Soft power turk ose rikthimi i hapësirës otomane në Ballkan

Postuar në 05 Gusht, 2011 03:07

Ahmet Davutoglu, ideolog dhe ministër i Jashtëm i Turqisë, citohet më së shumti, si ideator i rikthimit të Turqisë te premisat dhe hapësira e dikurshme e perandorisë osmane. Kjo duhet mbështetur, sipas tij, te farkëtimi i lidhjeve jo vetëm me fuqitë e mëdha të botës, por edhe me partnerët rajonalë në Ballkan e Azi duke rikonfiguruar kështu ish-hapësirën osmane mes dy kontinenteve. Aksioni i tij ka qenë sidomos ballkanik dhe ai nuk ka nguruar të shprehë hapur synimet e tij për ringjalljen e “të sëmurit të dikurshëm të Bosforit”. Në këtë vazhdë gjeopolitike duket se është edhe përurimi i dy xhamive të epokës osmane, njëra në Shkup e tjetra në Prizren. Gazeta turke Zaman, në një artikull të ditëve të fundit pasqyron rinovimin e dy xhamive të kohës osmane në Ballkan. Xhamia e Mustafa Pashës në Maqedoni dhe e Sinan Pashës në Kosovë u hapën pas shumë kohësh, shkruan gazeta.

Pas një projekti restaurues 5 vjeçar, xhamia e Mustafa Pashës në Shkup u përurua me pjesëmarrjen edhe të personaliteteve të njohura turke si zv/kryeministri Bekir Bozdag. Funksionari turk tha se “të parët tanë jetuan në paqe këtu. Xhamia u ndërtua në vitin 1492 me urdhër të vezirit të sulltan Selimit, Mustafa Pasha, dhe u shkatërrua nga tërmeti që goditi Shkupin në vitin 1963. “Grupi përurues”, sipas Zaman-it, udhëtoi nga Shkupi në Prizren për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së xhamisë së Sinan Pashës, e cila u ndërtua nga guvernatori osman i Bosnjës, Sinan Pasha në vitin 1615. Rindërtimi u bë i mundur nga Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit, njëfarë USAID-i turk. Në të dy xhamitë  imamët do të emërohen nga Turqia.

L.A.

Comments

Submitted by Pjerin Kodra (not verified) on

Publikimi i ketij shkrimi pa reagim denoncues asht i turpshem!

Submitted by Blerimi (not verified) on

Ne fakt po te mos ishte per Turqine nuk do kishim as pilafin me fasule, as tas qebapin, as bakllavane, as hallven, as hasuden, as rakine, as bozen, as salepin dhe ndoshta as tullumbat. Rrofte sulltani Hamid II, shpikesi i kafes turke!

Submitted by Gjeto (not verified) on

Cka duhet me denocue ma shum z.Pjerin? Nuk mjafton qe nje lajm i rubrikes kulturore nga rajoni, as nga vendi jo, po vendoset ne krye te faqes sikur te jete ndonje haber jetik?

Dy xhami monumente kulture jane restauruar nga nji shtet mik, anetar i NATO-s, sepse qeverite vendase kane pare per gjithcka, por jo per monumetet e kultures orientale. Nga ana tjeter ne Prizren dhe ne Shkup ka minortitet turk te njohur zyrtarisht. Pse duhet denoncuar lajmi i restaurimit te dy xhamive atehere? A nuk eshte turp te thuash turp?

Submitted by Elton (not verified) on

Ne gjithe numrin e kishave ne Kosove e ne Shqiperi qe kane restauruar apo ndertuar nga e para dhe qe ky site nuk e ka pare te arsyeshme apo te vlefshme ti raportoje e aq me pak t'i raportoje si akte subversioni i vendeve qe i kane financuar, duhet vene ne pikepyetje se pse riparimi i dy xhamive na qenka akt subversioni neo-otoman. Drita ne te cilen eshte raportuar ky lajm eshte tendencioz.

Submitted by alket (not verified) on

A ka emer ky qe e ka bere shkrimin?
O Faje (shkurt per mustafa) mire do ishte qe shkruesit te vinin emrin. Eshte mire edhe per reputacionin e faqen

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

“Sinteze e Historise Shqipnise shek.XV-XX” nga Profesor Sami Repishti!”, pjese e nxjerrun nga “Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000 “ , nga Profesor Sami Repishti , Badwin, New York, USA 01.01.2000.

“….Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje gargantuese (jashtezakonisht e madhe) per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar - qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale - okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim….“

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.