N/kryetari i Këshillit bashkiak, një votë e majtë shkon djathtas

Postuar në 25 Korrik, 2011 09:09

Zamir Ndroqi, i propozuar nga Aleanca për Qytetarin, ka fituar si nën kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës edhe me një votë të majtë. Ndroqi ka marrë 29 vota kundrejt 26 votave të kandidates së majtë, Adriana Berberit. Me një përllogaritje të thjeshte, Ndroqi ka marrë një votë nga këshilltarët e majtë duke ditur se raporti i forcave mes të djathtës e së majtës në Këshillin Bashkiak të Tiranës është 28 me 27. Duhet theksuar se “tradhëtari” është i pamundur të identifikohet duke qenë se votimi ishte i fshehtë. Të djathtët kanë marrë edhe postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak i cili i ka shkuar Njazi Kosovrastit pas përballjes me kandidaten e majtë Mimoza Hafizi. Kampet nuk kanë lëvizur jashtë vijave politike në këtë rast: Kosovrasti ka marrë 28 vota, ndërsa Hafizi 27. Këshilli Bashkiak më pas i ka dorëzuar mandatin Lulzim Bashës i cili do të qeverisë kryeqytetin në katër vitet e ardhshme. Pas betimit, Basha në fjalën e rastit ka thënë se do ta mbajë Tiranën larg konflikteve politike dhe se do t’i qeverisë njësoj, si ata që votuan pro tij, por edhe ata që votuan kundër apo abstenuan. Të pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishin ambasadori i OSBE-së Wolfarth, Zv/ambasadorja e SHBA Debora Johnes, si dhe ambasadorja e Polonisë, Irena Tatarzinska.

Comments

Submitted by anisa (not verified) on

Po ambasadoret, vajten te vene pikat mbi i??? Sa keq me vjen, se mire qe tallen me opoziten, por mendojne se dhe ne populli jemi budallenj. Kurse persa i perket votes majtas, ndoshta ka qene thjesht gabim njerezor...

Submitted by Harilla (not verified) on

Kush e ka bre kete kronike? Vendosjani emrin tjetrit, kushdo qofte ai. Vite pa lexuar ne shqipe nje kronike te kaq te realizuar. Te dhena te permbledhura shkurt, qarte, pa gabime te renda ne shqipe, me pak spec politik, por edhe pa e tepruar.

Eshte e pabesueshme qe vuajme edhe per kete pak gje, po keshtu pakska qene e shkruar. Robi qe e ka shkruar ta dije te pakten qe e a kryer me nder detyren dhe se ben sevap po t'i permbahet ketij standardi.

Me te mira.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.