Institucionet përgatiten për betejat e vjeshtës

Postuar në 06 Gusht, 2011 04:02

Janë shumë të tendosura marrëdhëniet mes Presidentit të Republikës e maxhorancës? Ka gjasa që të bëhen më të tendosura në muajt e ardhshëm. Në muajt tetor e nëntor do të jetë hera e emërimit të krerëve të disa institucioneve të shtetit shqiptar, si Prokurori i Përgjithshëm, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, e Avokati i Popullit. Për emërimin e dy të parëve ka përcaktime të qarta kushtetuese, për të tre postet e para “ftohen” të marrin pjesë në lojë Presidenti dhe shumica parlamentare, ndërsa për të katërtin janë të nevojshme edhe votat e opozitës. Përsa i takon postit të kryeprokurorit, në nenin 149, pikën 1, të kushtetutës, thuhet se “Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi”, ndërsa lidhur me kryetarin e shtetit, në nenin 160, pikën 2, thuhet se ”Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës. Ai qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje”. E njëjta proçedurë është dhe për Guvernatorin.

Këto procedura emërimesh nënkuptojnë, në mos nxisin, një klimë dialogu mes institucioneve. Normalisht do të duhej që përpara se të dilnin propozimet e presidentit, të bëheshin një seri takimesh mes Presidentit e njerëzve të maxhorancës, në mënyrë që të bihej dakord mbi emrat e në mënyrë që parlamenti të mos mobilizohej kundër Presidentit. Por një dialog paraprak është i pamundur.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.