Djathtizmi “i munguar” i Berishës

Postuar në 19 Gusht, 2013 05:49
Arlind Qori

Nuk ndodh rrallë që berishizmin ta kritikojnë për mungesë djathtizmi duke synuar derdhjen e ujit të pisët për të ruajtur të paprekur foshnjën. Mirëpo siç na mëson plaku Hegel, forma dhe përmbajtja nuk janë të pavarura nga njëra-tjetra. Berishizmi dhe djathtizmi bashkëpërcaktohen aq fort saqë s’mund të flakësh njërin duke ruajtur tjetrin.

Sigurisht që arsyeja e shëndoshë kërkon të mos lodhesh me akuzat e kahershme ndaj Berishës si kriptokomunist që ende lëngëzohet për t’u rikthyer në kohën e lavdishme të sekretarit të partisë. Edhe atyre, që e shpjegojnë autoritarizmin e tij me reminishencat e komunizmit, duket se u ka mbetur ora te doracakët propagandistikë të Luftës së Ftohtë ku diktatorët gjakatarë ngjyheshin vetëm me të kuq.

Prandaj  ia nisim më mirë nga politikat kryesore ekonomike. Neoliberalizmi si forma më radikale e djathtizmit ekonomik daton kur Berisha ishte ende në partinë e vjetër, por në zbatimin e tij të revanshëm berishizmi ka qenë në pararojë (nëse për arsye dinjiteti njerëzor heqim nga lista xha Auguston e Kilit që me një të dredhur të mustaqeve i derdhte trutë çdo kundërshtie ndaj neoliberalizmit të çakërdisur të Çunave të Çikagos). Si rrallëkund, Shqipëria berishiste e intensifikoi procesin e shndërrimit të çdo pasurie dhe hapësire publike në mall përmes privatizimeve masive e koncesioneve, eliminimit të çdo lëvizjeje rezistence punëtore (kujto Bulqizën!), vendosjes së taksës së sheshtë, futjes së logjikës së tregut edhe te sferat e fundit të shërbimit publik si shëndetësia dhe arsimi, ngritjes së kultit të biznesmenit dhe zhdukjes së emrit të punëtorit nga ligjërimi politik zyrtar. Për të gjitha këto një bashkëdjathtist i paepur si Forbes-i e mori berishizmin aq seriozisht sa ta këshillonte si formulë magjike të zgjidhjes së krizës ekonomike greke. Skeptikët mund t’ia behin se me lobizëm ç’nuk blihet, por kjo zor se mund të prekë një zengjin amerikan, botues të një reviste që e shpall veten botërisht si Vegla e kapitalizmit.

Neoliberalizmi nuk e ka për gjë ta rehatojë individualizmin ekonomik me tradicionalizmin vleror, duke e përdorur këtë të fundit si kompensim ideologjik për garën e pafre ekonomike. Kësisoj Berisha vendoste në qendër të ligjërimit të tij politiko-kulturor familjen, traditën etj. Vërejtjes se ai ka folur edhe për lejimin e martesave gay mund t’i përgjigjemi se diçka e tillë ka shërbyer për diversion në vëmendjen publike pasi askush nuk e ka vënë në dyshim puritanizmin e tij tradicionalist, çka shprehej deri në romuze mbi zhburrërinë e kundërshtarëve politikë.

Si çdo djathtist tradicional, Berisha e kishte të lehtë ta ndërthurte familjarizmin me etnonacionalizmin. Lidhja për kërthize e etnonacionalizmit me raportet e fuqisë dhe glorifikimi i amerikanizmit e sionizmit deri në nivele që do të vinin në siklet edhe mbrojtësit më të flaktë të të mësipërmeve e shtyn berishizmin në skajet e djathtizmit. Sigurisht që jo çdo nacionalizëm është djathtizëm, por çdo djathtizëm, të paktën nga ata me një farë peshe politike, është nacionalist. Dhe kur nacionalizmi nuk lidhet me qasje antikolonialiste, atëherë mbetet vetëm nacionalizëm kombesh “zotërinj”, ose majmunizëm sejmenësh të të parëve.

Nga ana tjetër, antikomunizmi e ka shtyrë berishizmin në prag të rehabilitimit të gjithkujt që ka shkrehur ndonjë pushkë apo shkruar ndonjë rresht kundër komunistëve, pavarësisht ideve dhe veprave të tyre. Heroizimi i monarkizmit dhe rikonceptimi i historisë, ku e keqja që në fillim të Luftës së Dytë Botërore ngërthehej tek të kuqtë, i ka bërë fjalimet e Berishës të padallueshme nga ato të fajkonjve të antikomunizmit. Sigurisht që ato justifikoheshin rëndom në emër të Perëndimit, Evropës etj, por edhe Gëbelsi nuk fliste në emër të furrave, por si mbrojtës i qytetërimit perëndimor nga hordhitë e kuqe aziatike.

Mirëpo ndokush mund të përmendë antagonizmin e tij me një pjesë të ish-të persekutuarve. Detyrimi moral për t’i dëmshpërblyer ata zor se mund të vihet në dyshim, qoftë edhe për të paguar punën skllavëruese të dikurshme traseve e minierave. Veçse antagonizmi berishist me ta nuk ka pasur arsye ideologjike, por thjesht ngushtimesh financiare. Në një vend të papunësh, ku oligarkët taksohen pak, punëtorët janë të pasiguruar, spitalet dhe shkollat janë rrugës së humnerës, është e vështirë të përllogarisësh ndonjë politikë sociale përtej dhënies së pensioneve të radhës.

Kësisoj, problemi i djathtizmit nuk ka qenë tepria e Berishës. Problemi i Berishës ka qenë djathtizmi i tepruar. Sigurisht që mund të kishte edhe më. Fundja ai nuk foli kurrë në tironsen e fillimviteve 40’, nuk e shpjegoi të djathtën me sheqerosjen e hallvës dhe as nuk i uli dy gishtat e fitores mbi fashizmin për të ngritur dorën alla-romakshe. Ama djathtizmi ekstrem mund të mbijetojë edhe pa to.

revista KLAN

Comments

Submitted by Ani Shundi (not verified) on

Muçi ruaje pak nivelin e gazetes dhe na kurse te tilla  gjera qe fyejne logjiken elementare.

Submitted by Nesti L. (not verified) on

A mund te me thote ndokush ku i rreh mendja ketij njeriu qe shkruan keshtu?: Neoliberalizmi nuk e ka për gjë ta rehatojë individualizmin ekonomik me tradicionalizmin vleror, duke e përdorur këtë të fundit si kompensim ideologjik për garën e pafre ekonomike...

Submitted by Bard (not verified) on

Po thote qe ndjekja e interesit vetjak nuk bie ne kundershtim me vlerat tradicionale, biles keto te fundit(konservatorizmi) perbejne  ideologjine e sistemit ku mbizoteron logjika e me te fortit. Kjo natyrisht e shprehur me fjalet e kopjuara keq dhe pa u pershtatur me limitet e gjuhes shqipe, nga ideologe komplekse si puna e Zizek.

Submitted by Eqrem Bitri (not verified) on

Berisha dhe politika e tij e djathte kane te meta, me siguri, por ata qe e analizojne ne kete fare menyre kane problemet te rendit te te menduarit per te mos thene mendore.

Submitted by Edi (not verified) on

Tani po na kolliten edhe pleshtat, që kur kanë nisur të botohen ke revista "Klan"! Edhe laj gojën... gishtat para se të prekësh tastierën dhe të na shkruash për Hegelin.

Submitted by Denis (not verified) on

Bashkohem me parakomentuesit qe ketu ka nje problem serioz mendor te shkrimtarit, ky duket sikur flet per  Shqiperin nga Hena dhe jo sikur e ka  par e perjetuar vet  Epoken Berisha.

ne rradhe te pare te flasesh per "Djathtizem" ne Shqiperi eshte me e veshtire se te flasesh per Llogjiken qe gjenden ne Kaos.

Shqiperia ka nje histori 100 vjecare, e cila  ka njiohur tre rregjimi te semura , ku asnjeri nuk ka ditur te japi nje qendrueshme ideologjike te qart , pervec se kan rruajtur nje qasje konstante qe ka qene justifikimi i  babezis se diktatoreve. pra ne fillim fare le te sqarojme qe ketu nuk ka pasur as ndonje ideologji te merifillte vendase dhe tradit apo shkolle mendimi qe te zgjasi dhe ideologjit e marra nga jashte kur jan aplikuar ne shqiperi i jan pershtatur aq shume orreksit   te semure  per pushtet te diktatoreve , saqe  jan zbehur dhe  letrat e ideologeve  jan bere  leck per te fshire kepucet.

"Neoliberalizmi" berishian konsiston ne grumbullimin e gjith pushtetit dhe pasurise se vendit ne duart e nje grupi njerezish , te aferte me pushteti politiko-mafioz te familjes se kryebajraktarit. E cila jo vetem qe nuk sjell kur fare iniciative te lire , por edhe ate pak qe egziston  ne popull  dhe frym te paket liberale qe u krijua gjat kohes Nano , Berisha e mbyti dhe te gjith tashme bisnesmen , te rinj , te reja pas qeverisjes berisha ndajne te gjith te njejtin mendim ne shqiperi , qe te cash ne kete vende nuk duhet as kreativitet, as iniciative e lire , por vetem ta kesh mire me pushtetit , mundesishte me te gjitha pushtetet qe dot e vin e do te ikin. ( mos kujtojme pastaj ketu per doktrinene ekonomike te PD ne fillim vite 90 - rrafshojme gjith vendin per ta nisur nga e para- kjo  eshte ideologjia e njerezve te semura se asnje neoliberal se thot kete gje)

Etnonacionalizmi i Berishes i duhet njohur vlera e krijimit te Rruges se Kombit , kete vertet sja heq dot askush ne asnje lloj rasti. Ajo mbetet aty dhe pavaresishte se ka qene qartesishte nje projekt jo berishian ne essence , sic nuk ka qene nje projekt "thacian" ndertimi i rruges se kombit nga ana tjeter e kufirit, por nje projekt amerikane , megjithate meritat do ti njihen berishes per ket egje dhe skemi cte shtojme.

megjitahte etnonacionalizmi iBerishes bie  atehere kur kujtojme qe i vuri bashkeatdhetaret evete kundra njeri tjeterit , ne perballjen me te pergjakshme shqiptaro-shqitpare qe ka  pare ndonjeher ky vend, percau kombin me shume se nje here vetem per te rruajtur pushtetin e vet. Bie gjithashtu kur e kujton qe Nacionalizmin berisha e perdori me shume se njehere duke e zbehur , per nevojat e tij elektorale.

Bie edhe kur kujton qe lejoj ndertimin e varrezave greke , shitjen e detit tek greket dhe nenshtrimin teresore te ketij vendit ndaj Modelit te shqiperise si vend i botes se trete qe ka Italia , qe e projektoj shqiperin si koshin e vete te mbeturinave  ne bote.

"familjarizmi" eshte term absurd qe se gjen kund , dhe ske as ku ta futesh , se ska lidhje me rastin konkret . Kur flet per Berishen dhe vlerat e tij familjare mund te flasesh vetem per Tribalizem , dhe  per rrenim te interesave kombatre dhe shteterore  ne favor te interesave te ngushta familjare dhe klanore ,te Berishes dhe fisit te vete.

"Antikominzmin" e Berishes as nuk dua ta komentoj,se do te thot qe te kesh lesh ne sy qe te mos shohesh as qe Berisha eshte nje komunist ( ose me sakt nje kafshpolitike , se as komunist nuk eshte ) i konvertur ne demokrat per  realizuar deshiren e vete per pushtet.

Submitted by KRIPTOOPOZITARI (not verified) on

O Mustafa!

Gjeja me e mire qe ti mund te besh eshte qe te mund te organizosh nje bojkot te Berishes ne media, ti mbetet vetem facebook!

Mos i beni më reklame atij plehre, por me sa duket nuk po mund te rrini , pra nuk po e shtyni dot pa të!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.