Kandidatët republikanë: jemi kundër martesës mes gay-ve, por jo kundër gay-ve

Postuar në 08 Janar, 2012 15:53

Të martën mbahen të ashtuquajturat primaries (puristët do mërziten sërish që po përdorim një fjalë të huaj, por s’dimë si t’i quajmë me një fjalë të vetme në shqip) në New Hampshire, dhe në këtë kuadër dje ishte një debat midis kandidatëve republikanë për postin e Presidentit të SHBA-ve. Ish-guvernatori i Massachusetts-it, Mitt Romney, doli fitimtar nga ky debat, pasi të tjerët synuan të shqyenin sho-shoqin duke patur si objektiv të identifikohen në këtë fazë si anti-Romney ideal. Kish raste kur Romney ish aq i patrazuar sa vinte duart në xhepa e shpërndante buzëqeshje, teksa të tjerët nuk i linin kusur njëri-tjetrit.

Argumentat ishin të ndryshëm, por ish interesant momenti, kur kandidatët do duhej të jepnin qëndrimin e tyre lidhur me gay-të. Të gjithë u treguan të kujdesshëm, ndonëse janë konservatorë 24 karatësh. Afërmendsh, kanë theksuar që janë për martesën midis një burri e një gruaje, por nuk i kanë lejuar vetes rrëshqitjen në cliché e paragjykime. “Martesa ime nuk do të ndihej e kërcënuar nga Bashkimet Civile (partneriteti mes njerëzve me seks të njëjtë. Sh. Red)”, saktësoi kandidati Huntsman. Newt Gingrich gjeti një mënyrë tjetër për të shprehur pak a shumë të njëjtën gjë: “Jam për martesën mes një burri e një gruaje, por nuk jam që të tjerëve t’u bëhet jeta e palumtur”. “Unë jam me atë që thotë kushtetuta”, thanë secili për hesap të vetin Rick Perry e Rick Santorum.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>Sido qe te jete, un personalisht jam KUNDER adaptimit te femijve nga ana e personave, qe jane jashte natyres se lindjes se femijve. Kete lloj adaptimi un e quej krim ndaj personit/femijes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.