CEZ: S’kemi para as për të shlyer faturat ndaj të tretëve

Postuar në 30 Mars, 2012 06:57

CEZ Shpërndarjes nuk po i ecin punët aspak mirë në Shqipëri. “Tersllëku” i trashëguar nga viti 2011 me mosrealizimin e planit për uljen e humbjeve vijoi me mos miratimin e kërkesës për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitet 2012-2014, vendim i Entit Rregullator të Energjisë i cili u pasua me ndryshimin e drejtorit ekzekutiv Josef Hejsek me një pjestar të stafit të tij të ngushtë, Miroslav Maçek.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, për një mori shkaqesh, CEZ Shpërndarja deklaron se u përball me një rendim të bilancit të saj. Në këto kushte, kompania ka vendosur të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme të Shoqërisë në zyrat qendrore në Pragë. Lajmërimi për anëtarët është publikuar në faqën online të kompanisë: www.cez.al.

Çekët duket të jenë të “inatosur” me autoritetet shqiptare nisur edhe nga mënyrë e formulimit të lajmërimit, i cili nis me togfjalëshin: “Duke marrë parasysh situatën kritike financiare të Shoqërisë të shkaktuar nga autoritetet dhe institucionet shqiptare, dhe në përputhje me detyrimet tona që burojnë nga neni 136/3 i Ligjit për Shoqëritë Tregtare…..”.

Kompania e paraqet gjendjen financiare aq sa paralajmëron se nuk ka para që të shlyejë detyrimet ndaj të tretëve. “Informacion i Bordit të Drejtorëve në lidhje me situatën kritike financiare të Shoqërisë dhe faktit se mbështetur në Pasqyrat Financiare të Shoqërisë për vitin 2011, Pasqyrave të Fitimit dhe Humbjes të Shoqërisë për muajt Janar dhe Shkurt 2012, humbjet e Shoqërisë kanë tejkaluar 50 % të kapitalit të regjistruar dhe Shoqëria nuk ka fonde të mjaftueshme për të mbuluar detyrimet afatshkurtra ndaj palëv të treta”, - përmbyll kompania.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.