Moody’s: Shqipëria s’i ka keq punët me borxhin

Postuar në 06 Gusht, 2011 13:56

Fitch, Moody's dhe Standard & Poors janë tri agjenci që kanë kompetencën dhe ekspertizën për të saktësuar aftësinë e një vendi për të paguar borxhet që ka e që merr. Nëse qoftë dhe njëra prej këtyre agjencive bën deklasimin e një vendi në pikëpamje të aftësisë për t’u përballur me barrën e borxhit, atëherë për këtë vend lindin probleme, pasi shihet me dyshim në tregun e huave. Gjatë këtij viti, kjo gjë ndodhi me Portugalinë, e cila u deklasua prej agjencisë Moody’s nga shkalla A1 në shkallën A3. E njëjta gjë ndodhi me Greqinë, e cila kaloi në nivelin B1. Ndërsa dje agjencia Standard & Poors bëri për herë të parë deklasimin e Shteteve të Amerikës, nga niveli AAA në niveli AA+.

Si është klasifikimi që këto agjenci u bëjnë vendeve të ndryshme në këtë moment? Po marrim disa vende, dhe po japim vlerësimin respektiv të secilës agjenci (në renditjen Moody's, Fitch, Standard & Poors) për këto vende. Belgjika Aa1 (perspektiva: e qëndrueshme), AA+ (perspektiva: negative), AA+ (perspektiva: negative), Kina Aa3 (perspektiva: pozitive), A+ (perspektiva: e qëndrueshme), AA- (perspektiva: e qëndrueshme), Danimarka Aaa (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), Kanadaja Aaa (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), Finlanda Aaa (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), Franca Aaa (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), Gjermania Aaa (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), Greqia Ca, CCC, CC (perspektiva: negative në çdo rast), Hungaria Baa3 (perspektiva: negative), BBB- (perspektiva: e qëndrueshme), BBB- (perspektiva: negative), Italia Aa2 (është duke u gjykuar ecuria perspektive e saj), AA- (perspektiva: e qëndrueshme), A+ (perspektiva: negative), etj, etj. Vijmë në Ballkan. Serbia nuk ka vlerësim nga Moody’s, ka vlerësimin BB- nga Fitch-i dhe BB nga Stanndard & Poors, në të dyja rastet e vlerësuar si e qëndrueshme në planin perspektiv; Mali i Zi e ka Ba3 nga Moody’s (perspektiva: e qëndrueshme) dhe BB nga Standard & Poors (perspektiva: negative); Maqedonia BB+ nga Fitch-i dhe BB nga Standard & Poors (perspektiva: e qëndrueshme në të dy rastet), Bosnjë-Hercegovina B2 nga Moody’s dhe B+ nga Standard & Poors (perspektiva: negative në të dy rastet), dhe Shqipëria ka vlerësimin B1 nga Moody’s dhe B+ nga Standard & Poors. Për ne nuk shihen probleme në vështrimin perspektiv. Për fatin tonë të mirë. Por kjo duhet të shërbejë si një apel për kujdes.

Comments

Submitted by mondi (not verified) on

Moody's që thotë se Shqipëria nuk i ka punët keq, është paguar nga qeveria shqiptare për ti vënë notën Shqipërisë, kur Shqipëria deshi të hedhë në treg EuroBonde. Që të hedhësh në treg të hapur EuroBonde (letra me vlerë në euro, jo në lek), bursat kërkojnë të paktën një vlerësim nga një i tretë. Në rastin konkret Shqipëria punësoi Moody-n për ti dhënë vlerësimin Eurobondeve Shqiptare...

Kjo është mënyra e funksionimit të këtyre agjencive, pra është brenda rregullave me të vetën.

Por këtu ka një problem, kur X paguan Y që të thotë se ça burri është X, ka shumë gjasa që Y ta zbukurojë pak të vërtetën.
Këtë do ta tregojë koha dhe kostoja që do të ketë për vendin borxhi i marrë në Euro nga Shqipëria kur hodhi në treg letrat me vlerë në Euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.