“Kush të do, të burgos” - provokimi dhe reagimi

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1984 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidatë për president ishin Ronald Regan, nga partia Republikane, dhe Uolter Mandeil, nga partia Demokrate. Demokratët kishin nisur një propagandë kundër Reganit me pretekstin e moshës. Regani në atë kohë ishte 73 vjeç dhe, po të fitonte, do të bëhej presidenti më i moshuar në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur në debatin televiziv midis dy kandidatëve, gazetari Henri Treuit, nga gazeta “Baltimore Sun”, e pyeti Reganin në mënyrë provokative, nëse do të ishte në gjendje të qeveriste Amerikën me shumë probleme një person 73 vjeçar, ai iu përgjigj: “Nuk do ta bëj moshën një çështje të kësaj fushate. Nuk do të shfrytëzoj për qëllime politike, rininë dhe mungesën e përvojës së oponentit tim.” E gjithë salla qeshi dhe e duartrokiti, madje edhe vetë Mandeili qeshi. Ishte kjo përgjigje shumë e zgjuar, e dhënë me shumë gjakftohtësi, që i dha pikë në atë fushatë Reganit më shumë se çdo gjë tjetër që kishte thënë apo kishte bërë deri në atë kohë dhe e bëri president. Është një shembull kuptimplotë se si u shmangen politikanët e vërtetë provokimeve, madje edhe se si i kthejnë ato në armë të tyre.
Në Shqipëri ndodh ndryshe, politikanët e humbasin krejtësisht logjikën kur provokohen, apo kur kujtojnë se po provokohen, dhe ashtu u japin armë kundërshtarëve të tyre. Sali Berisha nxori jashtë sallës një grua pjesëmarrëse në një mbledhje me gratë në Berat (në qoftë se nuk gaboj), sepse ajo guxoi ta pyeste për nepotizmin në strukturat e shtetit, gjë që Saliu e konsideroi provokim!
Të marrim tjetrin, Ramën. Shkon në Austri në një mbledhje me persona të rëndësishëm të politikës austriake dhe zihet me djalin e Neritan Cekës (nuk po ia vë emrin atij djali, sepse nuk ka asnjë personalitet të vetin, por njihet vetëm nga i ati, jo se edhe i ati i ka ndonjë personalitet kushedi se çfarë, por se i është përmendur emri shpesh për pehlivanllëqe), sepse ai e provokon dhe ky publikisht e kap prej veshi! Kreshnik Spahiu tha se ky reagim impulsiv i Ramës ndodhi vetëm 30 minuta pasi Rama kishte biseduar me të në telefon dhe qenë zënë për shkak të dështimit të negociatave për bashkimin e partisë së tij me grupimin e majtë.
Rasti tjetër i Ramës. Pas dështimit të arritjes së një marrëveshje për bashkimin e partisë AKZ, të Kreshnik Spahiut, me grupimin e majtë, Rama derdh një lumë fjalësh e mendimesh krejt të pakontrolluara. Ndofta Kreshniku edhe e ka provokuar në kërkesat që i ka paraqitur për marrëveshje, ndonëse kërkesat e tij ishin ato që ai i kishte bërë botërisht të njohura që më parë, por sidoqoftë, politikani, aq më tepër një si Rama, me një përvojë politike tashti më shumë se 10 vjeçare, duhet të dinte si të përgjigjej.
Çfarë tha Rama për kërkesat e Spahiut që e detyruan atë të prishej me partinë e tij? Tha se Spahiu i kishte kërkuar që në 100 ditët e para pas zgjedhjeve, Berisha t’i jepej drejtësisë për zullumet që ka bërë. Dhe si iu përgjigj Rama? Rama tha, pak a shumë, se kjo nuk do të ndodhte kurrë, pasi ashtu Berisha do të kthehej në një martir dhe se kjo tregonte se Kreshniku ishte agjent i Berishës! A qëndron kjo logjikisht? Sipas Ramës, të gjithë të burgosurit politikë të kohës së Enverit, kanë qenë agjentë të Enverit dhe Enveri i ka burgosur nga dashuria që ka pasur për ta, nga dashuria për t’i kthyer në martirë! A ka njeri sot që të thotë se Fatos Nanoja që u arrestua nga Sali Berisha u kthye në martir?! A ka njeri sot që të thotë se, kush të do, të burgos?!
Çfarë i kërkoi tjetër Kreshniku Ramës?
Të bashkohej Shqipëria me Kosovën që në mandatin e parë (ndofta një kërkesë e parakohshme); të ngrinim marrëdhëniet me Greqinë, deri sa Greqia të hiqte ligjin e luftës (nuk më duket një kërkesë dhe aq e padrejtë); të vendoseshin në listat për deputetë 3 gra nga partia e tij. Për ato gra, të cilat nuk i dimë se cilat janë, Rama tha se nuk mund t’i pranonte, sepse “po kërkoheshin të futeshin njerëz anonimë në listat e PS-së që ata të hynin si kaçube kuqezi që më pas, pasi të merrnin votat, të shkonin si diversantë në krahun tjetër” (gazeta “Panorama” 3 Maj, 2013).
Përse i përmend veçan tri kandidatet femra si persona pa besueshmëri që mund të kalonin në krahun tjetër sot, kur ndërrimi i krahëve po bëhet një gjë aq e zakonshme nga burrat, sa s’ke garanci nga asnjë; kur në krahun tjetër, në gji të Sali Berishës, Ramës i kaloi Kastriot Islami, den baba den komunist e socialist? Kur në krahun tjetër, në krahun e Sali Berishës i shkoi Ilir Meta së bashku me partinë e tij? Përse denigrohen kështu femrat, kur nga politika në përgjithësi kërkohet që ato të favorizohen? A janë këto fjalë që mund të thotë një politikan i zgjuar dhe i matur?
Ndofta Kreshniku e ka tepruar me kërkesat që ka bërë, ndofta kërkesat i ka bërë edhe në mënyrë provokative i nxitur apo i mësuar nga Saliu, por ai lloj reagimi i Ramës është krejt i pa justifikueshëm. Ai e kishte shumë lehtë të mos i përgjigjej provokimit me absurditetet që lëshoi, ai thjesht mund të heshtte, në qoftë se nuk qe në gjendje t’u përgjigjej atyre me mençuri e t’i përdorte ato në favor të tij, siç bëri Regani. Por politikanët tanë çakordohen plotësisht, kur dikush nuk u shkon sipas vijës së tyre.
Comments
Kur nuk kemi mundesi te

Kur nuk kemi mundesi te thurrim merita per beniaminet tane nisim e shajme kundershtarin per ta ulur nen nivelin e te parit.

Ulu mal te dali hena...(?!)

Teoria e berjes baras te

Teoria e berjes baras te maskarenjeve ,krimineleve ,alabakeve .Me njerezit e opozites eshte veprimi me i poshter .Dmth jane te tere njesoj ,Atehere pse te ndryshojme ,le te leme kete qe kemi ne pushtet.Kushdo qe te vije ne pushtet edhe sikur MUT te jete me mire se keta qe kemi do jete ,ndaj mjaft me keto teorira disfatiste per vendin

Si shumë gjë e sforcuar

Si shumë gjë e sforcuar kjo.

Për punën e Salës me 100 ditët, ai tha se i kishte kërkuar Kreshniku burgosjen e tij për 100 ditë, jo dorëzimin përpara drejtësisë, dhe burgosja kështu me ngut normal të kthen në martir, si i burgosur diktature.

Ajo puna me kandidatet femra, s'e kuptoj ç'lidhje ka me faktin që janë femra, as nuk i mëshoi njeri në terma gjinorë kësaj gjëje ndryshe nga ngjyrimi që po i jepet këtu.

Në fund, s'e marr vesh si mund të përmendet me seriozitet ajo puna me veshin e atij, dhe akoma më keq, krahasohet dhe me një bisedë në studio televizive (Regani) ku bëhet sforcimi maksimal për të mos lënë përshtypje të keqe.

Po ky i dehur ka qene kur e

Po ky i dehur ka qene kur e ka shkruar kete. Cpune ka Rama te arrestoje Berishen apo dhe e ansjellta. Keta jane politikane jo prokurore apo gjykates. Prandaj jemi ne batak sot ne se del nje qe ulerin (Sala apo tani Kreshniku) qe do i fus te gjithe ne burg dhe o burra te gjithe te votojme per te. Pastaj si do ti mund ti ngrijme mardheniet me Greqine apo te bashkohemi me Kosoven? Rama nuk tha qe sjane te drejta si kerkeas, po a mund te realizohen? Jo vetem ne endrra, ne duam te futemi ne BE, si mund te ngrijme mardheniet me nje shtet te BE apo te kerkojme territore te tjera, sepse per europianet Kosova nuk eshte territor shqiptar sic na pelqen neve ta quajme.

Zoti Hashorva kerkon prej

Zoti Hashorva kerkon prej ditesh "gjilperen ne kasht", çuditrisht vetem ne hangarin e Rames!!

Puna juaj si gazetar, plot telashe dhe ne kufirin e ekzistences (duke len menjan disa pelivanlleqe qe i beni per arsye qe vetem ju ua dini kuptimin) eshte deri diku per tu patur zili, por qe te gjykosh dike qe per vite me radh ka luftuar kunder nje Partie-Klan dhe te zhytur ne maskarallek, telendisur dhe shar me liber shpie nga injoranca e parlamentarve tan pseudodemokratik, te gjykosh nje njeri qe tregoi se punon per ti ndryshuar faqen vendit puna e te cilit u vlersua edhe nga arena nderkombetare, ma do mendja se lepuri fle diku tjeter dhe nuk ka asgje te perbashket me analizen gazetareske dhe investikative qe mund ti bej nje djal me shkoll si ju, linjes apo taktikes se ndjekur nga zoti Rama.

Po te merrje gjysmen e kohes qe more per artikullin ne fjal, per ti ber analizat qyqeqarit "kuqezi" me mendje te kthjellet, duke patur para syve te gjith tabllon e zhvillimeve te fundit te gjeopolitikes pseudodemokrate shqiptare, duke patur parasysh pelivanlleqet e qyqeqarit Spahiu me shifrat 1mil=1600, largimi i disa figurave te shquara nga partia e qyqeqarit Spahiu, do dilje ne perfundimin se:

Jo qe Rama nuk ka çi do ata kandidat te asaj partie por edhe ne si popull nuk kemi çe duam nje parlament te mbushur me zhele.

Kush do qe te vej ne qeveri do mbushi thesin e tij, po te pakten ti mesoj njerzit te bejne diçka tjeter veç biznesit te shitjes se farave me filxhan neper trotuaret e Republikes!!!

Add new comment