Ç’don të thotë të jesh sexy?
….. Katër vjet më parë, ime bijë, që ish duke hyrë në gjimnaz (ish 14 vjeç), më tha se donte të ishte sexy. Kur i kërkova të më shpjegonte se ç’don të thotë ‘sexy’ për të, ashtu si shumë prej nesh, nuk dinte ç’të thosh. Dhe unë shfrytëzova rastin për t’i thënë se çfarë ishte ‘sexy’ për mua. I thashë se “një trup i mbajtur pastër është sexy, një aromë e freskët e gojës është sexy, një lëkurë e butë është sexy, një dhomë e pastruar është sexy (ok, me këtë punën e dhomës i ika pak argumentit, por s’ka gjë, nuk bën keq). Afërmendsh, ajo nuk po dëgjonte çfarë donte të dëgjonte, dhe me t’i rënë zilja e celularit, gjeti rast e u largua në punë të vet.
Ajo është 18 vjeç tani, dhe po bëhet gati për kolegj. Ajo po rritet e po bëhet një grua e hijshme, por idenë e të qënit sexy e ka ende në zhvillim e sipër. Po ndodh ajo që duhet, me sa duket, kryesisht ngaqë unë kam qenë gjithë kohën duke dialoguar e duke e zgjeruar konceptin përkufizues mbi atë që është sexy. Ja gjërat që unë i them, sa herë që e gjej të gatshme për t’më dëgjuar:
Të jesh e sjellshme është sexy. Të qeshësh është sexy. Të jesh me këmbë në tokë është sexy. Të jesh mendjemprehtë është sexy. Të bësh e të shijosh humorin është sexy. Të guxosh është sexy. Të mos rrezikosh është sexy. E vërteta është sexy. Mirëbesimi është sexy. Pasioni është sexy…. Misteri është sexy. Kompasioni është sexy. Ndershmëria është sexy. Të jesh natyrale është sexy. Të duash Zotin është sexy. Ndërsa të duash veten është gjëja më sexy në botë.
Unë dua që ajo të dijë e të besojë se ajo është sexy, për shkak të faktit që ajo është ajo që është, dhe jo për shkak të faktit që ajo duket apo vishet në një farë mënyre. Se të jesh sexy nuk është të jesh në mënyrën si janë dhe të tjerat. Se ajo ka të drejtën që të jetë sexy në mënyrën e vet, dhe se ajo nuk duhet ta gjykojë sex-appeal-in e vet, apo sex-appeal-in e të tjerave, nëpërmjet standardeve rigoroze sociale, kulturore e mediatike. Ajo është sexy ditë për ditë (e më shumë, e më ndryshe, e më mirë), dhe po kështu, me që ra fjala, është secila prej nesh.
Të jesh sexy është dëshira e fshehtë e shumicës së grave në këtë botë. Por a e keni përkufizuar se ç’do të thotë ‘sexy’ – fjala, pamja, sjellja – për ju vetë, apo ju keni bërë atë që bën shumica, dmth lini të tjerët ta bëjnë këtë gjë për ju? E më pas, bazuar në këtë përkufizim, keni tentuar ndonjëherë kot më kot të ndiqni modelin fizik e mental që del prej këtij përkufizimi, s’ka gjë se çfarë del prej këtij përkufizimi është tepër larg jetës suaj reale (dhe larg trupit tuaj, domosdo)? Të zhgënjyera, dhe me idenë se jeni dështake, ju keni kërkuar në bibliotekën tuaj libra sekretesh e teknikash që ju mësojnë e ju ndihmojnë se si të jetoni një mbrëmje, a një natë, e jo se si të jetoni gjithë jetën. Të shumtët e librave do t’ju kallzojnë se si të silleni si një mackë sexy, si një mamá ‘e ndezur’, si një bombë shpërthyese, etj, por ato nuk ju mësojnë se si të jeni rehat me veten tuaj e brenda vetes tuaj.
Doni të vërtetën? ‘Sexy’ nuk është një kominoshe që ju e vishni për të ndjellë të tjerët. Sexy nuk ka të bëjë me uniformitetin. Ju nuk mund të bartni etiketën e dikujt tjetër, të cilit doni t’i ngjani me synimin e shpresën për të qenë autentikë e të rëndësishëm…. Ju mund të jeni sexy ashtu si jeni. Dhe kujdes: se çfarë është sexy nuk mund të diktohet nga mosha, format trupore, pesha, shtatlartësia, gjatësia e flokëve, llogaria bankare, etj….
Comments
Të duash Zotin është
Të duash Zotin është sexy.
Kjo po.Kjo eshte per mendimin tim,
shprehja me seksi qe kam degjuar.
Artikulli eshte fund e krye
Artikulli eshte fund e krye nje moralizim. Te jesh "sexy" ka vetem nje kuptim, kuptimin literal te fjales, dmth te kesh/te besh nje paraqitje fizike qe terheq seksualisht partneret e mundshem seksuale. Madje, eshte pikerisht ajo qe Lori Bryant e perjashton qe te jete: nje kominoshe qe vishet per te ndjelle, vecse jo "tjeret" sic pretendon/ pergjithson Lori, por pikerisht per te ndjelle partneret seksuale. Dhe kjo eshte biologjke/natyrore dhe jo dicka intelektuale apo e kultivuar.Duke filluar nga bota bimore e shtazore dhe duke vijuar me shoqerine njerezore ne te gjitha stadet e saj, qe nga primitiviteti e deri ne pastmodernizem, individet bejne cmos te jene "sexi" ne kuptimin e sigurimit te sa me shume partnereve seksuale. Nuk ka asnje perjashtim nga ky rregull te cilit i nenshtrohen keta individe nga instikti i mbijeteses, i lene ne kodin gjenetik te tyre dhe qe rregullohet nga prodhimet e sistemit endokrin te organizmave. Ne shoqerite njerezore te kulturave traditave te ndryshme ka qasje te ndryshme ndaj kesaj shtyse. Ne varesi nga shkalla e konservatorizmit ne nje vend te caktuar musliman kemi nivele te ndryshme te lejimit publik e familjar te shprehjes se kesaj tendence natyrore, por ne te gjitha keto shoqeri, mbulimi i detyruar femrave shpreh saktesisht faktin e te kuptuarit/pranuarit qe te vishesh apo te cfaqesh "sexy" do te thote te ndjellesh seksualish partnere te tjere. Ne shoqerite perendimore, seksi nuk eshte me nje tabu dhe nje kulture seksizmi eshte ne zhvillim te plote me te mirat e te keqijat e saj. Ne keto shoqeri, sipas statistikave e pyetesoreve periodike, duke mesatarizuar, kemi kete pamje te partnereve seksuale:
-Aktiviteti i rregullt seksual i femrave fillon ne moshat 12-14 vjec me partnere te rastit apo boyfriend qe ndrrohen mesatarisht cdo 6-18 muaj.
-Mosha mesatare e martesave per femrat eshte 24-28 vjec, pra duke krijuar nje peridhe 12-14 vjecare aktiviteti seksual para marteses me 12-14 partnere te ndryshem.
-Shkalla e divorceve eshte rreth 50% dhe, edhe pse afro gjysma e te divorcuarve vazhdojne te martohen e rimartohen, ka gjitmone nje kontigjent te larte grash te lira qe vazhdojne te ndrrojne boyfriend deri ne rimartese apo pergjithmon ne se nuk arrijne te rimartohen.
-Afro 1/3 e grave pranojne te kene pasur, gjate marteses, me se nje here partnere seksuale jashtemartesore.
Mund te llogaritet perafersisht pra , se sa partnere seksuale i nevoiten nje femre perendimore gjate jetes se saj aktive seksuale. Eshte vertet nje konkurrence e forte per ti siguruar ata. Pra atyre me te vertete u nevoiten te jene "sexy". Dhe mbi keto baza reale eshte ngritur ne perendim seksizmi, si kulture, tregeti dhe industri.
Dhe e dashur Lori Bryant, vere re se mund te jesh e/i lare dhe e/i paster, eremire dhe e/i edukuar apo e/i kulturuar; mund te jesh me humor e te ndjehesh vetvetja madje, te ndjehesh edhe "sexy', por kjo nuk do te thote se ti mund, doemos, te terheqesh partnere seksuale, pra nuk do te thote se ti je "sexy". Nese i ke keto cilesi, fare mire, ti mund te jesh nje shok a mik i vyer, nje bashkbisedues i kendshem apo partner klubi a biznesi interesant, por nuk je mjaftueshem nje partner joshes seksual, le te themi, per shkak te moshes apo paraqitjes fizike, per shkak te mungeses se atij kimikati te brendeshem qe gjalleron erosin. Ja pse, shumica e grave enderrojne fshehurazi e deklarojne haptazi se duan te duken "sexy" dhe jane ne stres kur nuk e arrijne kete.Dhe ketu perfshihen te gjithe grate, beqare apo te martuara, intelektuale ose te paarsimuara, te mbuluara ose me minifunde, te kenaqura ose jo seksualisht, qe nga Islanda dhe Skandinavia e ftohte e deri tek Brazili dhe mesdheu i nxehte
Dhe per ta mbyllur do te thoja: Te ndehesh "sexy" do te thote qe te ndjesh se partneret e mundshem seksuale rreth teje te deshirojne seksualisht dhe jane te gatshem me nje shenje tenden te te vine pas dhe te bejne seks me ty.
Add new comment