Sinjal alarmi nga BERZH-i: Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2012 do jetë 1,2%

Postuar në 24 Janar, 2012 11:24

Zëri i Amerikës i ka marrë një intervistë ekonomistit të lartë të BERZH-it në Londër, Peter Sanfey, dhe ky i fundit, teksa hedh një vështrim perspektiv në punët tona, nuk thotë gjëra që të ngushëllojnë. “Kriza e Eurozonës do të ndikojë shumë në ekonominë shqiptare ”, thotë ai në thelb. Por ja disa pasazhe nga intervista e tij:

-Niveli i rritjes ekonomike në Shqipëri për vitin 2012 do të jetë 1,2% [ky është parashikimi më pesimist i bërë nga të huajt. Re.Pu.]

-Kjo rritje e ulët do të thotë më pak prosperitet, më shumë papunësi, do të thotë kohë të vështira për shqiptarët.

-Borxhi publik i juaji është shumë i lartë, gjë që nuk e bën të mundur të ndërmerren politika të mëtejshme fiskale për të ulur efektet e krizës.... Është e rëndësishme të shihet niveli i borxhit pasi është mjaft i lartë krahasuar me standartet në rajon.

-Në përgjithësi, sektori financiar është i qëndrueshëm në Shqipëri, por niveli i kredive të këqija është goxha i lartë.

-Çfarë i duhet Shqipërisë për t’iu kthyer potencialit të rritjes ekonomike janë politikat e qëndrueshme makroekonomike të kombinuara me përparimin e reformave strukturore.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.