Rama bën prapakthehu: nuk ka bashkëpunim me Metën

Postuar në 19 Nëntor, 2011 12:10

Edi Rama tha gjatë intervistës në Top Story se “Ilir Meta e meriton një mundësi të dytë”. Të gjithë e kanë interpretuar këtë frazë si një gatishmëri për një bashkëpunim me të përpara zgjedhjeve të ardhshme. E të gjitha gjasat janë që ai të ketë menduar të njëjtën gjë. Por sot ka bërë një korrektim të atij mesazhi. Në takimin me të zgjedhurit e rinj të Asamblesë, me të cilët ka diskutuar për zgjedhjet e ardhshme, citohet të ketë thënë, se “e konsideron naive, për të mos thënë qesharake, që nga disa brenda PS të thuhet të bashkohemi edhe me Metën për të mundur Saliun!”

“Kjo është njësoj si të thuash se pa gjysmën e Saliut ne nuk e mundim dot Saliun, ndërkohë që PS dhe koalicioni i sotëm opozitar ka detyrimin ta largojë Saliun në radhë të parë me një moral të ri si garanci për mirëqeverisjen”, u shpreh ai. Kjo tërheqje ka të bëjë me reagimin e fortë që pasoi një sërë deklaratash të eksponentëve socialistë (e tija në studion e Sokol Ballës ishte “qershiza mbi tortë”). Duket se nga brenda opozitës nuk pranohet një ide e tillë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

mua me duket me shume se keto para- dhe mbrapakthesat i beni ju gazetaret me interpretimet tuaja shume 'bujare', por jo fare pa te drejte. Rama tha fare hapur se Metes mund ti jepet nje shans i dyte. Kjo, sipas Rames, eshte parimore, se cdo njeriu ne moshe te re si Iliri duhet ta kete nje shans te dyte per te shlyer gabimin. Ju, nuk mendoni se arrestimi i fundit i bandes se LSI mund te kete ndikuar ne perjashtimin e nje mundesie bashkpunimi? Kjo sa per te mbetur tek hamendesimet meqe ju jeni eksperta ne kete fushe. Gjithesesi nuk medoj se dyshon njeri se Rama ka qene gjithmon gati te sakrifikoje edhe nje bashkpunim me LSI per te rrezuar Saliun. Kjo, te pakten, sipas vete fjaleve te Lilit para nja nje viti mesa me kujtohet, se Rama i paskesha ofruar edhe postin e Kryeministrit ne shkembim te rrezimit te qeveriseSali. Gjithashtu, Rama thote nje gje gjithashtu nuk mund te mohoet nga askush, se Lili perben gjysmen tjeter te pushtetit qe ndan me Saliun, pra nuk eshte shume logjike ti kerkosh Metes te rrezoje veten. Ate gje e ka dhe e ka pas gjithmon vete ne dore Ilir Meta.

Submitted by cuja (not verified) on

Alban, askush ne Tirane nuk kishte nevoje per 15 arrestime per te kuptuar qe LSI eshte shume e kalbur. Une jam dakort me ResPublica qe Edi u terhoq pasi pa se sa shume ishin kundrra ketij bashkimi. Por kam frike se Edi do te riprovoje me vone ne kohe nje tentative te re bashkimi. Kaq i marre fund eshte.

Submitted by raimondi (not verified) on

Po c'te keqe ka  te besh aleance me  Partine  e  Metes?  Ata jane  edhe elektorat  imajte ----Saliu beri aleance me Komunistet,qe eshte komplet e  paimagjinueshme,ndersa  PSja nuk duhet t e beje aleance me LSI-ne   sepse  nuk duan kryesia e PS-se----------Ata ne kryesi  te PS-se  qe nuk duan  te bejne aleance  me LSI-ne  jane  Absolutisht  Injorante --

-Ata nuk duhet te merren  me poltike,sepse  nuk kutpjne   dicka   themeleore ne demokraci -----Nje njeri  eshte fajtor  kur jepet me vendim gjykate -  dhe tjetra qe kur  ben aleance  me dike,nuk dote thote se edhe ti ke  mendim pozitiv  per aleatin---Aleancat  jane te perkoheshme  dhe behen mbi bazen e intereseit  te fitimit te pushtetit--Pastaj po fitove   e prish  aleancen  dhe shko ne zgjedhje te parakoheeshme dhe ne ke terast zgjedhjet nuk ti vjedh njeri  sepse  Sala nuk do  jete  ne  ne pushtet

--Por  Edi ka bere gabim  qe i ka degjuar  ata budallenjte  e kryesise  se  PS-se, sepse  po i humbi  zgjedhjet ,pergjegjsia do bjere  vetem mbi te ,jo mbi ata  te tjeret

Submitted by Anonim (not verified) on

Bie plotësisht dakord me këtë koment. Edhe mua më ka bërë përshtypje intensiteti me të cilin është trajtuar kjo temë tek ky site. Vetëm Muç Nano ka shkruar dy artikuj në gazetë për këtë gjë.

Submitted by anila (not verified) on

Une kete bindje kisha qe ne fillim, qe bashkim me LSI-nuk nuk mund te kishte, por meqenese ne Shqiperi miza behet thjeshtesisht buall, po prisja me kersheri konfirmimin apo rrezimin e lajmit. Per fat te mire, makthi nuk vazhdoi gjate.

Submitted by anila (not verified) on

Une kete bindje kisha qe ne fillim, qe bashkim me LSI-nuk nuk mund te kishte, por meqenese ne Shqiperi miza behet thjeshtesisht buall, po prisja me kersheri konfirmimin apo rrezimin e lajmit. Per fat te mire, makthi nuk vazhdoi gjate.

Submitted by tan (not verified) on

dit a kur  ps  te beje koalicion me lsi (nqse)  do jete dita me e zeze per popullin shqiptar ( te pakten per ate pjese qe e fiton buken me djersen e ballit )

ne qote se vjen ajo dite ( qoftelarg) do te thote se ne kete vend eshte instaluar perfundimisht mafia dhe per shqiperine nuk do te kete me asnje shprese , ne konceptim tim lsi nuk eshte parti por nje organizate mafioze e ngritur thellesisht mbi interesa ekonomike nga nje tufe horrash te paskrupullt qe per  nga babezia ja kalojne dhe Coza Nostres  , shpresoj te jene vetem spekullime  dhe personalisht do te proferoja ta shihja ps ne opozite sesa te bashkeqeveriste me keta doca.

Ilir meta me kompani jane fytyrat me te urryera  ato perfaqesoje pjesen me te erret te shoqerise sone dhe po instalojne ne kete vend nje regjim korrupsioni te frikshem duke u mbeshtetur tek krimi. per ilustrim po ju permend vetem disa emra nga kjo bande qe jane emeruar drejtore ne administraten e qytetit el.....

luli i frankos

ardian zhidro

moza trimi

pjerin xhuvani

ka dhe plot te tjere

ju ftoj te gjitheve te shkruani ketu emrat e banditeve qe kane zene poste neper qytetet tuaja , ju siguroj se do te kemi nje liste qe do ta kete zili dhe prokuroria

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.