Konservatorët mohojnë ngrohjen globale
Në edicionin e djeshëm të programit të mëngjesit Fox & Friends të televizionit Fox News (është program i ngjashëm me atë të Ledionit e të Enos në Top-channel; ai i Aldos në Klan Tv është i një formati të ndryshëm), u morën me filmin serial të animuar SpongeBob Squarepants, në të cilin fëmijëve u mësohet – pa të drejtë sipas këtij televizioni konservator – që ngrohja globale shkaktohet nga njeriu (prej prodhimit të dyoksidit të karbonit). “Po, bota po ngrohet”, tha një panelist i programit, “por kjo mund të ketë të bëjë me një nga ato ciklet gjigande klimaterike që ndodhin herë pas here në historinë e planetit”. Panelisti tjetër ia pret: “Shkenca nuk ka dhënë prova që ngrohja globale shkaktohet nga dora e njeriut”.
Në fakt, çdo organizatë apo akademi në lëmin e gjeoshkencës ka njohur faktin që ngrohja globale vjen edhe nga dora e njeriut.
Add new comment