Pritmëri të mëdha për naftë në Jon

Postuar në 19 Janar, 2012 08:47

Qeveria greke u shpreh tepër optimiste për gjetjen e rezervave të mëdha të naftës dhe gazit në detin Jon dhe në pjesën jugore të Kretës. Ky fakt bëhet publik nga zëvendësministri i Energjitikës së Greqisë, Janis Manjatis, i cili deklaroi se interesi për kërkime në Jon dhe Egje është tepër i madh prej kompanive amerikane, izraelite dhe britanike. Sipas Manjatisit, pala greke është tepër optimiste se në pjesën perëndimore të Greqisë dhe pikërisht në zonën e Janinës, në veri të ishullit të Korfuzit, por edhe në perëndim të Patras dhe jug të Kretes, gjenden sasi tepër të mëdha hidrokarburesh, të cilat llogariten në dhjetera miliardë dollarë në 20 vitet e ardhshme.

Entuziasmi i grekëve shtohet edhe më shumë pas njoftimit nga bursa e Londrës, se para pak ditësh, kompanite e kërkimit për hidrokarbure në det kane publikuar lajmin se kanë gjetur rezerva prej 1 miliard fuçi nafte në zonën detare shqiptare vetem pak milje larg Durrësit. Sipas pales greke, shtresat tektonike të pjeses greke në veri të ishullit të Korfuzit, jane identike me ato të zones naftembajtese të Durresit dhe zonës naftëmbajtëse Marinëz-Patos.

Pikërisht afërsia gjeografike me këto zona ne vendin tonë, tashmë të certifikuara si naftë mbajtese, kanë shtuar besimin e pales greke, se në zonë fshihen sasi më të mëdha se 4 miliardë fuçi, pak më shume se gjysma e së cilës mund të jetë e shfrytezueshme me çmimin e naftës mbi 85 dollarë per fuçi. Eksperte te kesaj fushe thane se çmimi i naftës nuk pritet të ulet së shpejti, ndërsa këto rezerva mund të fillojnë të nxirren brenda 5 vjetëve. Sipas tyre në zonë janë kryer kerkime fizike dhe brenda fillimit të marsit të këtij viti, do të fillojnë edhe kërkimet sizmike të këtyre shtresave, ndërsa sondat e para pritet të dalin në det gjatë vitit të ardhshëm.

Marrë nga Top-channel

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Pensionisti me 13.000 lek të reja në muej pyet:

A thue më bjen ndonji dromcë edhe mue sa ta mbaj frymen gjallë?!?

Submitted by Engjell (not verified) on

Ky optimizem ishte edhe tek strukturat tona tekniko-shkencore dhe qeveritare per rreth 20 vjet deri sa ne vitet 90 deri 92 e deri 94  perfshi edhe zonen qe behet fjale (veriun e Korfuzit ) u eksploruan nga Shevron,AGIP ,OXY ,OMV. etj dhe rezultuan pa sukses Kompanite e siper permendura sipas blloqeve te ndara ne detin Adriatik ,kryen punime seizmike, si dhe shpuan nga nje pus kerkimi ne shelfin detar dhe perveç dritareve qe hapen per te pare se cila ishte litologjia e stratigrafia e strukturave te zonave ne kerkim (te pakten si u deklarua nga keto kompani ),nuk kishte interes industrial e per pasoje edhe komerçial per te vazhduar me tej. Uroj qe te kene te drejte ne qeverine Greke ,sepse edhe per ne nuk do ishte keq qe te ekzistonin rezerva te tilla Nuk perjashtohet mundesia sepse edhe disa V.B ne Shqiperi pas tentativave te para te deshtuara ne kerkim zbulim , ka patur raste qe kur u jemi rikthyer kemi patur rezultate pozitive si ne Cakran psh apo ne Divjake pliocen etj .

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.