SHBA-të humbasin besueshmëri si kredimarrëse

Postuar në 06 Gusht, 2011 04:58

Në tabelën e klasifikimit të besueshmërisë së vendeve kredimarrëse, që hartohet nga agjencia Standard & Poor's (kjo agjenci nuk është e vetmja që ka titullin për të bërë një klasifikim të tillë; janë gjithashtu Moody's dhe Fitch) mbi bazën e gjendjes financiare e ekonomike të këtyre vendeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë qysh prej vitit 1917 në nivelin AAA. Dhe dje erdhi deklasifikimi (downgrade) i parë: SHBA-të kalojnë në nivelin AA+. Shkaku: marrëveshja e mundimshme e arritur nga Kongresi pesë ditë më parë nuk ishte më e mira që pritej.

Nobelisti Paul Krugman, që shkruan për gazetën New York Times, e përqeshte sot këtë vlerësim. I bënte një gjë që zakonisht e bën vetë agjencia, dmth një downgrade. Pasi theksonte se këtë gjendje të sikletshme të SHBA-ve e kemi peshqesh prej “çmendurisë së republikanëve ekstremistë”, ai nënvizonte, se SHBA-të nuk mund të gjykohen nga agjenci të tilla, të cilat kanë treguar një herë që janë krejt të paafta (me rastin e krizës financiare që shpërtheu në vitet 2007 e 2008). E sikur të mos ish mjaft kjo provë, thotë Krugman, “ata edhe në rastin e deklasifikimit të djeshëm kanë bërë një gabim matematikor trashanik: u kanë humbur rrugës 2 mijë miliardë dollarë të financave amerikane”.

E.G.

Comments

Submitted by Blerimi (not verified) on

Si gjithmone per amerikanet ka nje standard qe duhet te perdoret per ta dhe nje qe duhet te perdoret per te tjeret. Deklasifikimi eshte me se i merituar per nje vend ku kompromisi per ceshtje vitale gjendet me kaq veshtiresi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.