Europa “nën dhundrën” e të djathtës
Ka kohë që në Europë fryjnë erëra të djathta. Është një Europë në krizë në pikëpamje ekonomike, në pikëpamje të identitetit politik, të identiteti kulturor, në pikëpamje demografike, në pikëpamje demokratike, etj, që qeveriset nga parti apo koalicione të djathta. Nuk duket që në horizont të ketë zgjidhje të problemeve, me të cilat përballet sot euro-zona, e megjithatë europianët po preferojnë të qeverisen nga të djathtët. Është domethënëse harta elektorale e BE-së, që shoqëron këtë lajm. E gjitha blu. Bën përjashtim Greqia, ku të majtët duket se janë në pushtet si një dhuratë prej krizës që dëboi me pahir qeverinë e djathtë të Karamanlis-it, Sllovenia (ku priten zgjedhje në muajt e ardhshëm) dhe Austria (priten zgjedhje, gjithashtu, në fund të vitit). Të gjitha vendet e tjera janë në duar të të djathtëve. Me sa duket, kriza komplekse e Europës po bashkëjeton me një krizë të të majtëve, të cilët kudo janë të përçarë; e sikur të mos jetë mjaft kjo, të majtët po tregohen të paaftë për të lexuar mirë realitetet ku jetojnë e të japin receta shërimi të sëmundjeve të shoqërive të tyre.
E.G.
Add new comment