"Fidel Castro vdes". Vrasësi është… Twitter!

“Fidel Castro ka vdekur!” Lajmi fluturoi nga Kuba përmes Twitterit dhe bëri xhiron e botës, duke u cituar nga shumë e shumë burime lajmesh, për t’u marrë vesh më vonë që ishte i rremë. Një natë të tërë lajmi për ikjen e Liderit Maximo, i përgënjeshtruar më vonë, u ripërcoll në Twitter pa pushim.
Ndër të tjera, në mesazhet Twitter thuhej edhe se “Cuba Press ka verifikuar vdekjen e Fidel Castros. Sonte do të bëhet shpallja e lajmit nga qeveria kubane.” Por ky lajm nuk u konfirmua nga asnjë burim i besuar nga brenda Kubës. Përkundrazi, një burim i besuar, ka shkruar në blogun e vet se “Kastro e studioi, e analizoi dhe pataj qeshi me të madhe me lajmin e vdekjes së tij në Twitter”.
Kjo nuk është hera e parë që Twitter tenton ta vrasë Kastron, siç ishte ajo e gushtit të kaluar kur në këtë rrjet social nisi të qarkullonte një foto e Fidelit të vdekur. Edhe në shtator ishin përhapur lajme të tilla për vdekjen e Fidelit, më pas të përgënjeshtruara në mënyrë zyrtare.
Në dhjetor, Kastro hyri në Librin e Rekordeve Guinness si personi me më shumë tentativa për ta vrarë, 638.
Fideli nuk është i vetmi diktator që populli i vet do të donte ta shihte të vdekur, duke ia ndjellur më se një herë vdekjen. Por, me sa duket Zoti nuk përdor Twitter për të bërë sondazhe.
n.s.
Add new comment