Kë rrezikon realisht Kreshnik Spahiu?

Postuar në 29 Shkurt, 2012 04:26

Jam në një mendje me Sokol Ballën kur thotë se, arsyeja e vetme e reagimit agresiv kundër kuqezinjve të Kreshnik Spahiut nga të mëdhenjtë e politikës, është frika. Nuk shikoj arsye të ndonjë lloji tjetër, për shembull, parimore, ose identitare apo qoftë edhe patriotike. Jo! Thjesht dhe vetëm kanë frikë nga shprishja e rendit (thuajse) organik të një bipolarizmi i cili, tashmë, nuk rezulton i keq vetëm për ata. Kanë njëzet vjet që përmes këtij bipolarizimi ekstrem ushqejnë njëri-tjetrin dhe riciklohen prej njëri-tjetrit. Vetëm kaq duhet për të kuptuar përse Sali Berisha vijon ende të merret me Kreshnik Spahiun përmes një komisioni parlamentar edhe pasi ky ka dhënë dorëheqjen; kaq pak duhet për të kuptuar shkaqet, përse Edi Rama u kujtua të nxirrte një rekrut të rëndomtë kundër Spahiut, vetëm pasi ky deklaroi në Top Story se e konsideronte edhe atë një sulltan politik; kaq pak duhet për të kuptuar edhe venën e panjohur “kozmopolite” të Ilir Metës, kundër patriotizmit rudimental të Kreshnik Spahiut. Të tre këta, mbase prej shqisës së përpunuar politike ndiejnë se po i afrohemi një konteksti të ri demokratik dhe kanë shpallur publikisht frikën e tyre. Nuk e di se sa racionale dhe sa emotive ka në ndjesinë e tyre, por është e sigurt ndërkaq se, Kreshnik Spahiu me njësinë e tij politike, i ka bërë të rizbulojnë instinktin primordial të frikës të cilën, me thënë të drejtën, besonim se u ishte zhdukur. Nuk ka rëndësi sesa Kreshniku i rrezikon realisht, rëndësi ka që ata mendojnë se i rrezikon. Për kaq dhe deri këtu, vlera e modelit opozitarist të Kreshnikut duhet njohur pa mëdyshje.

Jam gjithaq dakord me përqeshjen cinike që Sokoli i bën konceptit me bazë libidoje të PD-së për të afruar në radhët e saj kofshë dhe cica politike; apo, me peshën morale, përveç atë fizike, që duhet të përballojë zoti Meta pas gjykimit, mjaft të diskutueshëm, për një aferë emblematike korrupsioni; apo me dekadencën morale të socialistëve, që përflitet se do kooptojnë në radhët e tyre zëvendësministrin e videos që ndante paratë me Dritan Priftin. Janë këto, por dhe mjaft të tjera, arsyet që përligjin nevojën e një modeli të ri të të konceptuarit dhe të të bërit politikë. Por a është Kreshniku modeli, apo qoftë edhe “kali i betejës”, siç thotë Koli, që u duhet shqiptarëve sot?

Këtu nuk jam në një mendje me Sokolin. Përkundrazi: besoj se Kreshniku është antimodeli. Jo vetëm sepse vakumin e mjedisit politik shqiptar po e mbush me klishe retrograde, por edhe sepse po na karikaturizon modelin. Politika, më parë se çështje numrash, është çështje tezash e idesh dhe Kreshniku nuk ka afishuar asnjë të tillë. Shqiptarofilia vulgare nuk është tezë; antipolitika e shesheve nuk është tezë; antisulltanati nuk është tezë; ligjërimi populist shterp nuk është tezë; mitomania provinciale e shpëtimtarit nuk është tezë. Të gjitha këto i kemi stërparë e dëgjuar edhe më parë gjatë këtyre njëzet vjetëve. Dhe, për fatin e madh të demokracisë, i kemi flakur prej kohësh si stereotipe ordinere, gjysmë orientale e gjysmë ballkanase.

Nëse rrezikon realisht dikë Kreshniku, nuk është as Berisha, as Rama dhe as Meta. Ajo që ai rrezikon seriozisht është shoqëria, është pritshmëria e saj, e cila kondensohet në një model të ri politik dhe jo një surrogato politike që operon me të njëjtët terma, me të njëjtën filozofi dhe të njëjtin leksik si këta që janë. Shenja frymëzuese është se ka kontekst historik për të ndryshuar gjërat; shenja e keqe është se brenda këtij konteksti mungon ende materia politike e duhur. Sikur kjo fabul të vijojë të shkruhet edhe në muajt që vijnë me fjalët e Kreshnikut, do të ishte një dëshpërim i madh. Sepse, jo vetëm do të humbisnim momentin historik por, më e keqja, do rrënonim përfundimisht pritshmëritë e sinqerta të shoqërisë për rinovimin real të politikës. Do t’i ofronim asaj një model, të cilin ajo mund ta përqafojë ngaqë nuk ka të tjerë për momentin, por kështu e kemi mashtruar keq. Kreshniku është oferta e radhës, por jo oferta e re që shoqëria pretendon. Si i tillë, nuk duhet lejuar që të hedhë rrënjë te shqiptarët. Edhe tek ata që urrejnë këtë politikë, edhe tek ata në ekstazë pas flamurit, edhe tek ata me dilema, që thotë Sokoli. Është vërtet therëse nevoja e tyre për të ndryshuar gjërat, por kjo nuk duhet bërë me të parin që del rrugës. Dhe aq më pak, me formulën të ndryshojmë diçka, për mos të ndryshuar asgjë.

Comments

Submitted by Anonimi (not verified) on

Epo mire z. Vasjari ça prisni ende, pse me shkopin tuaj  magjik nuk krijoni opozitarin e vertete ?

Submitted by ardrit (not verified) on

Ky artikull shpreh mire edhe mendimin tim per Z. Spahiu dhe AK. Like

Submitted by Anonim (not verified) on

Nje shprehje e vjeter thote: "Armiku i armikut tim eshte miku im" Dhe meqe Z.Spahiu eshte armik i ketyre politikaneve(Armiq te Kombit ) del qe eshte mik i shqipetareve.

Submitted by Albi (not verified) on

Nuk jam dakort. Njerezit presin politikanin perfekt do vdesin duke pritur. Politika shqiptare eshte monopol i dy partive, dhe me kete vine gjithe problemet e monopoleve. E rendesishme eshte te zvogelohet pushteti i dy te medhenjve. Sa me i vogel te jete pushteti i politikanit aq me e vogel mundesia qe ai te bej ca te doje, aq me e madhe nevoja per te bere marrveshje me te tjeret ku nuk mund te abuzoje si me pare.

Nuk eshte Spahiu qellimi. Qellimi eshte nje rend i ri politik ku pushteti i politikaneve eshte me i limituar.

p.s a nuk eshte qesharake qe Spahiu akuzohet majtas e djathtas se nuk ka platforme, dhe kete e bejne dy parti qe kane 20 vjet pa pike platforme pervecse sharjes se njera tjetres.

Submitted by Zapbone (not verified) on

Zorret ne fyt mi bin spahiu kur modelohet si klloun duke bere shqiponjen dykrenare me duart ne gjoks. Me ngjan me teper se nje parti me nje levizje sekti...

Submitted by zeneli (not verified) on

Kreshniku eshte kopil i kopilit Bamir.

Meqe Bamiri eshte vegel e Edvinit dhe Kreshniku i tille eshte.

Ne fakt ka nevoj per nje forc te re politike ky vend por deri tani qe flasim ska dal ndonji  " i Trete" i besushem per tu ndjekur.

Mbetet Berisha me i miri sikurse mbetet Edvini me i keqi.

Sot per Sot Berisha eshte dita e Edvini nata.

Prandaj Edvini nxorri Kreshnikun  qe te duket si mengjez meqe ai e di se vet eshte nje nate pus e erret.

Mirpo ne 21 janar u dogj Kreshniku.

Sepse te hiqesh si i dashuruar me flamurin e te heshtes si m.ut kur shikon se flamuri perdoret si heshte per te goditur policine athere te bie maska.

Dhe kreshnikut i ra maska e flamurit dhe u cfaq fytyra e vertete, ajo e hurit.

Dhe jo me kot Shefat e Kreshnikut, ata qe e pergatiten ne epruvete (diku ne katet e siperme te selise roze do jet ky laboratori kimik) kte dobic i kan dhen urdher qe meqe u pordhe si Flamur dil me Hur ne Lezhe e rrihe Saliun.

Dhe Kreshniku do i marri me qera te arsyshme ose falas ca batalione me bandite Tom Doshit , kuptohet me miratim te Edvinit, e do shkoje ne Lezhe.

Ne Lezhe do te kemi nje 21 janar special.

Ina patjeter do i ket marre udhezimet nga Shefi i shtabit per LIGJ e Drejtesi, Spurdhjak Ngjela.

Kurse Toma e Preci besoj kan zbritur ne terren per te marre masat logjistike qe Kreshniku te jete sa me efektiv.

Ne se Saliu ka keshilltare nuk bejn keq ti thone, Doktorr, coji nje telegram Skenderbeut me tekst, I dashur Skenderbe une Sjam i zoti ta mbroj Shtetin ne Zyrat e Qeverise ne Tirane e jo ne Germadhat e Lezhes qe me bejne lesh keshtu qe spo vij dot atje se me kan zene prite bandat te cilat jan me te forta se Policia e Shtetit.

Dhe te rrij ne Zyre e te mos krruhet me Kreshnikun i cili atje do ti kete gjith baaalonet e ndjekjes te PS-se ne dispozicion.

Keshtu qe Kreshniku le te luftoj me muret e Kalas atje.

Sali,  degjoje Zenelin !

Submitted by pellazg (not verified) on

Eshte nje analize perfekte. Nuk besoj se ka ndonje mendje te qete ne kete vend qe te besoj qe alternativa Spahiu mund te jete serioze. Jam shume dakord me Vasjari se shoqeria pas 20 vjetesh ndjen nevojen jo per nje force te re po per nje force tjeter. Keta qe jane aktualisht jane tej afatit te skadences dhe po helmojne Shqiperine. Por Spahiu eshte skandal dhe ta pranosh si alternative vertet do te thote qe si shoqeri kemi marre fund. Per mua do te ishte nje harakiri politike.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.