Londra: kriminalitet apo revoltë?
Njerëz që dalin në rrugë, vënë një kapuç në kokë, gjuajnë me ç’të mundin mbi policët, sulmojnë e thyejnë vitrina dyqanesh, vjedhin e plaçkisin, e ikin duke mbjellë zjarr pas shpine. Janë të rinj, djem e vajza të emargjinalizuar, të papunë, pa të ardhme, por mes tyre ka dhe delinkuentë, që duan të maskojnë bëmat e tyre pas protestave me natyrë politike. Për ku është fjala? Në Siri? Në Libi? Mos ka shpërthyer edhe në Arabinë Saudite? Apo plasi edhe njëherë në Tiranë, si në vitin ’97, apo si shtator të ’98-s (njerëzit që kërkonin të bënin plaçkë në magazinat anës rrugëve janë një déjà vu e trishtuar për ne shqiptarët)?
Në fakt, flitet për Londrën, qytetin që kush nuk do donte ta vizitonte herë pas here, qytetin e financave të botës, qytetin ku mot do të mbahen lojrat olimpike. Ky qytet ka tri ditë nën sundimin e anarkisë. Nisi ashtu thjesht, pa shumë bujë, me një manifestim kundër vrasjes së një të riu (besohet se policia ka qëlluar mbi të), dhe pak e nga pak, sikur të donin të mbushnin zona të boshatisura të pushtetit (kryeministri ish me pushime, kryebashkiaku gjithashtu, kreu e zv.kreu i Scotland Yard-it, policisë metropolitane, janë pushuar nga puna pas ngjarjes me Murdoch-un), morën çdo gjë në dorë.
Kryeministri britanik, David Cameron, shpikësi i tezës Big Society, që do të fuste nën strehë të gjithë, të varfër e të pasur, emigrantë të vonë e britanikë të moçëm, është kthyer në Atdhe, dhe e ka etiketuar të gjithë këtë si “vepër të kriminalitetit që do të marrë përgjigjen e ligjit”. Por protesta mund të përshkallëzohet. Sot ka vdekur një demonstrues.
E.G.
Comments
Sa mire ua dike profilet
Sa mire ua dike profilet ketyre vandaleve more E.G. Ke bere ndonje ankete keshtu? Po me shtepite dhe dyqanet e njerezve te thjeshte cfare kane keta te revoltuarit? Ne burg e kane vendin te gjithe. Aty do gjejne edhe pune, edhe strehim, edhe shpresen per te dale nga burgu nje dite.
Bersha deklaroi se ky ishte
Bersha deklaroi se ky ishte nje puc shteti qe po behet ne Angli. Ai nisi hetimet duke krijua nje grup parlamentar me krietar fshatrin e Peqinit Cjap Dash Sula
Ka kohe qe sistemi po behet
Ka kohe qe sistemi po behet kriminal ndaj shtetasve te vete.Boshlleku eshte akoma pa rrugezgjidhje.Oligarkia financiare,bankat,kompanit e medha,individet e pushtetshem etj,korrigjojne tregjet sipas intereseva.Roli i individit,eshte i pavlefshem,njelloj si edhe protestat masive.Eshte mohuar e drejta sublime per pune,qe do te thote,s'ka te sotme e as te ardhme.Anarkia do te pjelle destruksion dhe shkatrrim vlerash morale.
Add new comment