Déjà vu-të verore të Aleksandër Meksit

Postuar në 05 Gusht, 2011 03:02

Ish-kryeministri Aleksander Meksi ka gjetur mënyrën më sportive për të përqeshur lajmin mbi Berishën të nxjerrë nga vetë Berisha lidhur me rekordin e Berishës që ka mundur thellë Berishën. Në një intervistë për Mapon (Meksi nuk para jep intervista) ai rrëfen marrëdhëniet e tij me detin e me notin. Duket si e kërkuar kjo lloj interviste e tij. “Di të notoj, por nuk merrem me vendosje rekordesh”, i përgjigjet ai gazetares, dhe pak më pas zë e flet për një plak nga Durrësi, i apasionuar pas detit, i cili një ditë prej ditësh, nga fundi i viteve ’60, u ka kallzuar çunave të ardhur në Durrës nga Tirana (mes të cilëve dhe Meksi) mbi rekordin që kish thyer Mao Ce Duni në lumin Jance. “Asnjë nga ne nuk besonte se shoku Mao kish ndenjur aq gjatë në ujë”, përfundon Meksi. Shoku, tamam.

Në po këtë intervistë ka dhe një anektodë tjetër. “Shkonim në plazh atëherë me bukë me vete. Madje, përpara se të fillonte sezoni i plazhit, na lejonin të flinim një natë në hotelet e kohës, si Durrësi, Kruja, Butrinti, dhe të hanim bukën tonë që kishim marrë nga Tirana. Por pastaj kjo punë u bllokua. Në një plenum të partisë në Durrës, drejtori i Turizmit të qytetit bregdetar nuk e kish quajtur normale, që pushuesit të hanin në Tiranë e të dhisnin në Durrës”.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.