Një kabllogram që bie si fshikull mbi Berishën

Postuar në 19 Shtator, 2011 14:22

Ambasadori John Withers ka patur për Sali Berishën një mendim shumë më të keq se sa është menduar atomote dhe se sa mund të jetë përfytyruar në këto ‘kohë të kabllogramta’. Në një nga materialet e WikiLeaks-it, që mban datën 24 tetor 2008, ambasadori Withers përpiqet t’i bëjë një warming up Departamentit të Shtetit, përpara se ky i fundit të dërgojë për një vizitë në Shqipëri zv.ndihmësin e sekretarit të Shtetit, Stuart E. Jones. Situata politike në Shqipëri përshkruhet me tone dramatike e me nota të errëta, ndërsa vetë Berisha vizatohet në këtë kabllogram në mënyrën më të keqe të mundshme. Ja disa nga paralajmërimet dhe sugjerimet e dhëna:

-[duhet t’i përcillni Berishës] mesazhin e Washingtonit se sulmet e vazhdueshme për të përfrikësuar prokuroren e përgjithshme, kontrolli i sistemit të drejtësisë, përfshirë tentativën për një kontroll total të shërbimit sekret, gjithashtu dhe të medias së lirë, janë të papranueshme. Të tilla veprime, jo vetëm kërcënojnë të ardhshmen e Shqipërisë në NATO, por gjithashtu mund t’i shkaktojnë për një kohë të gjatë dëme marrëdhënieve bilaterale.

-Ne kemi çdo arsye të besojmë se tentativa e sekuestrimit të dosjes hetimore nga Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë kërcënimet ndaj prokurorëve për t’i arrestuar, janë aprovuar nga Berisha. Teksa hetimi mbi Gërdecin është duke përfunduar, po duket se mundësitë e përfshirjes së djalit të kryeministrit do të jenë shkatërruese politikisht për Berishën dhe me pasoja kriminale për djalin e tij, Shkëlzenin.

-Berishës duhet t’i thuhet nga ana juaj në mënyrë të drejtëpërdrejtë, se të tilla sulme të vazhdueshme po shkaktojnë ndërhyrje në pavarësinë e institucioneve, gjë e cila është e papranueshme dhe se ne nuk do të jemi në krahun e tij duke e lejuar të dëmtojë demokracinë e gjallë shqiptare, por ende të brishtë.

-Berisha duhet të dëgjojë nga ana juaj se zgjedhjet e përgjithëshme do të jenë një tregues se sa serioze është demokracia shqiptare dhe nuk do të shikohen si një çështje teknikalitetesh, por seriozitet i normave demokratike.

E.G.

Comments

Submitted by cuja (not verified) on

<p>A i ka keto mendime valle dhe Arvizu? Duke pare se c&#39;ka ndodhur qe me 2009 e tutje ne te gjoret mendojme qe ai duhet t&#39;i kete keto mendime ne nje shkalle akoma me te ashper per Berishen. Te jete valle keshtu?</p>

Submitted by zhozef FUSHE (not verified) on

<p>Nuk myket Saliu nga keto hartime.......Saliu Do TOPA dhe TANKE..........si Gadafi.....</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Keto qendrime te Withers kane qene ne nje fare mase si parasulm trysnie&nbsp;ndaj Berishes per ti treguar atij se Withers nuk duhet ti dilte emri ne aferen e Gerdecit. Pra Withers&nbsp; e ka mbajtue ne trysni Berishen, nderkohe qe Trebicken e&nbsp; qeruan sapo fillointe tregonte rreth implikimit te Withers dhe djalit te Berishes ne Gerdec.</p>

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

<p>Satei shemtuar e kishte nga fytyra ai ambasadori edhe me te shemtuar e kishte shpirtin. Me ka mbetur ne mendje nje reporter nga Vlora, kur, qeheret &nbsp;ne mengjes, ne komunikim me televizionin e tij ne Tirane, tha: sot Vlora duhet te dale e tere ne rruge , se vjen burri me i bukur qe ka pare Shqiperia, ambasadori Uidhërs. Kaq. Mos ardhte kurre me nje shemtire e tille ne vendin tone te bukur.</p>

Submitted by luani (not verified) on

Po po, kjo eshte shume e rendesishme, ambasadoret duhet te jene model revistash. Pastaj sa per shemtira kemi mjaftueshem ketu ne vendin tone te bukur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.