikërisht se s’kanë më punë në vendet ku kurrë nuk arritën të bëhen qytetarë të tyre?!
Po rolin e Gjermanisë në Bashkimin Evropian, të asaj që imponon masa shtrënguese mbi partnerët e saj të së njëjtës monedhë, kush do ta përfaqësojë në Shqipërinë tonë?! Qeveria juaj?! Domethënë, ta harrojmë shërbimin shëndetësor universal dhe të përgatitemi për të shtrënguar rripin si pjesa tjetër e unionit?!
Nuk e di për ju zotëri, por ka kohë që rripit i bëjmë vrima të reja dhe gjuha migjeniane na përket ne, për ta përdorur pikërisht kundër fjalorit të tredhur të Arvizus dhe Sekuit, dhe jo ju, për ta konsumuar kundër Berishës. Berisha, zoti kryeministër, është rrënojë që nuk e meriton gjuhën e Migjenit. Me Migjenin flitet vetëm aty ku një jetë e re po lind, aty ku mund të shihet ‘mundi, përpjekje e madhe përmbi vdekje për të krijuar diçka të madhe’, aty ku kompozohet kanga e re përmbi rrënoja.
Mos harroni se arsyeja përse shumica e thirrjeve t’moçme siç “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo kënge të Republikës Popullore Socialiste Shqiptare nuk provon se protestuesit i ndjenin emocionalisht ato shprehje. Shumica e të rinjve protestues nuk dinë kangë të reja sepse janë rritur në një terren ideologjik ku shkruhet ose me gjuhën e mërzitshme teknokratike të Bashkimit Evropian, ose me prozën cinike të atyre që e korruptuan pozicionin e intelektualit. Është interesante se si pasioni magjepsës në letërsinë e Amerikës Latine të shekullit të 20, ndjek si periudhë kohore luftën e fuqishme dhe të dhimbshme që u bë pjesë e kontinentit kundër imperializmit amerikan. Sot, vende si Ekuadori, Venezuela, Bolivia dhe Brazili i drejtohen Amerikës edhe me gjuhë antiimperialiste edhe e përdorin si destinacion për eksportet e tyre. Zoti Rama, dinjiteti dhe vullneti i lirë nuk janë produkte aksiomatike dhe ahistorike, as produkte liberale që ekzistojnë veç se janë shkruar në kushtetutë, as dhurata nga partnerët tanë të mëdhenj – ato prodhohen me dashuri, me forcë, me mendim dhe besnikëri ndaj të trejave në të njëjtën kohë.
Dhe mos harroni, se kangët e Migjenit, ashtu siç është varfëria, nuk kapërdihen kollaj. Janë kangë të dhunës hyjnore, siç ndoshta do t’i parafrazonte Valter Benjamini, njëkohësisht kangë të një bukurie të tmerrshme, për poetin irlandez U. B. Jejts. Kënaquni zotëri për sa kohë akoma nuk janë krijuar kangë të reja, dhe kënaquni që dje u kënduam vetëm të vjetrat! Kur mes protestuesve kangë të reja të dëgjohen dhe bisedat tona të bëhen me fjalorin e Migjenit, situata, që ka qenë gjithmonë katastrofike, do jetë marrë seriozisht, dhe ashtu siç vetëm poezia di të krijojë dhe t’i dëshirojë, fantazma të reja do lindin mbi një histori rrënojash, dhe kënduesit do jenë varrmihësit e presidentëve të vdekur me kohë. Ai do jetë akt i pastër politik! Por, për momentin ngelemi me fjalët e një poeti të ri, që dje e këndoi përballë ngrehinës tënde:
Sikur t’ia gjej zemërimit
fjalën
e fjalës
gurin
e gurit
peshën
sot
s’do rronin
burra të pavdekshëm.
Comments
Ju i drejtoheni Edi Rames,

Ju i drejtoheni Edi Rames, or djale, sikur te jete Enver Hoxha. Por Enver Hoxha pas 500 vjetesh do te linde.

Doli edhe nje analist i ri,

Doli edhe nje analist i ri, fotokopje e klases perverse dhe te tredhur te analisteve shqiptare qe kane pushtuar dhe asfiksuar medjet shqiptare.

Boll se na lodhet me analize, analiza, opnione, opinione, pordhe prape pordhe, sofizma pafund.

DUAM GAZETARE!!!!!!!

Nga ata qe gjene lajmin ne terren, qe zbulojne fakte, qe sqarojne publikun. Jo gazetaruce qe rrine gjithe diten ne kafe apo facebook dhe qe trurin ja u kane pushtuar kerpudhat.

Ky qe ti quan pseudogazetar,

Ky qe ti quan pseudogazetar, eshte student, qe ka jetuar ato dite ne shesh, qe u ka folur dhe ka fituar zemrat e bashkemoshatareve te tij, qe nga referencat e autoreve dhe shkathtesia me te cilen i perdor tregon se qe ne moshe fare te re ka lexuar dhe kuptuar libra qe zotRrote s'do t'i arrish sikur te kishe 100 jete. Dhe mbi te gjitha, qe ka guximin, qe ne kete vend puthadoresh, injorantesh dhe besimtaresh ne lloj-lloj hajvanerie, t'u dale perballe ambasadorit amerikan dhe kryeministrit, e per pasoje zor se mund t'ia beje syri terr nga klithma e gomarerira si jot' koment.

ky studenti, qe mund te jesh

ky studenti, qe mund te jesh edhe ti vete Socius, eshte nje rebel i revoltuar nga ata te llojit te revolucionit kulturor te maocedunit, nje anarkist patetik qe kujton se me inteligjencen e tij e ka vene boten nen kembe.

Ky vetem ben zhurme , asgje nuk zgjidh. Ky kujton se cdo gje qe fluturon hahet. Se Shqiperia eshte qendra e botes dhe se kur flasin keta adoleshentet ne bulevard gjithe bota mban frymen. Mjaft me keto kalamalleqe se na bete gazi botes.

Lerjani atyre qe keni zgjedhur vete t'u dalin puneve zot me profesionizem ne nje bote reale e te komplikuar dhe jo sic mund t'ju duket juve nga facebook , pink e ideale.

Plasen 'gazetaret' duke bere hartime , ka ndonje te na shpjegoje seriozisht gjerat. Ne s'ka vini foto me Rita Oren...

"rebel i revoltuar"? Byrazer,

"rebel i revoltuar"? Byrazer, te ka rastisur te njohesh apo te zbulosh nga librat ndonje rebel te parevoltuar? Apo jemi qe jemi, dhe ua mbysim epiteteve si te ishin fara kungulli. Permbajtesisht, pergjigjen e gjen te postimi i bashkemendimtarit tend te meposhtem.

Hahaha, Elio, e ke permbledhe
Hahaha, Elio, e ke permbledhe sakte. Shkrimi duket totalisht shperthim hormonal, dhe vulen ja ve fakti qe autori ka qene pjese e grupit protestues..dihet mire psikologjia e turmes, ne keto raste.
Qe te kishte kuptim diskutimi me studentin duhet nje perpjekje titanike, qe te niste me sqarimin - vertetesia e provave eshte e rendesishme, dhe nuk mjafton te luftosh per disa pak te verteta, kur nuk merr parasysh gjithe te vetetat.
Sidoqofte, peshen e rende te akuzave ja zbret vete mosha dhe eksperienca jetesore (e munguar) autorit.
Ajo qe i jep jehone debateve te tilla pa thelb e vertetesi eshte sjellja aspak dinjitoze e opozitareve te hershem te Rames.
Socius, u kuptua qe je ti

Socius, u kuptua qe je ti autori esses Pavjo Gjini. Stili nuk te ka munguar por, me kujtove slloganet ne kohen e komunizmit. ''Ne i kemi ne gryke te topit ata, ne gryke te pushkes''. Te mendosh qe Amerikanet kishin derguar raketen e pare ne Hene. Aq u indoktrinua ky popull me frymen e antiamrikanizmit dhe, kundra Evropes e pro asaj te Lindjes, saqe keto pacavure qe shkruan ti, per me teper na qenkeshke student, nuk i bejne pershtypje. Nuk besoj se, cdo lexues i cili i ka dhene voten kesaj qeverie dhe kryeministrit, do te ndikohej nga shkrimi yt. Mua me vjen keq qe kaq i ri dhe, me nje perspektive te shkelqyer ne fushen e analistit, harxhon kohen me mllefe prej militanti te djathte.

Fakti qe shkrimi te duket

Fakti qe shkrimi te duket prej militanti te djathte tregon se sa pasion i ke shkronjat, kulturen, librat etj gjera jotrendy si keto. Tani, ndaje mendjen ti dhe Elio me siper, ose eshte anarkist maocedunist (per ndokend qe ka lexuar ndonje liber kesaj i thone oksimoron, pra qe ta kuptosh, nje togfjalesh ku fjala e pare eshte e kunderta e te dytes) ose djathtist. E sa per faktin qe pas nofkes sime fshihet autore, sic do thoshin shen amerikont' tuaj: Come on!!! Edhe bufi e ben aq dallim mes stileve! Apo do dale teoria nr 2, sipas te ciles pas cdo shkrimi "kamunistash" fshihet nje skizofren qe dyzon personalitetin etj xhevahire si keto. Ah se harrova, po vazhduat kesisoj, ju rekomandoj te anetaresoheni ne shoqaten kulturore-atdhetare "Jozefina, nderi i kombit".

o djalkë, qenke i kallepit

o djalkë, qenke i kallepit te Sazan Gurit(Hurit) po besoj se na mjafton nje ,ç't'i duam dy , t'i bejme bakalaro?Me mend e tua s'vemi dot as tek dera e halese. Edhe kete kulturen e thelle lere ta shpaloses me ndonje bibë se per ty o mik ka nje fjale te vjeter : " vajti djali ne martalloz, vajti shul e erdhi lloz" ....

Ueeee, po ti more nga na

Ueeee, po ti more nga na mbive! Bej nje xhiro neper gazetat e tjera pra, aty ke shkrime "me t'ik zari", aty shfryhu. Lexo pallavrat qe fillojne qe nga kryeredaktori. Tjetri shkruan nje analize te thelle (me ne fund), fap del anti-kavja fatkeqesisht i perhapur si myku ketu te ne, qe cdo gje e merr ne planin personal!

Nje shkrim klase. me duhet ta

Nje shkrim klase. me duhet ta them qe ne fillim qe me pelqeu shume. Gjeja me e bukur eshte qe jeni student, qe jeni perfaqsues i nje gjenerate apo brezi qe guxon te luaj marshin e vertete te lirise, te sovranitetit e dinjitetit dhe kjo eshte e verteta. Trumpeta e muzikes sate si nje marsh guximtar shkund mentalitetin e kesaj shoqeri si nje termet dhe i ve pasqyren jo vetem politikaneve po dhe intelektualeve per te pare deformimin e tyre. Mjaft me ne nje shoqeri si kjo e jona, ku etika nuk eshte e vete-dukshme po ne emer te saj luhet pingpongu i represionit e shtypjes i helmuar e kamufluar me trushplarje ideologjike e i ngjyrosur me ngjyra floreshente populiste e dehese per te ruajtur nen thunder statusin klasor te nje indititeti e pozicioni shkelqyes e te pa gabueshem te kthyera ne ikona ku ne duhet vetem ti falemi me verberi ganstereve politike. Eshte ceshtje indititeti qe ky brez e kjo gjenerate do te inditifikohet dhe nuk do te lejoje qe debila, gangstere, bandite politikane te luajne mesian hyjnore e te mos pranojne asnje gabim. Eshte kohe guximtare dhe guximin e ka kjo gjenerate dhe kjo moshe te thote me plot gojen kush jam une. Sa dinjitet me jep e me perfaqson ti o zoti K.

Nje nder shkrimet me te mira

Nje nder shkrimet me te mira qe kam lexuar! Fatmiresisht ka ende te rinj qe mendojne dhe protestojne bukur ashtu sikurse ka fatkeqesisht te tjere qe i fundmi liber qe kane lexuar eshte ai qe u jepej me detyrim ne oren e letersise.

Autori ne fjale ka studiuar

Autori ne fjale ka studiuar per disa kohe ne nje nga universitetet me te shkelqyera te Amerikes, dhe ndryshe nga çikago bojsat neoliberale, erdh i pregatitur dhe me detyra shtepie ne Shqiperi paçka se disa mendje partiake, ky stad banal hegjemonik, nuk arrin ti kuptoj idete e tij dhe ze ti bie fyellit te retorikave t'perditshme. Pavjo qe ai qe ne mesin e nje proteste ku sundonte xhamadani, çiftelia, Shqiperia etnike - mori guximin te perhapte debat te mirefillte politik dhe konceptual ne mesin e protestuesve. Per BE-ne, politiken e jashtme te Amerikes, politiken dhe politizimin etj - tema krejt te ndaluara keto. Por te mirepritura ama, kur thuhen me fjale te thjeshta. Ketu qendron thelbi i kenges se re. I fjales qe do te na rrembeje te gjitheve :)

Ky qenka (deleted) fare, nga

Ky qenka (deleted) fare, nga ata tipat e Che Guevares qe kujton se di shume. Jo ne Amerike por edhe ne hene te kete studiuar, kendveshtrimi shpesh eshte pasqyre e intelektit te lindur e jo te dijeve te fituara

Kuptohet qe ky shkrim nuk i

Kuptohet qe ky shkrim nuk i tingellon mire militanteve sepse ato degjojne vetem nga nje vesh, shikojne vetem nga nje sy, dine te perdorin vetem disa shprehje te mesuara permendesh, hajde mos i quaj "turme".

Une mendoj se ajo qe ndodhi ishte nje leksion per te gjithe, per qytetarine me te cilen u protestua packa se meriten e qytetarise deshen t'ja merrnin qeveritaret . Shume mire bene qe nuk lejuan qe politika te perzihej ne kete proteste. Me vjen keq qe kam lexuar aty ketu komente denigruese te pamerituara edhe nga moshataret e mi qe jetuam 1990-en, por une isha ne shesh ate mbremje ndersa pritej vendimi i Rames, atmosfera ishte me te vertete elektrizuese dhe njekohesisht paqesore.

Nje bravo autorit dhe nje bravo te rinjve qe paten bindjen, vullnetin dhe forcen qe te vendosin vete per te ardhmen e tyre pavaresisht nga bindjet politike.

Add new comment